• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u përgjysmua protesta e Korrikut?

by Mero Baze
12/11/2022 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati për shifrat me mitingjet e Berishës është harxhim kohe por duke parë sipërfaqet, e rralluara të bulevardit, eshtë e qartë se protestuesit shkojnë deri tek dy kullat binjake dhe më pas deri tek Ura e Lanës ke njerëz që bëjnë sehir . Është as më shumë as më pak gjysma e protestës së Korrikut.

Përtej kësaj, është protesta më jo entuziaste, më e pamotivuar dhe mbi të gjitha e kontrolluar me regji qendrore për të krijuar imazh të rremë.

E gjitha ka vetëm një arsye që lidhet me emrin e Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët të dy së bashku e zvogëlojnë më shumë opozitën.

E zvogëlojnë pasi konsolidojnë ndarjen e Partisë Demokratike. Ilir Meta është aty për të zëvendësuar ata që refuzojnë Berishën,. Por ata që refuzojnë Berishën krahasuar me ata që besojnë Metën janë shumë herë më tepër. Ilir Meta nuk i kompenson dot. Përkundrazi i shton më shumë.

E zvogëlojnë pasi protesta bëhet në kulmin e përçarjes së opozitës ndërkohë që në Korrik ishte nisur retorika e bashkimit me të cilën Berisha kërkonte ti vinte në gjumë për ti poshtëruar dhe sunduar.

E zvogëlojnë pasi prej Korrikut e deri tani Berisha është përballur me sanksione të reja ndërkombëtare si ajo e Britanisë së Madhe dhe qëndrimin e vendosur të SHBA dhe BE për ta izoluar atë. Kushdo që do pushtetin e kupton që nuk ka më të ardhme me të. E zvogëlojnë mbi të gjitha pasi retorika e tyre për korrupsion, përantikomunizëm, dhe për oligark në këtë vend shqiptarëve u kujton dy vet, Sali Berishën dhe Ilir Metën, të dy komunist, të dy oligark, të dy miliarderë.

Dhe protesta e sotme, provoi gjithçka. Provoi që Berisha e kish thirr protestën për ti treguar vendin SHBA duke e akuzuar nga tribuna e mitingut se e kishte shpallur “non grata” padrejtësisht. Më pas njësoj si Putini dje, protesta u përqendrua tek Sorosi dhe tek sulmi ndaj Perëndimit.

Dhe ajo që ishte qershia mbi tortë për lirinë e shtypit dhe vizionin e opozitës ishte regjia qendrore e protestës. Ata që akuzojnë qeverinë për kaseta të gatshme, edhe protestën e sotme e kishin me regji të gatshme duke mos lejuar median ta filmonte, përveç dronëve që nuk i ndalin dot.

Mjafton kjo për të kuptuar përse në protestë mungonin njerëzit, mungonte fryma, mungonte entuziazmi dhe mbi të gjithë mungonte shpesa. Një protestë me regji, me pagesë dhe me autobuza, është shfaqje teatri por jo protestë. Protestat i shkaktojnë revoltat e popullit jo hajdutët e revoltuar.

Dhe mesazhi kryesor i protestës ishte ai që tha Sali Berisha. Pa atë nuk do ketë kurrë stabilitet Shqipëria. Ishte e vetmja gjë e sinqert e thënë në protestë. Është i vetmi premtim që ai mund të bënte. Por ai është thjeshtë një plak që nuk ngre dot brekët e veta, ndaj nuk ja ul dot pantallonat Shqipërisë. (Mund ti ul pak portofolin Zenit)

Next Post
FOTOT/ Tensione në protestë, turma çan kordonin e policisë, qytetarët hedhin bojë të kuqe drejt kryeministrisë

FOTOT/ Tensione në protestë, turma çan kordonin e policisë, qytetarët hedhin bojë të kuqe drejt kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In