• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse shqiptarët dinë pak për Kosovën?!

by Java News
28/09/2015 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Ajo që artikuluan tre drejtuesit e Vetëvendosjes të hënën në Tiranë, sa i përket Asosacionit të komunave serbe dhe reagimi i të ftuarve, të bënte të mendoje sesa pak dihet në Shqipëri sa i përket realiteteve politike në Kosovë. Por, për këtë nuk të mjafton të shikosh vetëm paditurinë, por edhe indiferencën sesi shoqërohen sot të gjithë ndodhitë në Kosovë. E gjithë ajo që ka ndodhur në Prishtinë për publikun e këtej kufirit, në kohët e fundit, përmblidhet vetëm në sasinë e vezëve që u hodh mbi Isa Mustafën, por asgjë më shumë për të gjithë arkitekturën e re të Asosacionit serb në Kosovë, që me shumë gjasa nëse do të funksionojë, do ta çojë Kosovën në një Bosnjë të dytë. Kësaj i shtohet një ambasadë inaktive e Kosovës në Tiranë, që kryen vetëm rituale protokollare sesa punë reale.

Trishtimi më i madh në ditët tona është se Kosova jo vetëm po përsërit shumë nga gabimet, që ka bërë Shqipëria në demokratizimin e saj, por më shumë akoma është e predispozuar të bëjë gabime. Në këtë vazhdë, marrëveshja e gushtit, që qeveria e Kosovës bëri me atë të Serbisë me ndërmjetësim ndërkombëtar ka treguar mungesën e transparencës, por edhe një realitet që për hir të së vërtetës është shumë i dyshimtë. Me këtë rast, Kosova, jo thjesht, po vuan gabimet e liderëve të saj, por edhe nënshtrimin pa kushte ndaj faktorit ndërkombëtar, që duhet thënë se ka qasje shumë të dobëta këshillimi me politikanët kosovarë. Kësaj i shtohet naiviteti dhe pompoziteti bosh i autoriteteve të Tiranës, që përmirësimin e marrëdhënieve të tyre me Beogradin e kanë shitur si arritje të diplomacisë.

Për hir të së vërtetës, mungesa e transparencës, sa i përket Asosacionit serb (Zajednicës) ka hedhur hije dyshimi për vetë largpamësinë e liderëve kosovarë ndaj të ardhmes, për të mos thënë se ata thjesht e kanë shfrytëzuar vetëm për beneficet e tyre politike. Nga ana tjetër, i gjithë ky zhvillim radikal i javëve të fundit, ka treguar se shqiptarët e Shqipërisë, jo vetëm janë të panjohur me këtë realitet, por as nuk e kanë kuptuar funksionimin real të Zajednicës, atributet e saj reale, fuqinë, rolin në parlamentin kosovar etj. Kjo jo thjesht për shkak të vështirësisë teknike të problemit sesa mosinteresimit total për çka ndodh në Kosovë. Në Tiranë interesi për Kosovën është gjithnjë e më i largët. Këtë e shikoje lehtë edhe në reagimin e individëve të tryezës që Vetëvendosja organizoi në Tiranë, por edhe në gjithë diagramin e lajmeve për Kosovën. Dhe, të mendosh se Serbia eksporton në Kosovë më shumë sesa në Serbi, apo se eksportet kosovare vazhdojnë të kenë probleme në Shqipëri dhe këto gjëra shkruhen shumë pak, atëherë bindesh se mes dy vendeve shqiptare po krijohet një hendek i palogjikshëm. Por edhe kjo bën pak përshtypje në Tiranë, sepse opinioni publik i këtej kufirit, është gjithnjë e më indiferent për Kosovën. Për të keqen tonë… të së ardhmes së përbashkët në Evropën e Bashkuar.

Next Post

Kjo është puna më e mirë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In