• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse vlonjatët nuk ndërtuan përbindësha mbi Jon?

by Alba Malltezi
10/05/2024 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Nuk e di si, kush dhe kur e ruajtën në Vlorë atë që në shumë qytete kryesore të Shqipërisë, nga Veriu në Jug, e shkatërruan dhunshëm: Rregullin!

Vlora, edhe pse e konsideruar ndër qytetet më rebele të Shqipërisë në gjithë tranzicionin tonë të dhimbshëm, sa herë e vizitoj, më shpalos të shtresëzuar në ndërtesat e viteve një rregull për t’u admiruar. Dhe këtë vit, dukej edhe më e sistemuar, edhe më mirë.

Asnjë vlonjat nuk ndërtoi mbi Vlorë përbindësha që i sheh me sy të lirë në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Korçë, në Sarandë etj. etj. dhe me siguri që biem të gjithë dakord se këta përbindësha urbanistikë nuk janë pak. Nuk e njoh kodin që kanë përcjellë vit pas viti mes tyre vlonjatët, por ama në rrugica të reja e të vjetra, në pallate të rinj e të vjetër, asnjë vlonjat nuk i ka “futur gishtat në sy” vlonjatit tjetër. Ndjehet një kod respekti i hapësirave qofshin ato të varfëra, mesatare apo luksoze që këtu ka qëndruar i paprekur.

Në Shqipëri gjërat shpeshherë nuk janë si duken apo si thuhen. Nëse për vlonjatët kemi dëgjuar se janë aq krenarë e mendjemëdhenj sa e bëjnë gjoksin gropë, kjo legjendë, nuk është e verifikuar faktikisht në punën që ata bëjnë në qytetin e tyre. T’i biesh gjoksit sa ta bësh vrimë, do të thotë të kesh një ego mbi të gjithë, përtej të gjithëve, por këtë jo me fjalë, po me vepra e sheh në ndërtesat e çmendura në Tiranë që zënë dritare; rrugicave që u marrin frymën kujtdo që është më i dobët në krahasim me më të fortin a më të pushtetshmin e lagjes.

Ka ndodhur dhe në Durrës e njëjta gjë! Ku individë të çuditshëm, pa atë famën e gjoksit me vrimë, kanë bërë përbindësha mbi rërë si për t’i treguar bashkëqytetarëve se ata janë përmbi qytetin dhe mbi të gjithë. Një rrjetë merimange ndërtesash në Golem e Kavajë janë harta e mëndjemadhësisë së banorëve dhe investuesve të atyre anëve.  Apo kulla e rezorte pa asnjë kuptim në Korçë dhe pallate frymëmarrëse si në Sarandë?

Vlonjatët e duan qytetin e tyre dhe kjo dëshmohet pa qenë nevoja për shumë fjalë. E duan aq shumë sa, tani, që e kanë akq të bukur dhe me aq shumë mundësi argëtimi, duhet ta ndajnë me zemërgjerësi, me të huaj apo bashkëatdhetarë, kënaqësinë dhe privilegjin e kësaj mrekullie në Jon.

Next Post
Emri/ U arrestua për vrasjen e ish-agjentit të Policisë, dënohet me 12 vjet burg

Emri/ U arrestua për vrasjen e ish-agjentit të Policisë, dënohet me 12 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In