PSG kërkon dy lojtarë nga Barcelona për yllin e skuadrës së tyre, Neymar.
Barcelona është duke provuar ta rikthejë në ekip kapitenin e Brazilit këtë verë.
Në marrëveshje kërkohet edhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann i cili do të transferohet në “Camp Nou”, javën e ardhshme. PSG përpos Griezmannit kërkon edhe Ousmane Dembelenë. Vlera e këtyre dy lojtarëve do të jetë rreth 390 milionë euro.
Barcelona i ka ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarët e tyre Philipe Coutinho dhe Ousmane Dembele, mirëpo këtë ofertë Parisi e ka refuzuar. (Koha)











