Kryeministri Edi Rama siguron edhe një herë se nuk do të ketë falje takash dhe falje të energjisë elektrike.
Kreu i qeverisë tha se ata që kanë punuar në të zezë kanë dy alternativa.
I ftuar në “Opinion”, kryeministri thekson se taksa e pronës nuk ka lidhje me qiratë dhe se ajo do të paguhet. Rama pyetet nëse rrezikohet përplasje sociale në lidhje me qiratë.
Kryeministri Rama: Njësi speciale për…
Rama: Nëse ka një qira që e paguan ashtu sikundër ka një punë në të zezë, dy kategori në zonën më të errët të ekonimisë. Kanë dy zgjedhje ose të pranojnë fatin e tyre ose të denoncojnë. Nëse ne hapim këtë lojë, çdo një prej parazitëve mund të vijë të thotë se kam punuar në të zezë.
Nëse bëhen denoncimet është plotësisht e mundur. Ne kemi një njësi speciale që funksionon 20 orë në ditë në ndjekjen e rasteve në këtë fazë. Unë i besoj shqiptarët shumë pavarësisht të metave që kemi. Nuk ka shqiptarë të dalë dhe të akuzojë për marrjen lekësh për dikë që nuk e njeh.
Taksa e pronës
Rama: Nuk ka lidhje me qiratë. Taksat e pronës nuk është derivat i qirasë, është taksë e pasurisë tënde. Nga ato para që tjetri merr nga qiraja paguan një tatim dhe taksa e pronës nuk ka lidhje. Fjala taksë, heqje taksash, të mos e përdorim në këtë luftë sepse lufta financohet me taksa, nuk financohet nga një shpellë të nxirren florinj. Kemi falur 150 mln dollarë kamatvonesa. Taksa dhe fatura detyrimesh për dritat janë jashtë bisedës.
“Kërkesa për shtyrje kredish nuk aprovohet”
Rama: Kjo është e pavërtetë. Nga takimi me bankierët është bërë e qartë që të gjitha këstet për kreditë, në të cilat provohet se ka biznese që fitojnë më shumë se fitojnë më shumë se në kohë paqeje, patjetër që do t’u shtyhen këstet e kredive.
A rrezikohen përplasje sociale për qiratë?
Rama: Nuk e kuptoj pse Zoti nuk e ushqen më vajin e kandilit për ndriçimin e trurit të këtyre të Partive Demokratike. Vetëm kacafytja është ëndrra e tyre. Shqiptarët janë njerëz solidarë. Një grusht nuk bën shumicën dhe karakterin e shqiptarëve. Le ta provojnë të kacafyten me një qiramarës. Kjo është një kohë lufte ku gjithkush duhet të heqë diçka nga vetja. Shumica dërrmuese e qiradhënësve do ta shikojnë këtë jo vetëm nga pikëpamja e solidaritetit njerëzor por edhe nga pikëpamja pragmatike.
Koncesionet/ Rama: Opozita tonalitet kriminal…
Rama: Unë nuk do t’u kthehem prapë koncesioneve. Ajo është pllaka e gramafonëve që rrotullohet. Ajo është një pllakë jo vetëm thjesht manipulim në ditë të mira por me një tonalitet kriminal që tenton t’i thotë popullit shqiptarë që këta japin 120 milion për 10 veta. Ato janë para që paguajmë shërbime për dhjetëra mijëra vetë.
g.kosovari