• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PSG fiton titullin e tetë, por ëndrra mbetet akoma larg

by A R
21/04/2019 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund ia ka dhuruar Lille.

Skuadra e Galtier, e dyta 16 pikë larg kryesuesve 5 javë para fundit të kampionati, ka zyrtarizuar titullin e PSG-së me barazimin e marrë në fushën e Toulouse.

Një lehtësim për klubin e Parisit, që në dy javët e fundit ka shpërdoruar plot tri ndeshje për të mbyllur kampionatin. Barazimi me Strasbourg-un (2-2), humbjet me Lille (5-1) dhe Nantes (3-2) kanë ngritur shumë dyshime për PSG-në, që mbrëmjen  e sotme do të presë Monaco në “Parkun e Princave”.

Një ndeshje që ka humbur rëndësinë, pavarësisht kthimit të mundshëm të Neymar në fushë, pas barazimit të Lille. Gjithashtu, festa do të bojkotohet nga tifozët ultras, të cilët protestojnë për mbylljen e pjesshme të sektorit të tyre.

Pas titullit të radhës, për Paris do të fillojë gjithçka nga zero. Historia nuk ndryshon, objektivi kryesor mbetet Champion League. Një ëndërr që emiri i Katarit synon ta realizojë më çdo kusht. U ka premtuar tifozëve se do ta dërgonte në Paris brenda pesë viteve trofeun më të rëndësishëm në nivel klubesh, kur bleu skuadrën në 2011-ën.

Kanë kaluar tetë sezone dhe në tre të fundit, PSG është eliminuar gjithmonë në 1/8-at pas katër çerekfinaleve të arritura në katër sezonet e mëparshme. Mbi 1 miliard eruo të shpenzuara deri tani, por rezultatet e shpresuara nuk kanë ardhur. Dhe nuk është e thënë se gjërat do të shkojnë më mirë sezonin e ardhshëm, pavarësisht pranisë së Neymar dhe Mbappe.

Dy yjet duhet të qëndrojnë të paktën edhe një sezon, duke parë se janë të blinduar nga kontrata afatgjata dhe rroga marramendëse. Veçanërisht Neymar, i cili fiton 39 milionë euro në vit. Mbappe duhet të kënaqet me 10, por duket se i ka bërë të ditur klubit se është në pritje të një rritjeje, duke parë interesimin e madh të Real-it për të. Titulli i kampionit të botës, më pas, ka ndryshuar statusin e tij në nivel ndërkombëtar, siç ka treguar edhe vendi i katërt në garën për Topin e Artë. Ney ka dalë i dymbëdhjeti.

PSG, gjithsesi, po punon për të përforcuar skuadrën. Tuchel pret tri ose katër blerje, por klubi nuk mund të bëjë çmenduri për shkak të  fair play-t financiar. Pavarësisht nga kjo, blerjet duhen për të harruar zhgënjimet e Champions-it. Reparti më i brishtë është mesfusha, ku vetëm Verratti është betuar për besnikëri: “Jam gati të rri gjatë këtu”.

Paredes është marrë në janar dhe duhet të përshtatet. Kohët e fundit, PSG ka luajtur shpesh me mbrojtësit Marquinho-s dhe Bernat në mesfushë. Mes objektivave janë Allan i Napoli-t, Herrera i United dhe Ndembele i Lyon. Më pas duhet rigjeneruar sulmi. Përveç Neymar dhe Mbappe, duhet vlerësuar çështja Cavani. “Matador”, kontrata e të cilit skadon në 2020-ën, nuk përfaqëson të ardhmen për shkak të moshës 32-vjeçare dhe 14 milionë eurove që merr në sezon.

E njëjta gjë vlen edhe për Choupo-Moting, i cili ka siguruar një vend në formacion për shkak të dëmtimeve të pësuara nga kolegët e tij. Në Paris pëlqehet ideja Kean dhe Raiola mësohet të ketë marrë një ofertë për të mos rinovuar me Juventus-in. Gjithsesi, Tuchel pëlqen edhe Pepe të Lille, golashënuesi i dytë më i mirë i Ligue 1 (19) pas Mbappe.

Në portë pritet rinovimi i Buffon, por në javët e fundit kanë filluar të qarkullojnë zëra për një interesim të klubit për portierë të tjerë. Në mbrojtje, Alves pret rinovimin: “Unë e di si fitohet”. “Ishte në fushë edhe kundër United”, ka qenë kundërpërgjigja e Tuchel. Problemi është se klubi nuk mund të “eliminojë” mikun e Neymar. Ai që rrezikon më shumë është Meunier, i cili duhet t’i hapë vendin Kehrer, i preferuari i Tuchel.

Kapiteni Silva, që do të mbushë 35 vjeç në shtator, ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Paris. Gjithsesi, klubi duhet t’i gjejë një pasardhës.

/telesport

Next Post
Sulmohet me grushte dhe shqelma lideri i opozitës turke (VIDEO)

Sulmohet me grushte dhe shqelma lideri i opozitës turke (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

MAGAmorali

April 8, 2026
Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

Ministri Hoxha takon ambasadorin serb: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Preshevë

April 8, 2026
Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

Tensioni në rritje, Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Jugut dhe detit të Japonisë

April 8, 2026
Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In