• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse u katandis ‘protesta kombëtare’ e Berishës me 300 vetë?

by Indrit Vokshi
20/11/2025 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Indrit Vokshi
“Protesta Kombëtare” e Sali Berishës u katandis me 300 vete!

Por Sali Berisha nuk ka faj.

Në shtator 2021 kur ai u rebelua, ai gënjeu, por ata (shumica e demokratëve) e besuan gënjeshtrën, sepse iu pëlqeu si ai gënjen. Aaaa, thoshin, i madh, ku i gjen, si i shpik (rrenat).

Berisha shpifi, por atyre iu pëlqeu si shpifte. Aaaaa, thoshin, artist është, për regjisor hollivudi, ku i shkon mendja.

Iu dukej alamet argëtimi.

Sali Berisha akuzoi pa limit e pa moral secilin person që i doli para dhe i tha se rruga jote është rruga e katastrofës afatgjatë. E atyre, shumicës, iu pëlqeu ai imoralitet, iu pëlqeu ajo çthurje mendore, prandaj edhe i thonin, doktor mposhti, spastroji, dëboji, tradhëtarët dhe të shiturit.

Berisha është frojdjan, ua ushqeu instiktet për dhunë e poshtërim të tjetrit, ua kënaqi atë dëshirën perverse për të fyer bashkëpartiakët që mendojnë ndryshe. Ua thjeshtëzoi shpjegimin për ngjarjet; jemi unë dhe ju, dhe përballë janë armiqtë, tradhëtarët, të shiturit, janë ata që prej radhëve tona të cilët i shërbejnë armikut. Dhe i mobilizoi qelizat e “shumicës” demokrate që të kthehen në antitrupa e ta mbysin “virusin”, trupin e huaj.

Dario Fabbri në një prononcim deklaroi se nuk është Trump që ka krijuar atë Amerikën, është Amerika që ka krijuar Trumpin, e nuk është Putini që e ka krijuar Rusinë, është Rusia që e ka krijuar Putinin. Edhe këtu nuk është Sali Berisha që e ka krijuar atë PD, është ajo PD e ajo “shumicë e demokratëve” që e ka krijuar Sali Berishën. Ka krijuar monstrumim e vet, atë që shan, shpif, trillon, gënjen, u kënaq instiktet dhe mban në këmbë botëkuptimet e asaj partize.

Luftën brenda “të djathtës” e ka fituar krahu më ekstremist, e ka fituar “Hamasi” ose “Al-Kaeda” e të djathtës, duke i asgjësuar të gjithë të tjerët, ngjashëm siç Enver Hoxha fitoi luftën kundër fraksioneve social-demokrate ose socialiste, duke triumfuar krahu stalinist. E ka fituar “Hamasi” sepse në thelb ajo është e djathta shqiptare, nuk ka tjetër. Të gjitha ngjyrat dhe botëkuptimet e tjera janë minoranca. Minorancë janë demokratët që besojnë në principet demokratike, minorancë janë nacionalistët, minorancë janë liberalët, minorancë janë të gjithë.

Shumica është solide dhe ruan po atë botëkuptim e atë mentalitet i cili ka shenjë treguese Sali Berishën. Dhe ketë ne e kuptojmë dje dhe sot kur lexojmë disa demokratë të cilët shkruajnë në facebook dhe thonë se Sali Berisha duhet të hapë krahun sepse është i plakur.

Pra ata nuk kanë problem me tipin e tij, me modelin e tij, me vetitë e tij, kanë vetëm problem biologjik me plakjen, askund problem ideor dhe botëkuptimor. Sepse për ta ai është në rregull, thjesht është plakur dhe ska më energji për ta çuar përpara atë mentalitet. Nevojitet dikush më i ri por si Berisha, në rrjedhën e mentalitetit të tij.

Sot që ka mbetur vetëm dhe i braktisur, ai nuk është braktisur për arsye ideore, kulturore e demokratike; është braktisur sepse është plakur. Sepse turma të tilla janë imorale.

Grupimet morale dhe ideore, ose mardhënia e ndërtuar mbi ndershmëri e rregulla politike, funksionon deri në fund, pavarësisht moshës së liderit. Ndërsa mardhëniet imorale dhe perverse midis grupimit dhe liderit, mardhëniet e bazuara te kurimi i frustrimeve ose te ndezja e ëndrrës për plackitje, kapitullojnë kur lideri nuk ka më fuqi psikologjike për ta çuar përpara imoralitetin dhe perversionin; aty ata e braktisin. Prandaj e kanë braktisur edhe ata të cilët e rikthyen dhe e ri-instaluan, sepse nuk ka fuqinë që ata pretendojnë se duhet të kishte, si për tua kuruar frustrimet, si për tua kënaqur instiktet për poshtërim, si për tua ndezur ëndrrën për të vjedhur edhe një herë.

Ky ishte një destinacion i pashmangshëm!

Next Post
Australia vendos masën e rreptë, nis heqja e përdoruesve nën 16 vjeç nga rrjetet sociale. Si do të veprojë Meta

Australia vendos masën e rreptë, nis heqja e përdoruesve nën 16 vjeç nga rrjetet sociale. Si do të veprojë Meta

Comments 1

  1. Ani says:
    4 months ago

    Po çkeni me Berishën mor aman? Dhe nuk ju pëlqen për asgjë,dhe merreni me të. Hajde merre vesh.
    Shkruani mirë e bukur për arritjet spektakël të Edi Ramës. Kjo ju nderon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In