• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse vetëm shkencëtarët dhe votuesit mund ta ndryshojnë politikën e katastrofës

by Java News
19/08/2021 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga John Thornhill

Sipas një paneli ekspertësh, një pandemi si kjo e Covid-19 ishte e parashikueshme dhe e parandalueshme. Ata theksojnë se pandemia që ka shkaktuar një katastrofë globale duke vrarë deri më tani 3.3 milion njerëz, ishte kryesisht pasojë e dështimit të qeverisjes dhe mungesës së një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare.

“Mungoi udhëheqja politike globale”- ishte përfundimi në të cilin arritën 2 autorët kryesorë, Helen Clark, ish-kryeministre e Zelandës së Re dhe Ellen Johnson Sirleaf, ish-presidente e Liberisë, në raportin e botuar këtë javë.

Siç shkruan historiani Niall Ferguson në librin e tij të fundit “Apokalipsi:Politika e katastrofës”, dallimi që bëhet midis katastrofave “natyrore” dhe atyre “të shkaktuara nga dora e njeriut” është shpesh i gabuar.

Ajo që ka rëndësi është mënyrë se si njerëzit i parashikojnë dhe reagojnë ndaj ngjarjeve të tilla, të cilat janë të parashikueshme në frekuencën e tyre, nëse jo në veçantinë e tyre.

Dhe ndërsa mund të jetë joshëse të fajësosh për fatkeqësi të tilla udhëheqësit e paaftë, katastrofat  pasqyrojnë gjithashtu një paaftësi më të gjerë shoqërore për t’u përgatitur dhe përgjigjur si duhet ndaj emergjencave të mëdha.

Edhe më shqetësues për këtë dështim, është fakti se njerëzimi do të përballet shumë shpejt me kërcënime edhe më të mëdha. Rreziqet e shkatërrimit të mjedisit, asgjësimit bërthamor, luftës kibernetike, bioterrorizmit dhe inteligjencës artificiale, janë të lehta për t’u parashikuar dhe të tmerrshme kur i mendon.

Por përpjekja për të parandaluar rreziqe të tilla po bëhet më e vështirë,teksa qasja në teknologji të fuqishme po bëhet më e lehtë dhe më pak e kushtueshme. Eliezer Yudkowsky , bashkëthemelues i Institutit të Kërkimit të Inteligjencës së Makinerive, mendon se sot funksionin një lloj alarmi i ndryshëm i Ligjit Mur:koeficienti minimal i nevojshëm i inteligjencës për të shkatërruar botën, bie me nga një pikë çdo 18 muaj.

Mund të jetë një sfidë e madhe, por të paktën disa studiues të zgjuar janë në krah të kauzës sënjerëzimit. Në një studim për Institutin e Ardhmërisë së Njerëzimit në Oksford, Waqar Zaidi dhe Allan Dafoe analizojnë përpjekjet më të hershme për të kontrolluar bombën atomike, duke nxjerrë në pah disa mësime që vlejnë edhe sot.

Me pak fjalë, ata thonë që ne duhet të mbajmë më pak shpresë tek udhëheqësit politikë, që i trajtojnë këto rreziqe me iniciativën e tyre. Dhe duhet të varemi më shumë nga ekspertët shkencorë dhe shoqëria civile, për t’u furnizuar me njohuritë e nevojshme, siç ka qenë rasti me lëvizjen mjedisore.

Zaidi tha në një intervistë se ishte i habitur sesa radikale kishin qenë disa mendime të hershme mbi kontrollin e armëve bërthamore, dhe sa të rëndësishme janë ato për kohën tonë. Shkatërrimi i luftës së dytë botërore dhe kërcënimi i një kataklizme bërthamore, e rritën mbështetjen për krijimin e OKB-së.

Që në vitin 1944, fizikanti danez Niels Bohr, u kishte kërkuar udhëheqësve të kohës së luftës së Britanisë dhe SHBA-së që t’i vendosnin nën kontrollin ndërkombëtar armët bërthamore.

Më vonë, shkencëtarët kryesorë përfshirë Robert Oppenheimer, “babai” i bombës bërthamore dhe Albert Einstein, fizikanti fitues i Çmimit Nobel, argumentuan se energjia bërthamore duhet të përdoret vetëm për qëllime paqësore. Fushata e tyre u mbështet nga publiku, por ndërkohë fituan edhe armiqësinë e establishmentit ushtarak, që i cilësoi ata si politikisht naivë, dhe i klasifikoi si rreziqe të sigurisë kombëtare.

Për një fare kohe, SHBA-ja luajti me një mendim kaq shumë “idealist”, të pasqyruar në Planin Barush prezantuar në Komisionin e Energjisë Atomike të OKB-së që sapo ishte krijuar. Por në një deklaratë “realiste” në Kongresin Amerikan në vitin 1946, Leslie Groves, që drejtoi Projektin e Manhatanit që ndërtoi bombën atomike, paraqiti një zgjedhje befasuese. “Ose duhet të kemi një marrëveshje botërore realisht të zbatueshme, që të sigurojë nxjerrjen jashtë ligjit të armëve bërthamore, ose ne dhe aleatët tanë të besueshëm duhet të kemi një epërsi ekskluzive në terren”-tha ai.

Vendosmëria e Stalinit për të ndërtuar bombën e tij, dhe mosbesimi në rritje ndaj Bashkimit Sovjetik, e nxiti SHBA-në të zgjedhë rrugën e dytë, duke shkaktuar fillimin e një lufte të ftohtë që zgjati për disa dekada. Zaidi tha se nëse shkencëtarët duan të ndikojnë mbi debatin publik, ata duhet të mësojnë se si të mobilizojnë mbështetjen politike.

“Ekspertët e teknologjisë janë shumë të rëndësishëm, pasi ata kanë besueshmërinë dhe nganjëherë edhe famën. Politikanët kurrë nuk duan të dalin përpara opinionit publik, por nganjëherë reagojnë ndaj tij”- theksoi ai.

Teksa vijojnë diskutimet për një luftë të re të ftohtë midis SHBA-së dhe Kinës, dëgjova këtë javë një studiues kryesor të Inteligjencës Artificiale, të jepte alarmin se një garë e re armatimesh vetëm sa do të inkurajonte rezultate më të këqija, dhe do të nxiste thirrjet për njëmbikëqyrje ndërkombëtare.

“Ajo që do të doja unë, është afër një versioni funksional të OKB-së, me një sërë parimesh udhëzuese që duhet të nënshkruhen nga të gjithë lojtarët e mëdhenj”- tha ai. Nëse ekspertët shkencorë “idealistë” të fuqizuar nga shoqëria civile nuk mund t’i bindin për të kundërtën,atëherë politikanët e shpërqendruar kanë gjithmonë gjasa që t’i vonojnë dhe t`i shtyjnë argumentet “realiste”. /“Financial Times”/ Bota.al

Next Post
EMRAT/ Përplasen me “Shqiponjat” në Gramsh, arrestohen 3 persona, në kërkim një 30-vjeçar

EMRAT/ Përplasen me "Shqiponjat" në Gramsh, arrestohen 3 persona, në kërkim një 30-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In