• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u mblodhën në Shqipëri krerët e ushtrive të Kartës së Adriatikut

by A R
17/09/2025 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Vengu nënvizoi rëndësinë e Kartës së Adriatikut si një mekanizëm bashkëpunimi dhe qëndrueshmërie: “Karta e Adriatikut ka lindur nga një vizion bashkëpunimi, stabiliteti dhe fati të përbashkët euroatlantik. Parimet e saj mbeten të pandryshuara, por në mjedis strategjik që ndryshon me shpejtësi, ndaj ne duhet të përshtatemi dhe të ripërtërijmë misionin e saj. Për Shqipërinë, Karta nuk është thjesht një iniciativë tjetër rajonale, por është një nxitës i bashkëpunimit praktik dhe qëndrueshmërisë kolektive. Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara e bën atë një iniciativë shumë të rëndësishme”, – theksoi ministri i Mbrojtjes.

Duke iu referuar vendimeve të Samitit të Hagës, ministri shtoi: “Vendimet e marra në Samitin e Hagës na japin një mundësi unike për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë rajonale dhe për të marrë më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe BE-së.”

Në vijim, ministri Vengu renditi pesë fushat kryesore ku Shqipëria dhe partnerët duhet të veprojnë me vendosmëri: “Rritja e burimeve financiare për buxhetet tona të mbrojtjes; Zgjerimi i industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak; Fitimi i aftësive vdekjeprurëse dhe me përdorim të dyfishtë për të modernizuar Forcat tona të Armatosura; Investimi në infrastrukturën kritike dhe kapacitetin e vendeve pritëse për të përforcuar qëndrueshmërinë dhe forcimi i ndërveprimit me aleatët dhe partnerët përmes trajnimeve, stërvitjeve dhe operacioneve.”

Ministri nënvizoi gjithashtu se: “Shqipëria po ecën me vendosmëri në këtë rrugë duke rritur Shpenzimet e Mbrojtjes, duke rigjallëruar bazat tona industriale, duke investuar në infrastrukturë në përputhje me kriteret e NATO-s dhe BE-së. Qëllimi ynë është ta pozicionojmë Shqipërinë si një qendër të besueshme për industrinë e mbrojtjes, një qendër kryqëzimi, lidhshmërie dhe ndërveprimi ushtarak, lëvizshmërie ushtarake në të gjithë Evropën Juglindore, në rajonin e Adriatikut, në një hapësirë me rëndësi të pamohueshme strategjike për sigurinë euroatlantike.”

Duke iu referuar sfidave të reja të sigurisë në rajon, ministri theksoi domosdoshmërinë që iniciativa të përshtatet me realitetin e sotëm: “Ne duhet të largohemi nga loja e fajësimeve dhe të distancohemi nga fishekzjarrët që e mbajnë rajonin tonë prapa. Ndërtimi i besimit, pranimit dhe bashkëpunimit praktik është e vetmja rrugë përpara. Në këtë frymë, ka ardhur koha që SHBA-A5 të evoluojë: Kosova duhet të përfshihet, plotësisht dhe formalisht, si një anëtare e natyrshme e këtij komuniteti. Le të kemi guximin ta bëjmë këtë iniciativë të jetë në lartësinë e vizionit të saj themelues: një familje kombesh që nuk janë të ndara nga historia, por të bashkuara në fat”, – nënvizoi ministri Vengu.

Ministri përforcoi angazhimin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së: “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe bashkëpunimit. Kjo është arsyeja pse rreth 500 trupa shqiptare janë të dislokuara në KFOR dhe ALTHEA, ndërsa kontributet tona në Letoni dhe Bullgari sinjalizojnë se ne i marrim seriozisht edhe kërcënimet në krahun lindor. Sa i përket Ukrainës, ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë politike dhe kontributet tona ushtarake në Interflex, NSATU dhe JATEC”, – u shpreh ministri.

Konferenca e 28-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut (SHBA-A5) u bashkëkryesua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, shefi i Shtabit të FA të Bosnje-Hercegovinës gjenerallejtënant Gojko Knezevic dhe komandanti i Komandës Amerikane në Evropë, gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Në përfundim të punimeve, shefat e Shtabit të Përgjithshëm nënshkruan Deklaratën e Përbashkët, ku theksohet rëndësia e bashkëpunimit rajonal, forcimit të kapaciteteve të përbashkëta dhe rritjes së sigurisë euroatlantike. Dokumenti parashikon angazhime konkrete për rritjen e investimeve në mbrojtje, modernizimin e forcave, sigurinë kibernetike dhe zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së plotë të Kosovës si pjesë natyrale e kësaj nisme rajonale.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e vendeve nënshkruese të Kartës (SHBA, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut), vendet me status vëzhgues (Kosova dhe Sllovenia), përfaqësues nga Gardat Kombëtare të SHBA dhe shtetet partnere të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli.

Next Post
Sekretari i Përgjithshëm i RCC thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025

Sekretari i Përgjithshëm i RCC thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit në Forumin e Lidhjes në Tiranë 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In