• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse shtetet që udhëhiqen nga lideret gra e përballuan më mirë krizën COVID-19? Forbes zbulon arsyet

by Java News
14/04/2020 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po kërkoni shembuj të udhëheqjes së duhur në një situatë krize? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po bëjnë një hapë para për t’i treguar botës se si të menaxhojnë qytetarët në një situatë kaotike. Edhe në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, kjo pandemi është duke zbuluar që gratë kanë atë që duhet kur situata turbullohet në ‘shtëpinë’ tonë.

Shumë do të thonë se këto janë vende të vogla, ose ishuj, ose janë thjesht disa përjashtime. Por Gjermania është e madhe. Këto lidere po na tregojnë një mënyrë ndryshe tërheqëse për të zotëruar fuqinë. Çfarë po na mësojnë?

Të vërtetën

Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, ishte ndër të parat që me qetësi u tha bashkatdhetarëve të saj se ky ishte një problem serioz që do të infektonte deri në 70% të popullsisë. “Është serioze. Merreni seriozisht”, tha ajo. Ajo e mori seriozisht, kështu që edhe ata e morën njësoj. Menjëherë filluan festimet. Gjermania e kaloi fazën e mohimit, zemërimit dhe të qenit të pasinqertë që e kemi parë diku tjetër. Numrat e të infektuarve janë shumë më pak se fqinjët e saj evropianë dhe gjasa që ata t’i heqin kufizimet shumë më shpejt.

Vendosmërinë

Ndër lëvizjet e para dhe më të shpejtat ishte ajo e Tsai Ing-wen në Tajvan. Në janar, me rastin e parë të një sëmundjeje të re, ajo prezantoi 124 masa për të bllokuar përhapjen, pa u dashur të përdorë bllokimet që janë bërë të zakonshme diku tjetër. Tani ajo po dërgon 10 milionë maska në SHBA dhe Evropë. Ing-wen menaxhoi atë që CNN e ka quajtur “ndër reagimet më të mira në botë”, duke e mbajtur kontrollin e epidemisë dhe duke shënuar vetëm 6 viktima nga virusi.

Jacinda Ardern në Zelandën e Re vendosi që në fillim bllokimin dhe ishte e qartë për alarmin në të cilin vendosi vendin dhe përse. Ajo imponoi vetizolim të njerëzve që hynin në Zelandën e Re që në fillim, kur kishte vetëm 6 raste në të gjithë vendin, dhe ndaloi të huajt të hynin menjëherë pas kësaj. Qartësia dhe vendosmëria po e shpëtojnë Zelandën e Re nga stuhia. Deri nga i prillit ata kanë regjistruar vetëm katër vdekje dhe ku vendet e tjera flasin për heqjen e masave, Ardern po jua shton, ndërsa ka caktuar karantinim për 14 ditë në vende të caktuara për vendasit që kthehen nga jashtë.


Teknologjinë

Islanda, nën udhëheqjen e kryeministres Katrín Jakobsdóttir, po ofron testimin e koronavirusit falas për të gjithë qytetarët e saj. Shumica e vendeve kanë testime të kufizuara vetëm te njerëzit me simptoma. Islanda nuk po bën përjashtime. Në përpjesëtim me popullsinë e saj, vendi ka ekzaminuar tashmë pesë herë më shumë njerëz sesa ka Koreja e Jugut, dhe ka krijuar një sistem të detajuar të ndjekjes (përmes teknologjisë), që do të thotë se ata nuk duhet të izolohen … ose të mbyllin shkollat.

Sanna Marin u bë kryeministrja më e re në botë kur u zgjodh dhjetorin e kaluar në Finlandë, vetëm 34 vjeçe. U desh një udhëheqës i brezit të ri që të drejtonte duke përdorur ndikimin e mediave sociale si agjentë kyç në luftën e krizës së koronavirusit. Duke pranuar se jo të gjithë lexojnë shtypin, po ftohen influencues të çdo moshe të përhapin informacione të bazuara në fakte mbi menaxhimin e pandemisë.

Dashurinë

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, kishte idenë inovative të përdorimit të televizionit për të biseduar drejtpërdrejt me fëmijët e vendit të saj. Ajo nisi të mbante konferenca për shtyp të shkurtra, 3-minutëshe që kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, nisi të mbante disa ditë më parë. Solberg zhvilloi një konferencë të dedikuar për shtyp, ku nuk lejohej asnjë i rritur. Ajo iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve nga i gjithë vendi, duke marrë kohë për të shpjeguar pse ishte okej të ndjesh frikë. Origjinaliteti i idesë la çdo njeri pa frymë.

Sa risi të tjera të thjeshta, humane do të na tregojnë udhëheqëset e tjera?

Në përgjithësi, empatia dhe kujdesi me të cilin kanë komunikuar të gjitha këto udhëheqëse femra duket se vijnë nga një univers alternativ sesa ai me të cilin jemi mësuar. Duket sikur krahët e tyre po dalin nga videot për t’ju mbajtur afër me një përqafim të dashur. Kush e dinte se liderët mund të duken edhe kështu? Tani e mësuam!

Tani, krahasoni këta liderë dhe histori me njerëzit e fortë që përdorin krizën për të përshpejtuar një garë të tmerrshme të autoritarizmit: fajësojnë të “të tjerët”, demoralizojnë gazetarët dhe mbulojnë qytetarët e vendit të tyre me shprehen ‘nuk do t’i nënshtrohemi kurrë errësirës’(Trump, Bolsonaro, Obrador, Modi, Duterte, Orban, Putin, Netanyahu …).

Ka pasur vite studimesh që sugjeronin që stili i lidershipit të grave mund të jenë e ndryshme dhe e dobishme. Përkundrazi, shumë organizata dhe kompani politike ende po punojnë për t’i detyruar gratë të sillen më shumë si burra nëse duan të udhëheqin ose të kenë sukses. /Forbes/

Next Post
Historia shokuese e mjekut shqiptar në Francë: Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me COVID-19

Historia shokuese e mjekut shqiptar në Francë: Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama falënderon Izraelin: Mirënjohje të thellë për mbështetjen

January 26, 2026
Arben Frroku drejt lirisë, Haga refuzon ekstradimin në Shqipëri

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Lamajt/ Pas vendimit të Strasburgut, GJK rihap gjykimin për Arben Frrokun! Seanca më…

January 26, 2026
“S’ma ndjen për mender liderat e partisë”, shpërthen Murrizi: Nëse nuk është pjesë e pazarit, PD-ja duhet ta ankimojë vendimin e KAS-it

“Kur humb zgjedhjet të kap ‘neni i Lulit’, kur mbledh rob të kap ‘neni i Mulit’”/ Takimet e Salianjit, Murrizi: Statusi i PD nuk parashikon përjashtim

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

“Nesër hapet Dhoma e Tregtisë në Jerusalem!”/ Rama: Ftoj popullin hebre të vizitojë Shqipërinë

January 26, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

January 26, 2026
Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

Rama: Shqipëria mbrojti hebrenjtë! Qeveria mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit

January 26, 2026
Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë! Do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

January 26, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut midis unitarizmit dhe demokracisë konsensuale

January 26, 2026
Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

Netanyahu: Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi! Përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In