• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u mendua dy javë Ilir Meta për protestën?

by Mero Baze
29/11/2022 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta më në fund pranoi se do ti bashkohet protestës së Berishës më 6 Dhjetor, në ditën që në Tiranë do të jenë gjithë udhëheqësit kryesorë të Evropës. Për të dhënë pëlqimin e tij ju deshën së paku dy javë?
Çfarë ndodhi këto dy javë dhe përse Ilir Metës ju desh të mendohej?

Problemi më I rëndësishëm është se këto dy javë nuk ndodhi asgjë për Ilir Metën ndaj dhe ai do të marrë pjesë në protestë. Në stilin e tij prej sekseri, Ilir Meta priti të forconte kredencialet e tij tek ambasadorët e Perëndimit në Tianë, me shpresë se ata do ta thërrisnin për kafe dhe do ta këshillonin të mos merrte pjesë në protestë. Me këtë rast, ai do të rriste pazarin tek Berisha, do të dukej më I rëndësishëm, do të dukej një lider që ka lidhje me Perëndimin dhe si I tillë, do tregonte dhe maturi për të mos marrë pjesë në protest.
Njësoj tentoi të keqpërdor pas ikjes nga Presidenca një takim formal pune me ambasadën e SHBA në Tiranë duke e lënë Berishën pa protestë nga Gushti deri më 12 Nëntor.

Por këtë radhë nuk pati fat. Asnjë ambasador I perëndimit nuk e ftoi për kafe. Askush nuk u takua me të formalisht që së paku të kishte mundësi të spekulonte se ka marrë porosi nga disa njerëz të rëndësishëm nga Evropa të mos dal në protestë. Nuk e kanë bërë këtë, e para se nuk kanë asnjë shqetësim nga protesta dhe e dyta se nuk kanë asnjë pune me Ilir Metën. Kjo e dyta I dhëmb më shumë.

Të vetmit që e takuan në këtë periudhë pritje, ishin disa deputetë të Mongolisë që i sollën një dekoratë që presidenti I atjeshëm, që ja kishte taksur qysh kur ishte president, por nuk kishte gjetur njeri t’ia dërgonte.
Pas kësaj periudhe pa bereqet, në pritje të ndonjë pazari nga Evropa, më në fund vendosi ti bashkohet protestës. Ndryshe nga aleatët e tjerë të Berishës që vazhdojnë të thonë se nuk I ka pyetur askush dhe nuk do marrin pjesë, ia pasi priti gjatë, pasi u mendua, pasi shpresoi se do të merrte ndonjë sinjal, dhe më në fund vendosi ti bashkohet protestës i dëshpëruar dhe zhgënjyer, që nuk pati mundësi për pazar.  Së paku të mos humbas Berishën, se Perëndimin e ka humbur.

Next Post
Po shkonin me gomone drejt Anglisë/ Mbyten 27 emigrantë, prangoset trafikanti 32-vjeçar

Po shkonin me gomone drejt Anglisë/ Mbyten 27 emigrantë, prangoset trafikanti 32-vjeçar

Comments 1

  1. Peshqesh Shiqeri says:
    3 years ago

    Është mësuar kësisoji ky birbua, si mjeshtër mbret që ka promovuar vetvehten, si mjeshtër kulisash, prapaskenash, parave nën dhe mbi dorë, si burrë ma dy gra zyrtare (Monikën me letra dhe Erisa Xhixhon pa letra), dhe kështu është mësuar të pijë sisë në dy çezma.
    Por, edhe për këtë këlyshin e Fiqos, siç duket, edhe nga sinjalet që i dergon skuthi i SPAKUT juristi kulim Arben Kraja, mund të ketë karton të kuq në ditët në vijim, direkt mbas 6 dhjetorit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In