• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Pseudo) pedagogët e universiteteve

by Artur Ajazi
22/02/2023 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

U ngritën sërish në gjoja protesta. U mobilizuan sërish (pas urdhërit nga Berisha) për të protestuar ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama. U ngritën ata që marrin rrogë në muaj sa 25 pensione punëtori, u ngritën ata që firmosin në 4-5 bordero dhe sërish janë të pakënaqur nga Edi Rama. Sa për statistikë. Në 2 dekadat e fundit janë arrestuar nga policia, hetuar nga prokuroria dhe dënuar nga gjykatat mbi 916 pedagogë. Janë dënuar për fallcifikatorë, për diploma fallco, plagjatura, mastera, doktoratura dhe gjëra të tjera të paligjshme, mbi 356 pedagogë.

Shumica e tyre sot vazhdojnë të japin leksione në fakultete pa pikën e turpit. Kanë marrë (blerë) me para në dorë në Strugë, Shkup, Plovdiv, dhe Sofje, mbi 400 të tillë, diploma, doktoratura, mastera, etjjjjjj. Dhe kjo ka ndodhur nën pushtetin e Sali Berishës. Janë rekrutuar dhe marrë në punë si pedagogë (me urdhër partie, sms, dhe para nën dorë) 40 per qind e pedagogëve të sotëm.

Shifra të frikshme dalin nga përgjimet e atyre që kanë paguar 25-30 apo dhe 40 mijë euro për tu punësuar si pedagogë definitivë, ndërkohë që ka shumë të tjerë që kanë vite e vite që punojnë si pedagogë të jashtëm,me specializime brënda dhe jashtë shtetit, dhe nuk marrin emërimin pa paguar. Situata në universitetet tona publike, ka nisur tatëpjetën 25 vite më parë, kurse nga 2005 deri 2013, ajo pësoi një degradim dramatik.

Sikur Edi Rama, të mos kishte marrë iniciativën për të mbyllur ato dhjetra “universitete kioska”, sot akoma do të ishim në ditën e kiametit në arsimin e lartë. Sot akoma do të prodhoheshin mediokërr nga “universitetet kioska”, që nuk lanë çoban, murator, peshkatar dhe injorant me 4 klasë, pa e pajisur me 2-3 diploma. Kjo ka marrë fund, dhe Edi Rama meriton respekt.

Por ç’po ndodh sot ? Edhe pse nuk dua ti përgjithësoj ata që dalin në protesta (dhe nuk dihet pse dalin), dua të them se, 70 per qind e tyre, marrin miliona lekë nga universitetet,marrin miliona lekë nga vendet e tjera të punës ku janë “bashkëpunëtorë”, por nuk dalin dot nga rreshti i Sali Berishës. Mjafton të hetosh, mjafton të shkosh në degën e financës në universitetet tona publike, dhe të mësosh se si, dhe sa paguhen sot pedagogët. Por ajo ç’ka bie në sy, mbetet fakti se më të “ethshmit” dhe më të “zjarrtët” kundër qeverisë janë pikërisht ata, që ndoshta nuk duhej të ishin fare atje ku janë sot.

Më “antiqeveritarët” dhe më “varfanjakët” janë ata që hiqen sikur “nuk u del rroga”, por në fakt kanë vegjetuar mrekullisht prej vitesh si pseudopedagogë, duke mbushur kutitë e biskotave dhe babaneve me para studentësh, gjithmonë kur ka sezon provimesh. Mjafton tu hetosh skedën e pasurisë, dhe do të befasohesh, kur shikon dhe mëson se shumica e pedagogëve “antiqeveritarë”, janë me 2-3 apartamente, miliona lekë në banka, me biznese, etj, etj. Një pedagog italian apo grek, do ti kishte zili. Kjo pra është situata që qeveria dhe kryeministri e njohin mirë, dhe u japin atyre ç’ka u takon.

Vënia nën urdhërat e Sali Berishës, u ka zhvlerësuar atyre gjithçka kishin dhe kanë nga gjoja profesioni. Pedagogu nuk duhet të jetë kurrë mercenar politik, dhe as mitingash partish, aq më pak i korruptuar, pasi misioni i tij është fisnik, ndaj them se protesta e tyre ishte dhe mbetet, bllofi më qesharak që nxjerr zbuluar skenarin e ish-liderit “non-grata”….

Next Post
Ilir Meta paraqitet në SPAK! Pesë çështjet e hapura për të, nga lobimet, tek CEZ dhe floriri

Tre orë, ende brenda në SPAK! A është kjo arsyeja pse u thërrit Ilir Meta nda drejtësia?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In