• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse sot merren me Lulin e jo me Sorosin?!

by Skënder Minxhozi
17/09/2022 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ajo pjesë e Partisë Demokratike që identifikohet me Sali Berishën ka hyrë në një garë të brendshme këto orë, për të bërë të paditurin në lidhje me fondet ruse që SHBA tha se kjo forcë politike ka marrë kur drejtohej nga Lulzim Basha. Një tufë burrash plot grada e spaleta në karrierë, po pranojnë të vetëquhen të mashtruar nga ai që e kanë cilësuar si të paaftë e dështak, më mirë sesa të hyjnë në syrin e ciklonit të SHBA për fondet ruse.

Ndoka e quan skuth, Ristani thotë se i besoi pa ditur ‘qëllimet e mbrapshta’, Berisha i cili dikur garantonte se akuzat ishin pjellë e komplotit të Soros sot kërkon hetim brenda partisë për paratë ruse. Një gjë i bashkon tashmë të gjithë: fakti që paratë ruse kanë bërë pis Partinë Demokratike. Duke marrë (çuditërisht) për të mirëqenë atë që thotë Departamenti i Shtetit.

Lulzim Basha duket tashmë si një magjistar që paska tranzituar nën hundën e të gjithëve paret e Putinit. Edhe David Koperfildi i famshëm do ta kishte zili këtë lloj iluzioni optik. Ish-kryetari i paska mashtruar të gjithë dhe ata po e kuptojnë vetëm sot, kur foli Zeri i Amerikës! Në lëmshin e ngjarjeve shqiptare kjo nuk është pirueta më e shëmtuar, gjithsesi shijen ta le të dhidhur.

Edhe ata që deri dje e duartrokisnin Lulzim Bashën, e dinë që s’mund të mbajnë mbi shpinë dy beteja publike me Amerikën. Pas shpalljes non grata të Berishës, për të cilën një pjesë e lidershipit të PD u rreshtua fort kundër Uashingtonit, koka e Lulzim Bashës vlen shumë pak për t’ju futur një tjetër përplasjeje me amerikanët. Ky turravrap për të ikur nga Lulzim Basha dhe baltosja e tij me fonde ruse, shënon një gjest të pritshëm për një forcë politike që ka një llogari të hapur me SHBA e që nuk di si a menaxhojë.

Lulzim Basha sot është jetimi më i famshëm i politikës shqiptare. Mbi të mund të hedhësh akuza, përbaltje e mallkime sa të duash. Arsyeja? Fare e thjeshtë: vlen zero politikisht! Përkrahësit e Berishës, që të gjithë persona me pushtet në PD-në e nëntë viteve të fundit të cilët e kanë mbrojtur Bashën me mish e me shpirt, sot kanë luksin që t’i përkrahin amerikanët pikërisht aty ku deri tani i kanë sfiduar: tek akuzat që SHBA kanë hedhur ndaj elitës drejtuese të partisë.

Noka, Paloka, Ristani e të tjerët nuk merakosen fare që përdorin dy standarte kur është fjala për akuzat që vijnë nga amerikanët. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

 

 

Next Post
Dosja për I.M/ Rama: Çështja s’mund të lihet pa transparencë! Meta është një hall i madh për Shqipërinë

Dosja për I.M/ Rama: Çështja s'mund të lihet pa transparencë! Meta është një hall i madh për Shqipërinë

Comments 2

  1. PRoshi says:
    3 years ago

    Sa ishin bashkë bënë zullumet me të mëdha këtij populli. Në fillim Gerdeci, më pas 21 Janarin, më pas shitjen e detit, vjedhjet ne rrugën e kombit, e kush i numëron zullumet sa ishin bashkë. Pasi bënë dhe ciftin Metaj bashkë Amerika ju futi sherin ashtu si me Kabilin dhe Habilin. Dhe ja tani katandisja e opozitës dhe popullit opozitar.

    Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    I dashur z.Minxhozi.Ata mbetën si gjithmonë armiqtë e betuar të popullit shqiptar..Si Noka,Paloka,Sala,Basha etj.mbetën po ata.Nukvua vlen të merresh me gangsterët politikë që shkatërruan Shqipërinë.Të admiroj se mbete një zë i fuqishëm i protestës kundër padrejtësive shoqërore dhe politike.Faleminderit dhe të uroj fundjavë të bukur.E meriton ⭐

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
Në gjendje të dehur gjatë ushtrimit të detyrës, AMP arreston efektivin e policisë në Vlorë

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

March 13, 2026
Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

Ankimoi masën e arrestit me burg, Kushtetuesja shpall vendimin për Ilir Beqajn

March 13, 2026
Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

Pas njoftimit të Ramës, Balla depoziton projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit

March 13, 2026
“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In