• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Shqipërisë i duhet një qeveri anti-korrupsion!

by Fatmir Merkoçi
13/04/2021 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Një qeveri anti-korrupsion, kjo është mënyra për të shpëtuar ç’ka ka mbetur. Arsyeja është fare e thjeshtë. Në 30 vite, krimi dhe korrupsioni u rrit në mënyrë galopante. Fatkeqësisht ato u rritën në mbështetje totale të politikës. Dhe pse kemi 30 vjet që deklarojmë se Amerika është partner strategjik i yni, kjo nuk ka qenë reale për politikën tonë, por veç një demagogji e vetë politikës. Politikanët tanë në momente deçizive kanë luajtur lojën e djallit. Ata kanë vepruar në jo rrallë herë në kundërshtim të plotë, kundër vullnetit apo direktivave të Amerikës. Rasti i fundit kur nga Amerika u kërkua mos-regjistrimi i kandidatëve problematik, që të mos ishin në listë njerëzit që nuk kalonin Ligjin e Dekriminalizimit. Dhe pse kërkesa ishte konkrete nga znj. Yuri Kim apo dhe pse të gjitha partitë, bënin be e rrufe se do zbatonin ligjin, përsëri listat mbetën të pista.

Tashmë që politika tregoi se, nuk kërkon të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni, tregon se Amerikën e përdorin si sllogan, vetëm sa për ti hedhur hi syve popullit. Por jo rrallë herë, me fjalorin e tyre, që nga Presidenti e poshtë tij, e fusin në thesin e MAFIA-s ndërkombëtare.

Ky rrugëtim i politikës shqiptare, gjatë 30 viteve, ka treguar e tregon, se Amerika për ata, nuk është vend strategjik. Por me sa duket as Europa, nuk bën pjesë në strategjinë e politikës shqiptare, dhe pse daullet luhen sikur politikanët po “vdesin” për ta bashkuar vendin me Evropën.

Në këto momente askush nuk e ka prioritet korrupsionin, pasi të gjithë janë vërsulur marrjes së votës. Por a është kjo ajo çka kërkojnë e duan shqiptarët? Shqiptarëve ju është vrarë shpresa dhe ndihen jo vetëm të pasigurt për jetën, por duken dhe si emigrantë të dorës së fundit nga vetë politikanët. Nuk janë të pakta arsyet se përse shqiptarët duan me dhimbje të lenë vendin e tyre.

Për të shpëtuar çka mbetur, tashmë Shqipërisë i duhet një Qeveri anti-korrupsion. Arsyet janë të shumta: Gjëja e parë është konkretizimi reali i partneritetit me Amerikën. Realizimi dhe funksionimi i Reformës në Drejtësi, reformë që vetë Amerika e ka financuar prej kaq vitesh.

Kjo qeveri nevojitet jo vetëm që mos të bëhet pengesë, por të jetë e gatshme dhe konkrete. Ajo të mos jetë pengesë për arrestimin, si të funksionarëve shtetërorë, ashtu dhe të politikanëve që kanë mandat e imunitet. Kjo qeveri do jetë ajo qeveri që do ta ketë Amerikën vërtetë partner strategjik.

Amerika ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në momente të vështira. Momente ku, vihej në pikëpyetje deri vetë ekzistenca e saj. Ka ardhur koha, që Amerika, të ndodhet dhe një herë në shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e krimit e korrupsionit, nga MAFIA- shtet, që është instaluar këtu. Shqiptarët të vetmen shpresë kanë Amerikën. Shqiptarët e kanë treguar se janë më pro-amerikanët në Evropë e më gjerë. Sot kemi nevojën më të domosdoshme për mbështetjen e Amerikës, për të mposhtur krimin dhe korrupsionin. Për të shpëtuar nga kjo klasë politike e cila, nën rrogoz, po e çon Shqipërinë drejt diktaturës e Kampit të Lindjes, e cila, po kërkon të riinstalohet në Ballkan.

Next Post
Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, shpallet në kërkim i afërmi i ish-deputetit të PD

Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, shpallet në kërkim i afërmi i ish-deputetit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In