• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse tabori i Berishës merret me Suela Milen në Elbasan dhe nuk përmend Arjan Ndojin në Durrës?

by Java News
15/05/2025 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Simon Hadaj

Berisha i humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme. E priste gjithëkush, por sërish ai refuzon të marrë përgjegjësi dhe vazhdon ta zvarrisë Partinë Demokratike drejt një humnerë pa kthim. Në vend që të largohet, të lejojë partinë të marrë frymë dhe të hapë rrugë për ndërtimin e një opozite reale, ai dhe rrethi i tij i ngushtë janë përqendruar në gjueti shtrigash, duke kërkuar fajtorë imagjinarë jashtë vetes.

Një nga shënjestrat është Suela Mile, një vajzë e re nga Elbasani, që hyri rishtazi në politikë dhe arriti të marrë një numër të konsiderueshëm votash. Akuzat që i adresohen janë të nënkuptuara: aludime për mbështetje nga “bota e krimit”, për lidhje të dyshimta, për një “ngjitje të çuditshme” në politikë.

Të njëjtët njerëz që sulmojnë deputeten e re të Elbasanit, heshtin plotësisht për rastin e Arjan Ndojit në Durrës. Aty ku situata është edhe më alarmante. Si është e mundur që një ish-prokuror i shkarkuar nga Vetingu për korrupsion, një figurë e përfshirë në një atentat mafioz, në makinë me persona me precedentë penalë, të arrijë të bëhet deputet pa pasur asnjë eksperiencë politike më parë? Pa pasur një fjalë të thënë më herët në jetën publike?

Pse nuk shqetësohen për këtë model “deputetësh të rastësishëm”? Pse nuk përmendin rastin e Durrësit, apo raste të ngjashme në Kavajë, Berat, apo gjetkë, ku emra të dyshimtë, pa profil, pa kontribute, pa përfaqësim real, dalin përfaqësues të popullit nëpërmjet listave të hapura apo marrin një numër të konsiderueshëm votash dhe lënë prapa profile më politike dhe më të njohura?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse qëllimi i tyre nuk është pastrimi i politikës. As ndërtimi i një alternative më të mirë. Qëllimi është mbijetesa politike e një njeriu dhe rrethit të tij të mbyllur. Dhe kjo mbijetesë kërkon që gjithë fajin ta transferojnë tek të tjerër, si e vetmja mundësi për të mbijetuar vetë.

Deri kur ky standard i dyfishtë do të vazhdojë? Deri kur politika shqiptare do të shërbejë si strehë për njerëz të diskredituar dhe si pengesë për energjitë e reja? Dhe më e rëndësishmja: a do të ketë kush guximin të bëjë pyetjet e vërteta dhe të kërkojë përgjigje për to, pa dallim emri, krahine apo partie?

Sepse nëse kërkojmë transparencë dhe pastërti në Elbasan, duhet ta kërkojmë edhe në Durrës. Ndryshe, nuk jemi duke kërkuar drejtësi, por thjesht duke ndjekur interesa të vogla brenda një loje të madhe të humbur.

Next Post
Votat e diasporës/ PS kërkesë Komisionit të Numërimit: U kontestuan 25% e zarfeve “B” në Korçë e Dibër, të merret vendim

Votat e diasporës/ PS kërkesë Komisionit të Numërimit: U kontestuan 25% e zarfeve “B” në Korçë e Dibër, të merret vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In