I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ministri i Brendshëm ka komentuar epitetin me të ciline thërret Berisha. Ky i fundit, disa herë i është drejtuar Saimir Tahirit me pseudonimin ‘Saje Qorri’ ose ‘Saimir Shullazi’. I pyetur nga Arian Çani, Tahiri tha se Berisha i ka fiksim sytë e njerëzve.
“Ai ka histori me sytë e njerëzve se edhe të birin e tij e njohin si Sypeshkaqeni. Ja ai vetë, por mediat ndërkombëtare e quanin kështu kur shkruanin për Gërdecin. Megjithatë Berishës i falet pasi është i moshura dhe kjo tregon sesi mund të degradojë njeriu” – tha Tahiri të premten mbrëma.