• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pse më tradhëton?” Të afërmit e Sokratit tregojnë zënkat me 29-vjeçaren

by A R
17/08/2016 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse më tradhton? Përse, përse?!”. Ky ishte “refreni” i akuzave që 65-vjeçari Sokrat Shani i thoshte të dashurës së tij, Jonida Çanaku. Kohët e fundit biznesmeni i dashuruar ishte tejet i acaruar dhe debatonte pa fund në telefon me 29-vjeçaren nga fshati Kryekuq i Divjakës. Burime zyrtare nga prokuroria e Lushnjës, dje deklaruan për “Gazeta Shqiptare” se ky fakt është bërë me dije nga pjesëtarët e familjes Shani gjatë marrjes në pyetje. Përpjekjet për t’i dhënë fund lidhjes me një burrë 36 vjet më të madh në moshë, i ka kushtuar jetën të resë Çanaku. Ajo është vrarë mizorisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte lidhje intime që prej 3 vjetësh e gjysmë. I bindur se vajza do i jepte duart, biznesmeni nga fshati Krutje e Sipërme i Lushnjës ka kaluar në çmenduri. Teksa ishte në shtëpinë e së motrës në Golem të Kavajës, ai ka vendosur t’i japë fund lidhjes sipas “mënyrës” së tij. Sokrat Shani e ka zhveshur lakuriq të renë, e ka lidhur këmbë e duar në krevatin e dhomës së gjumit dhe më pas ka filluar torturat çnjerëzore ndaj saj. Sipas hetuesve të çështjes, 65-vjeçari i ka vënë 29-vjeçares një spango në formë laku në fyt dhe ia ka marrë jetën pak nga pak. Jo vetëm kaq, por biznesmeni ka fshehur dhe rrobat e viktimës. Burimet nga organi hetimor pohuan se nuk përjashtohet mundësia që Shani ka menduar fillimisht të zhdukë çdo gjurmë të krimit, përfshirë dhe vetë kufomën e të dashurës së tij. Nuk dihet ende në çfarë rrethanash, ai ka hequr dorë nga kjo tentativë dhe pak orë më vonë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në banesën e tij me një plumb pistolete në gojë. Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi opinionin publik, grupi hetimor ka bërë të mundur zbardhjen e vrasjes monstruoze të Jonida Çanakut.
VRASJA MAKABRE
Hetuesit e çështjes kanë dalë në konkluzionin se 29-vjeçarja që u gjet e vdekur në katin e katërt të një pallati në Golem të Kavajës është dhunuar e torturuar para se të jepte shpirt. Skena e tmerrshme e krimit ka ndodhur në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit të krimit (Ludmilla Shanit), në Golem. Sipas ekspertëve, Jonida Çanaku është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar. Ndërsa, ka pasur shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar. Po të njëjtat burime sqaruan se 65-vjeçari i kishte vendosur në kokë në formë laku një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet. Ndërsa, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spangoja në fyt, është goditur dhe torturuar nga i dashuri i saj 65-vjeçar. Sipas mjekëve ligjorë, Jonida Çanaku ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna. Fytyra e kufomës është gjetur e ënjtur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës. Gjithashtu, pas kryerjes së veprimeve hetimore, hetuesit e çështjes thanë se grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komodinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur. Sipas burimeve nga policia, Sokrat Shani pas ngjarjes në Golem është kthyer mëngjesin e së hënës rreth orës dy në banesën e tij në Krutje të Sipërme dhe pas tri orësh, pasi ka shkruar dhe tri letrat që sqaronin të gjithë dinamikën e krimit, ka kryer vetëvrasje me pistoletë.
DESHMITE
Familjarët e dy viktimave kanë pohuar se kanë qenë në dijeni të lidhjes mes Sokrat Shanit dhe Jonida Çanakut. Gjatë marrjes në pyetje, pjesëtarë të familjes Shani kanë pranuar se kohët e fundit kjo lidhje kishte pësuar krisje dhe se herë pas here 65-vjeçari shpër-thente nga zemërimi dhe i kërkonte llogari 29-vje-çares se përse e tradhtonte. Ata janë shprehur se kohët e fundit, dy viktimat debatonin gjatë njëri me tjetrin kur flisnin në telefon. Sakaq, policia dhe prokuroria e Lushnjës vijojnë hetimet për zbar-dhjen e plotë të krimit të dyfishtë. Për këtë pritet të merret në pyetje edhe Ludmilla Shani, në banesën e së cilës u vra barbarisht e reja Çanaku. Sipas bluve, Ludmilla Shani ende nuk është marrë në pyetje, pasi ajo nuk jeton në Shqipëri./GSH/a.m.

Next Post

Vetting-u/ Komisioni diskuton sot vërejtjet e EURALIUS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In