• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pse u prish miqësia me Bajrin? Admir Tafili ‘zbërthehet’ në SPAK: Behari mori 20 mijë € borxh. Tentativa për vrasje në…

by A R
31/05/2024 14:23
BEHAR BAJRI, ADMIR DHE GENC TAFILI

BEHAR BAJRI, ADMIR DHE GENC TAFILI

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Tafilaj, i dënuari tre herë me burgim të përjetshëm nga Drejtësia Shqiptare, është pyetur nga prokuroria e posaçme SPAK, lidhur me konfliktin që ka pasur brenda në burg Behar Bajri me Genc Tafilaj, vëllain e Admirit.

Pyetja e njërit prej eksponentëve më të njohur të botës së krimit në Shqipëri është bërë në 11 Prill 2024 në ambientet e burgut, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Tafilaj, ka konfirmuar dëshminë e Gencit të dhënë disa ditë para tij, duke treguar se shkak i konfliktit me Behar Bajrin është bërë një borxh prej 20 mijë euro, që njerëzit e Beharit në Shkodër kishin mbetur në një nga Pikat e basteve të Dorian Dulit.

Sipas Admir Tafilaj, ky borxh ka shërbyer dhe si shkëndija e lindjes së konfliktit mes vëllezërve Tafilaj dhe Behar Bajrit, por edhe Dorian Dulit, ku Behari synonte dhe bënte plane të errëta për ti ekzekutuar.

Në dosjen “Metamorfoza” të siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, tregohet qartë se për të ulur gjakrat dhe zgjidhur konfliktin mes dy palëve të njohura në Shkodër, Admir Tafilaj, ka negociuar dhe me vëllain e madh të Beharit, shtetasin Enver Bajri.

Megjithëse përpjekjeve nga burgu i Admir Tafilaj për të pajtuar palët dhe kthyer shumën prej 20 mijë euro dhe negociatat me Enver Bajrin nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Madje Admir Tafilaj i kërkon Enverit që të ndërhyjë dhe zgjidhë këtë konflikt, pasi kjo ka ndikuar që të prishë dhe marrëdhënien e tij me vëllanë, Admir.

Kjo ka çuar palët që edhe kur kanë dalë nga burgu, si Behar Bajri dhe Genc Tafilaj, të mbajnë pozicione të ftohta dhe ti ruhen njëri-tjetrit. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dorian Duli, i cili ka marrë masa për një sulm të armatosur nga Behar Bajri.

Ndër tjera i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili ka konfirmuar konfliktin mes Behar Bajrit dhe Dorjan Dulit si dhe faktin se Behar Brajoviq alias Bajri, ka dashur të vrasë Genc Tafilin dhe Dorjan Dulin.

Njohja mes Admirit dhe Beharit është e hershme, dhe për shkak të kësaj miqësie së bashku kanë qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit.

“…dua të them se unë këtë person (Behar Brajoviq) e kam njohur që në vitin 1996. Kemi qenë të afërm me njëri-tjetrin kemi shkuar e qëndruar me netë të tëra në shtëpitë e njëri-tjetrit, këto marrëdhënie kanë qenë të afërta deri në vitin 2010 mesa më kujtohet, kohë në të cilën kemi qenë në të njëjtin sektor në burgun e Lezhës. Më pas me këtë shtetas kam bërë debat, për shkak të një borxhi që ky pra, Behari, nuk i njohu shokut tim Dorian Duli. Vëllai im Genc Tafilaj ka takuar nga afër shtetasin Enver Bajri të vëllain e Beharit, ku i ka kërkuar shumën e borxhit të lënë në pikat e basteve që administroheshin nga shoku ynë Dorian Duli, me sa më kujtohet shumë mund të ketë qenë 20-25 000 dollarë apo euro, nuk jam i qartë. Nisur nga këto biseda të mësuara si nga vëllai im Genci ashtu edhe nga vetë Dorian Duli, se njerëzit e Behar Brahoviç (Bajri) ranë dakord të shlyenin me këste këto borxhe, që kujtoj se mund të jenë dhënë vetëm njëherë rreth 1000 dollarë amerikanë. Më vonë kam mësuar se Dorin Duli, ka shkuar edhe ja ka kërkuar edhe Sokol Dulit, i cili ishte menaxher i basteve të Dorit, ky i fundit nuk e mori përsipër kthimin e kësaj shume.

Debatet për kthimin e kësaj shume i kam bërë në burgun e Lezhës edhe ku jam prishur përfundimisht me atë pra, Behar Bajri. Për shkak të afrimitetit që kishte me Dorian Dulin me Gencin, nga ky i fundit kam mësuar edhe për faktin që Behari kërkonte të më dëmtonte edhe Dorian Dulin, vetëm sepse ishte lidhje e jona. Genci, që në këtë moment më ka mbajtur mëri edhe mua për shkak të Beharit, dhe kujtoj që këtu unë kam kontaktuar edhe me Enver Bajrin, ku i kam kërkuar që të kthejë borxhet e lëna nga njerëzit e tyre në pikat e basteve të Dorit, sepse po më vendosnin në debate edhe me vëllain tim. Dua të shtoj se Genci më ka thënë disa herë se Behari është shpreh në burg apo edhe jashtë se Behari do që të më dëmtojë apo godas mua. Genci edhe pasi është liruar në vitin 2017 më ka thënë që ruhet nga Behari e njerëzit e tij se duan të më bëjnë dëm. Po ashtu edhe Dori me telefonata apo edhe në takime që kam pasur me të si në burgun e Lezhës ashtu edhe të Elbasanit në takimet që kam pasur me të, të cilat mund të verifikohen në regjistra…”.

/a.r

Next Post
Rrëmbimi & vrasja e 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Rrëmbimi & vrasja e 14-vjeçares, detaje nga plani monstruoz që tronditi RMV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com