• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u largova nga Shqipëria!

by A R
16/06/2023 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Sommer

E dashur Rudina,

Sot në mëngjes po shihja në internet emisionin tuaj Youtube Rudina Xhunga “Unë po iki nga Shqipëria se…”

Më pëlqeu po dhe dua të theksoj se: problemet në Shqipëri janë duke filluar nga A deri te Zh, dhe fatkeqësisht, media, bota akademike, shoqëria shqiptare i fillon dhe i bën llogaritë shumë ngushtë duke menduar “jam ne rregull unë për vete, kam leke unë për vete, kam një punë unë për vete, kam miq politikane unë për vete të zgjidh një hall” shqetësimet e të tjerëve, të shoqërisë nuk më interesojnë dhe me një fjalë parimi i së drejtës në princip nuk ekziston, shteti i se drejtës zgjat pafund (këtu dua të përmend se një proces gjyqësor administrativ në Shqipëri zgjat 13 vjet duke menduar të gjitha shkallet e gjyqësorit), këtë informacion e kam nga interneti.

Si një juriste dhe si përkthyese, pjese e sistemit te drejtësisë gjermane, dua të radhis arsyet e mia që jam larguar nga Shqipëria:

1. Mungon meritokracia në përzgjedhjen e stafit akademik, në çdo institucion.

2. Mungon transparenca ne një proces te çfarëdo lloji.

3. Politika i ka bërë ligjet, me qellim që ligjet t’i shërbejnë së pari vetëm politikanëve.

4. Ndarja e pronave, nuk mbështetet aspak në parimet demokratike dhe legjislacionet e vendeve më të zhvilluara kapitaliste.

5. Shërbimet skandaloze që ofrohen ne institucione( këtu dua te përmend faktin se me humbjen e jetës së babait tim, pashë se dhe procedurat e varrimit të një personi ne Shqipëri ishin një biznes fitimprurës në kurriz të familjes së të ndjerit).

6. Siguria në rrugë, në punë, në qarkullimin me automjet skandaloze, çdo ditë aksidente, edhe në Gjermani me një popullsi prej 90 milionë banoresh nuk ndodhin.

7. E ardhmja për fëmijët është totalisht e pashpresë, kur shikon qe një person VIP ne Shqipëri është një individ që merr pjesë në Big Brother dhe jo një njeri që, ka një zanat (apo profesion) dhe prodhon diçka në të mirë të vetes, familjes dhe shoqërisë. Unë e shoh se produkti “Llafe” ka më shumë vlerë atje se produkti “punë”. Këto janë principe që mua me lënë një shije të hidhur. Ka dhe shumë e shumë probleme të tjera, por për arsye kohe do t’i rezervoja në një kohe tjetër.

Unë çfarë kisha mundësi atje për të reaguar(kur isha studente e juridikut kam luftuar kundra gjyqtarëve 6-mujorë), për ta ngritur zërin e bëra (në institucionet ku kam punuar) dhe nuk gjeta zgjidhje, zgjidhja ime ishte largimi nga Shqipëria.

Shoqëria civile, media, bota akademike, njerëzit e thjeshtë, duhet të zgjohen të reagojnë dhe të shohin çdo problem me syrin kritik dhe jo të thonë “nuk më intereson”.

Këtu dua të përmend një thënie të Anne Frank

“Shoqëria shpërblen të këqijtë aq shpesh sa të mirët. Vetëm ata që rrinë urte nuk shpërblehen kurrë.” /dritare.net

Next Post
McGregor rrezikon burgun, akuzohet për përdhunimin e një gruaje natën e finales së NBA

McGregor rrezikon burgun, akuzohet për përdhunimin e një gruaje natën e finales së NBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In