• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pse të mos e pushtojmë Venezuelën?” Propozimi i Trump që shtangu stafin e tij

by A R
04/07/2018 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të një takimi gushtin e vitit të kaluar në Zyrën Ovale, ku po diskutoheshin sanksionet ndaj Venezuelës, presidenti Donald Trump iu kthye ndihmësve të tij më të lartë me një pyetje shqetësuese.

“Duke parë se shthurja tejet e shpejtë e Venezuelës kërcënon sigurinë rajonale, përse Shtetet e Bashkuara nuk e pushtojnë vendin problematik?”

Pyetja në formë sugjerimi tronditi dhe shtangu të pranishmit në takim, përfshi ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, si dhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster, që të dy këta të larguar nga administrata tashmë.

Zbulimi i bisedës së mbajtur sekret deri më tani vjen nga një zyrtar i lartë i administratës, tejet familjar me atë se çfarë ndodhi në atë mbledhje.

Në shkëmbimin e ideve që zgjati rreth 5 minuta, McMaster e të tjerët iu kthyen duke i shpjeguar Trumpit sesi ndërhyrja ushtarake do të dështonte e rrezikonte të humbiste edhe mbështetjen të fituar me aq shumë mund mes qeverive të vendeve amerikano-latine, për të ndëshkuar presidentin Nicolas Maduro për futjen e Venezuelës në rrugën e një diktature të ashpër, sipas zyrtarit në fjalë që nuk dëshiron të identifikohet.

Por, Trumpi u tërhoq!

Megjithëse nuk dha asnjë sinjal se ishte i gatshëm të urdhëronte planet për ndërhyrje ushtarake, ai vuri në dukje ato që i konsideroi si raste të së kaluarës të diplomacisë së suksesshme përmes armëve në rajon, – thekson zyrtari, – si pushtimet e Panamasë dhe Grenadës në vitet ’80.

Ideja, me gjithë përpjekjet e ndihmësve të tij për ta hedhur poshtë, gjithsesi do të vijonte të mbetej në kokën e presidentit, shkruan TCH.

Ditën tjetër, më 11 gusht, Trumpi alarmoi miqtë dhe armiqtë, teksa fliste për “opsionin ushtarak” për largimin e Maduros nga pushteti.

Deklaratat publike fillimisht u hodhën poshtë në qarqet e politikbërësve amerikanë, si një lloj reagimi i stuhishëm që njerëzit mund edhe të presin nga një yll i “reality show”-t i kthyer në kryekomandant të Forcave të Armatosura.

Por, menjëherë pas kësaj, ai e ngriti çështjen për diskutim me presidentin kolumbian, Juan Manuel Santos, vijon më tej rrëfimin zyrtari amerikan.

Edhe dy zyrtarë të lartë kolumbianë, të cilët folën në kushte anonimati gjithashtu, konfirmojnë këtë raportim.

Më pas, në shtator, në suazat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump e diskutoi sërish çështjen, këtë herë më gjatë, në një darkë private me udhëheqësit e 4 aleatëve të Amerikës Latine, përfshi Santosin, një ngjarje e deklaruar nga 3 zyrtarët anonimë dhe e raportuar nga “Politico” në muajin shkurt./a.m.

Next Post
Noka e Balliu i ndërpresin intervistën Veliajt, ja debati mes tyre

VIDEO / Pas 'shfaqjes' me Veliajn, Noka i shqetësuar për kulturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In