• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse u dorëzuan komisionierët tuaj?!”/ Replikon Berisha: Me krimin na ikën koka…

by A R
07/07/2025 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ftuar në Syri TV, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e opozitës në qendrat e votimit.

“Zoti Bushati, tani ajo që mund të them unë për zonat e karteleve nuk ka rezistencë, ta them unë, sepse aty të gjithë janë të dorëzuar sepse aty janë më të fuqishëm se qeveria dhe gjithçka tjetër. Ata kanë vetëm një gjuhë, bëje se të ikën koka.

Ergys Agasi me Elvis Doçin kapnin njerëzit tanë dhe i kërcënonin.

Është ky i Elbasanit, as që diskutohej.

Dhe unë të them të vërtetën, në qoftë se ndaj një ministri, nuk do t’ia falja po t’i nënshtroheshe, këta janë vrasës në errësirë dhe ndaj tyre është ndryshe problemi. Nuk mund t’i fajësoj.

Tani, kur ke parasysh ti përpjekjet e Edi Ramës për të korruptuar njerëzit, janë të pakufishme. Një njeri që shkon në Korçë dhe e bën qëllim kryesor takimin me Ilir Vrenozin që është një demokrat vokal. Dhe kur ky shkon me qëllimin që edhe këtë zë të opozitës ta bëjë për vete…

Krimi dhe organizatat kriminale janë më të fuqishme se çdo gjë tjetër në Shqipëri. Një qytetar nuk i bën dot kurrë karshillëk Elvis Doçit dhe Suel Çelës sepse është i pasigurt për jetën,” tha Berisha.

Ai komentoi edhe konstatimin e Bushatit se në qendër të Tiranës nuk ka pasur ndikim të krimit.

“Tirana ka qenë në influencën e tre bandave të fuqishme. Haptas dhe publikisht Xhabaftët. Është aktiv me ushtarët e tij Emiljano Shullazi nga burgu dhe Hakmarrja për Drejtësi. Që të tria kanë qenë operative në Tiranë.

Çdo organizatë kriminale është më e fuqishme se çdo ministri. Këtu është një sundim krimi.

Ka një gjë këtu, të jem i hapur me ju dhe qytetarët. Një gjë është e dhimbshme, por ne kemi një fat se kemi dokumente. Dhe askujt nuk i themi të besoj përveçse dokumenteve. Por opozita ka qenë e heshtur për këtë. Farsë ishte absolutisht edhe në vitin 2021. Por nuk u mbrojt kund, nuk u dëgjua. Prandaj Edi Rama e pa këtë dhe i këputi 300 milionë gjoba dhe dhurata, 500 milionë prokurime, 29 mijë hektarë kanabis e me radhë”, tha Berisha.

Next Post
“SPAK ka frikë nga Berisha, ndaj nuk ia prekin të birin! Partizani, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!”

"SPAK ka frikë nga Berisha, ndaj nuk ia prekin të birin! Partizani, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In