• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse terroristët dhe xhihadistët mund të na godasin sërish

by Java News
13/07/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Raffaello Pantucci

Aktualisht në mesin e komunitetit të xhihadistëve ka një frymë optimizmi. Aty po merr hov narrativa e fitores, teksa Perëndimi po përpiqet që të kthejë faqen, dhe të përqendrohet në konfliktin e fuqisë së madhe përballë Kinës dhe Rusisë.

Duke skanuarat çka shohin në horizontin, ata parashikojnë fitore në Afganistan dhe Mali, sapo forcat perëndimore të përfundojnë tërheqjen e tyre. Në Nigerinë Veriperëndimore dhe Mozambik, po fitojnë terren grupet e lidhura me ISIS-in.

Ndërkohë në Sirinë Verilindore, një grup i lidhur me Al-Kaidën po e riemërton veten si një qeveri e pranueshme nga popullata lokale. Vendimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga Afganistani është marrë në një kohë kur Talebanët po triumfojnë në fushën e betejës.

Afati i 11 shtatorit të këtij viti duket se nxjerr në pah natyrën e një pune në krye,që Perëndimi është përpjekur të kryejë atje. Pas sulmeve terroriste ndaj SHBA-së në vitin 2001, presidenti George Bush drejtoi gishtin tek Talibanët si strehues dhe mbështetës të terroristeve të Al-Kaidës, përgjegjës për sulmet.

Ai paralajmëroi:“Talibanët do t’i dorëzojnë terroristët, ose do të pësojnë të njëjtin fat”. E megjithatë dy dekada më vonë, Talibanët nuk kanë dorëzuar as edhe një terrorist të vetëm, të lidhur me Al-Kaidën apo me ndonjë grupim tjetër.

Al-Kaeda ka pësuar jo pak goditje që e kanë dobësuar. Një dekadë pas sulmeve të11 Shtatorit 2001, Osama bin Laden u vra në Abutabad të Pakistan nga forcat speciale amerikane. Pasardhësi i tij, Ayman al-Zaëahiri, qëndron i fshehur, dhe ka spekulime për eleminimin e tij.

Ndërkohë, lideri i Talibanëve Mulla Omar thuhet se ka vdekur për shkaqe natyrale. Pasardhësit e tij janë ende duke luftuar, dhe narrativa e tyre është se ata do të rimarrin pushtetin në Kabul. Media e Al-Kaidës, e ka vlerësuar fitoren “historike” të Talibanëve.

Kjo ndjenjë e suksesit forcohet nga lajmi se Franca po njofton tërheqjen e saj, dhe bashkëpunëtorët e tyre xhihadistë të ISIS po zgjerohen ndjeshëm në Mali, Nigeri dhe Mozambik.

Në Idlib të Sirisë, Al-Kaeda lokale e njohur si Hayat Tahrir al-Sham, po e cilëson veten si një qeveri e gatshme të negociojë me Perëndimin. Gjatë një intervistë të dhënë për një televizion amerikan, udhëheqësi i tij, Abu Muhammad Al-Jaëlani, u paraqit si një politikan që thjesht po përpiqet të qeverisë një pjesë të territorit sirian. Por asnjë nga këto grupime nuk ka dhënë ndonjë shenjë se ka ndryshuar pikëpamjet e tyre.

Parë nga perspektiva e komunitetit xhihadist, trajektorja e përgjithshme duket pozitive. Shumë pak nga problemet që krijuan grupet – qeverisja e keqe, pabarazia apo tensionet etnike – janë adresuar. Padyshim, ato janë shumëfishuar. Terrorizmi xhihadist po i ushqen ato më shumë se kurrë më parë.

Para vitit 2001, ai nuk ishte shqetësues në disa pjesë të Afrikës, ku tani po lulëzon. Një raport i vitit 2018 nga think-tanku amerikan CSIS, tregoi se numri i grupeve xhihadiste ishte 3-fishuar krahasuar me vitin 2001. Dhe kaosi që është krijuar pas njoftimit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, ngre më të drejtë pyetjen se çfarë është arritur aty pas 20 viteve konflikt.

E gjithë kjo situatë, ka të ngjarë të rigjallërojë lëvizjen xhihadiste globale. Me një raportim më krijues, ajo mund ta portretizojë veten si tërheqëse në shumë vende. Dhe tërheqja e SHBA-së do t’i japë provat konkrete të suksesit. Kjo do të motivojë individë dhe grupe xhihadistësh në mbarë botën, të cilët do ta shohin se lufta e tyre është e dobishme në rast se i përkushtohen asaj për shumë kohë.

Ndërsa kjo mund të shkaktojë jo pak vuajtje në terren, nuk do të rezultojë domosdoshmërisht në një ngritje të menjëhershme të terrorizmit në perëndim. Bota është shumë më e vëmendshme ndaj këtyre kërcënimeve, dhe Afganistani nuk është më vendi që ishte para 11 Shtatorit 2001.

Por në kontekste ku po shohim grupime xhihadiste, një ndjenjë e triumfit mund t’i gjallërojë ata dhe t’i shtyjë të ecin përpara. Me kalimin e kohës, ky përparim do të ndodhë në mënyra që ndoshta do të na befasojnë. Askush nuk priste që ISIS të ngrihej kaq papritur nga “hiri” i kryengritjes së Irakut.

Terrorizmi i dhunshëm islamik në Afrikë, është përhapur gjithashtu në mënyra që nuk ishin të parashikueshme në moment. Pak analistë do të kishin pritur rritjen e bashkëpunëtorëve të ISIS-it në Kongo ose Mozambik. Por të gjitha këto grupime kanë një perspektivë dhe pikëpamje që në Perëndim cilësohet një anatemë.

Po ashtu ato mbështesin qëllimet globale të Shtetit Islamik. Kërcënimi është duke u shtuar dhe jo pakësuar. Ne mund të jemi lodhur me grupet xhihadiste dhe narrativat e luftës kundër terrorizmit. Por ata ndaj të cilëve ne luftojmë nuk janë lodhur së marri me ne.

Ata do ta shfrytëzojnë këtë moment, dhe do të shijojnë atë që e shohin si suksesin e tyre. Në planin afatgjatë, ata do të paraqesin një lloj të ri problemi për ne, të cilin do të detyrohemi që ta adresojmë. Ata do ta gjejnë një mënyrë se si të tërheqin vëmendjen tonë përmes sulmeve dramatike kundër objektivave perëndimore në vende të papritura apo në fushëbeteja të reja që tërheqin të huajt.

Londra dhe Uashingtoni mund të dëshirojnë që të përqendrohen më shumë tek Kina në të ardhmen, por konfliktet xhihadiste janë akoma këtu me ne. Duke qenë se ne dukemi të paaftë për të zgjidhur problemet që i gjallërojnë këto lëvizje, ne jemi të detyruar që thjesht t’i menaxhojmë ata. Por garantimi i një fitoreje të tyre retorike nuk është aspak i dobishëm për ne./Financial Times-abcnews.al

Shënim: Raffaello Pantucci, është një bashkëpunëtor i vjetër në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare S Rajaratnam (RSIS) në Singapor.

/m.j

Next Post
VIDEO-LIVE/ Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, mblidhet Komisioni Rregullator

VIDEO-LIVE/ Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, mblidhet Komisioni Rregullator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In