• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u la jashtë partisë Gerti Bogdani? Hipokrizia e PD pas vdekjes: Koha për të kërkuar falje, duhej të ishte pjesë e…

by A R
20/09/2024 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka deklaruar se ish-deputeti Gerti Bogdani i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak, duhej të ishte pjesë e elitës politike të së djathtës shqiptare.

Duke folur në emisionin “Ekspres” të drejtuar nga gazetari Nolian Lole në RTSH1, Boçi theksoi se është koha për të kërkuar falje që Bogdani u la jashtë Partisë Demokratike.

Sipas deputetit demokrat, Gerti Bogdani duhej të ishte në radhët e Partisë Demokratike qoftë në formën duke e thirrur apo që të vetëofrohej.

Boçi shtoi se Bogdani do të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara në Partinë Demokratike.

“Po, ka një pikëpyetje të tillë! Unë besoj se edhe këtu Gerti  ishte në atë thjeshtësinë dhe në atë natyralitetin e tij politik. Nuk imponohej. Gerti nuk kërkonte karrierë, nuk ishte nga ata ambiciozët të papranueshëm nga një forcë politike që bën gjithçka, të kapim atë që ata pretendojnë.

Ai kërkonte që gjithçka të vinte me normalitet në bazë të vlerësimeve dhe atyre parimeve që ekzistojnë dhe Gerti në radhën e parë të atyre personave që vërtet kjo nuk është hipokrizi, vërtet ishte i vlerësuar dhe i kërkuar nga të gjithë ne personalisht.

Kontaktet tona kanë qenë të vazhdueshme dhe normal që Gerti me atë modestinë e tij të impononte që edhe ai të ishte pjesë e kësaj beteje. Ndoshta është momenti për të bërë “mea culpa”. Dhe duhet ta pranojmë; po, Gerti duhet të ishte pjesë e elitës politike të Partisë Demokratike, në një formë apo një tjetër, në një formë, i thirrur apo i vetëofruar. Nuk ka rëndësi fare.

Po jo se ai nuk ishte në konsideratën dhe mendjen e elitës së Partisë Demokratike në momentet zgjedhore të saj dhe unë besoj se do të ishte nga personat dhe figurat më të vlerësuara”, u shpreh Boçi në emisionin “Ekspres”.

/a.r

Next Post
Ish-oficeri i CIA-s dënohet me 30 vite burg, zbardhen akuzat e rënda!

Ish-oficeri i CIA-s dënohet me 30 vite burg, zbardhen akuzat e rënda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In