Katër sponsorë kanë braktisur notarin amerikan, Ryan Lochte, përfshirë prodhuesin e rrobave të notit Speedo dhe firmën e modës, Ralph Lauren. Kjo ka ndodhur pasi Lochte ka gënjyer se është grabitur me armë zjarri nga një polic, gjatë Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro.
Lochte, 12 herë fitues i medaljeve të arta olimpike, ka fituar miliona dollarë nga reklamat. Speedo, sponsori më i madh që e ka braktisur, ka thënë se nuk mund të justifikojë sjelljen e Lochte, pasi është në kundërshtim me vlerat e kësaj kompanie. Lochte, 32 vjeç, ka thënë se e respekton vendimin e Speedos dhe e ka falënderuar kompaninë. Ai është braktisur edhe nga firma për kujdes të lëkurës Syneron-Candela dhe prodhuesi japonez i dyshekëve Airweave.
ma.me