• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Shqipëria nuk duhet të marrë anë në konfliktin Izrael-Palestinë

by Java News
01/12/2023 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Popujt me histori të herëshme nuk janë vetëm pasuri e trashëgimisë njerëzore. Ato janë arkiva e narrativës së botëkuptimit tonë për veten dhe tjetrin. Janë relievi i formësimit të vlerave tona, ku shpesh dobësitë dhe arritjet konkurojnë njëra-tjetrën si në trishtimin e këlthitjes së penës së Stefan Cvajgut; në histori, momentet gjatë të cilave mbizotëron arsyeja dhe pajtimi janë të shkurtëra dhe të papërfillshme. Në shugullimën e brishtësisë së kohërave, luftërat fillojnë kur qeveritë besojnë se çmimi i agresionit është i lirë thotë Roland Regan. Me peshën e fajësisë politike, luftrat mbeten dalta të dobëta për të latuar të nesërmen e paqtë sipas Marthin Luter King.
Tragjedia më e madhe e kësaj periudhe konflikti midis Izraelit dhe Palestinës nuk janë britmat çjerrëse që i fryjnë avujve të luftës, por heshtja lemeritëse e arsyes në arteriet e kujtesës së harruar që refuzon të dalë nga cekëtinat e interesave të ditës. Disa njerëz akoma e kanë të vështirë të pranojnë prognozën emblemë të Xhon Kenedit; gjeografia na bën fqinj, historia miq, ekonomia partnerë dhe nevoja aleatë.

Lidhjet mes shqiptarëve me rajonin e konfliktit dhe përreth tij janë të hershme, por protagonizmi shqiptar bëhet interesant gjatë periudhës osmane. Me 39 kryeministra, shqiptarët qeverisën për 100 vjet ose 1/6 e ekzistencës së kësaj perandorie. Disa nga personalitet shqiptare kanë lënë gjurmë edhe në historinë vendeve të Lindjes së Mesme.

Hajredin Pasha (Barbarosa), themelues i Algjerisë, më pas guvernatori i saj dhe admiral i flotës osmane në shek 16, ishte mik i ngushtë i mbretit të Francës Francisi I. Pas kërkesës së parisë libiane për çlirimin e Libisë nga pushtimi spanjoll ai krijoi legjionin e pestë (Khums) me shqiptarë nga eriu i Shqipërisë. Në nderim të tij, libianët i kanë vënë emrin Khums qytetit ku zbarkuan shqiptarët. 90% e banorëve të tij sot deklarojnë se janë shqiptarë.
Dinastia shqiptare e Mehmet Ali Pashës, shqiptarit nga Zemblaku i Korcës që themeloi Egjiptin e drejtuan atë nga 1805-1952. Influenca e tij ishte absolute në të gjithë Lindjen e Mesme. Në maj 1833, qeveritë britanike e franceze ndërmjetësuan zgjidhjen e njohur si Konventa e Kutahias në konfliktin midis guvernatorit të Egjiptit Mehmet Ali Pasha, dhe Sulltan Mahmudit II. Mes të tjerash djali i tij, Ibrahim Pasha do të emërohej Vali i Sirisë. Ibrahimi, i njohur me nofken “kuqo” për shkak të mjekrrës së tij të kuqërremë, administronte Jerusalemin që nga më 1831. Hyrjen e shqiptarëve në qytetin e shenjtë historiani Simon Sebag Montefiore e përshkruan si festë për të gjithë. …“për pesë ditë, myslimanët, grekët, françeskanët, armenët, madje dhe hebrenjtë, festuan me valle dhe muzikë në rrugë”. Ibrahim Pasha vendosi barazi kulturore, etnike e religjioze për të gjithë. Ai ftoi evropianët të vendosnin konsullatat në Jerusalem. Gjatë dhjetë vjetëve të sundimit shqiptar, deri më 27 nëntor 1840, banorët e Jerusalemit shijuan lirinë.

Gjiritli Mustafa Naili Pasha, nga Pojani i Korcës, ishte guvernator i Kretës midis 1832 dhe 1851 dhe vezir i madh dy herë nga 1853 – 1854 dhe 1857 -1857.
“The right man in the right place” do ta vlerësonin misionet diplomatike europiane emërimin si guvernator të Libanit më 1883 intelektualin katolik shqiptar Pashko Vasa, pas një incidentiti që kish destabilizuar vendin.
Mehdi Frashëri në mesin e 1912 u emërua guvernator i Jeruzalemit. Vendimet e Frashërit konsiderohen si hapat e parë të krijimit të shtetit të Izraelit. Ai vendosi që hebrenjtë të kishin një trupë vetëmbrojtëse, një këshill vetë organizimi autonom. Ai, gjithashtu garantoi një enklavë tjetër në Ramallah, i dha një lidhje telefonike direkte me ushtrinë Osmane e cila u kish dhënë garanci, në rast se hebrenjtë mund të sulmoheshin nga fiset arabe, do ti vinin në mbrojtje. Në vitin 1937, si përfaqësues i Shqipërisë në lidhjen e Kombeve, Frashëri u ftua në Gjenevë të jepte mendim e tij për Palestinën. Projekti e tij për krijimin e dy shteteve sipas modelit Zvicran me kantone, ndërsa Jerusalemi të qeverisej nga një komisioner i Lidhjes së Kombeve, u pa me mjaft interes. Ai mbetet aktual dhe sot, pas më shumë se 100 vitesh.

Sipas arkivave britanike, shqiptari Ahmet Hilmi Pasha ka qenë ministër financash në shtetin e pakrijuar të Trans-Jordanisë, pavarësia e të cilit u njoh nga britanikët më 1923. Më pas, më 1948 Ahmet Pasha krijoi qeverinë e parë Palestineze dhe njihet si kryeministri i parë i saj.

Me mijëra shqiptarë jetojnë edhe sot në Damask, Haleb, Oman, Aleksandri, Kairo, qytete të preferuara për ta. Familjet shqiptare janë konsideruar aristokrate dhe akoma kanë influencë në këto vende. Ata kanë ruajtur me fanatizëm origjinën e tyre. Dallohen nga mbiemrat, Albani ose Arnauti. Janë afërsisht 550 shqiptarë që jetojnë në Palestinë, kryesisht në Jerusalem, të ardhur më shumë se 200 vjet më parë.

Gjatë Luftës II Botërore një pjesë e elitës europiane u vendos në ato territore, kryesisht Siri, Egjipt dhe Liban. Mberi Zog shkoi në Egjipt. Madje sebepi që gjeneralët egjiptian më 1952 përdoren për rrëzimin e mbretit Faruk ishte roli i Zogut në oborrin mbretëror si këshilltar i Farukut i cili insistonte që ai të pranonte krijim e shtetit të Izraelit.

Qëndrimet e shtetit shqiptar në raport me palestinezët dhe izraelitët nisën të formësohen pas vitit 1945. Shqipëria e ka njohur zyrtarisht shtetin e Izraelit më 16 Prill 1949. Deri më 1973 qëndrimi i Shqipërisë komuniste kundër Izraelit “si shtet i krijuar nga sionizmi dhe imperializni botëtor”, ishte qëndrim dogmatik. Me krijimin e OCP, Shqipëria përkrahu çështjen palestineze por duke qëndruar larg veprimeve terroriste të OCP në vitet 70-80. Përfaqësuesit e saj gëzonin status diplomatik në Shqipëri. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën në vitin 1990. Shqipëria tashmë e kish njohur shtetin e Palestinës që nga viti 1988. Palestina ka ambasadë në Tiranë por Shqipëria nuk ka ambasadë në Palestinë.

Thuajse paralelisht, në maj të 1990 vijnë sinjalet e para të ndryshimit të politikës së Tiranës kundrejt Tel-Avivit nëpërmjet kontakteve të ambasadorit tonë në Romë Dashnor Dervishi dhe homologut të tij izraelit Mordechai Drori. Më 19 gusht 1991 ministri i jashtëm Muhamed Kapllani vizitoi Izraelin dhe të dy vendet firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Me rënien e komunizmit një nga hapat e parë që mori Shqipëria, krahas lidhjeve diplomatike me SHBA dhe Rusinë, ishte avancimi i marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Shteti shqiptar përkrahu marrëveshjen e Oslos më 1993 dhe vazhdonte të kultivonte marrëdhënie të mira me palestinezët.

Në mesin e viti 1998 kryeministri Nano vendosi të hapte seli të përhershme për ambasadën shqiptare në Telaviv. Vizita e fundit e Arafatit në Shqipëri ishte në vitin 1997, ndëkohë kryeministri Nano më 1998 vizitoi Tel Avivin dhe Ramallahun. Gjatë kohës së intifadës së dytë dhe qeverisjes së Sharonit, Shqipëria ka mbajtur marrëdhënie të balancuara me palët. Zv/kryeministri Namik Dokle mori pjesë në varrimin e Arafatit 19 vjet më parë. Edhe gjatë periudhës para dhe pas pranverës arabe, Shqipëria vijoi të kultivoi marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me palët.

Me hapjen e ambasadës izraelite në Tiranë në gusht 2012 marrëdhëniet mes dy vendeve filluan të intensifikohen. Vizitat e niveleve të larta të Presidentit Topi e Meta, më pas të Kryeministrit Rama dhe zv/Kryeministrit Liberman e zyrtarëve të tjerë shoqëruar me marrëveshjet e nënshkruara, kontribuan në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Sigurisht, kulmi i tyre është njohja e Kosovës nga Izraeli më 2020, në një marrëveshje të iniciuar nga Presidenti Trump. Ndërkohë, marrëdhëniet Shqipëri-Palestinë nuk shënuan ngritje për shkak të dy arsyeve. Qëndrimit të autoritetit palestinez kundër çështjes së Kosovës dhe ngrirjes së njohjeve nga ana e Ligës Arabe pas rënies nga pushteti të Presidentit Morsi.

Vizita e Presidentit Meta më 2019 dhe Kryeministrit Rama më 2021 në Kairo shërbyen për shkrirjen e stanjacionit të marrëdhënies së Kosovës me Ligën Arabe por edhe të marrëdhënies së Shqipërisë me Ligën Arabe dhe Palestinën. Sigurisht, edhe për shkak të marrëdhënieve Tiranë-Ankara, qëndrimet e Shqipërisë ndaj Palestinës ndër vite në OKB kanë qenë konstruktive.

Të pakta janë vendet të cilat në krizën e filluar 2 muaj më parë në Gaza, krizë që i ka ngritur tensionet e Lindjes së Mesme në nivelet e një krize botërore, të kenë marrëdhënie të mira me të dy palët në konflikt. Ndaj, në këtë moment historik kur Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, arritja e parë në këto nivele që nga themelimi i OKB, është e rëndësishme të ruajë një performancë të lartë me të dy palët, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe interesit kombëtar me shtimin e njohjeve të reja të Kosovës nga OBI dhe Liga Arabe. Diplomacia ka nevojë për kohezion dhe pragmatizëm. Fanatizmat politik donkishotian si ato të marrëdhënieve shqiptaro-palestineze në kohën e komunizmit, janë pirueta infantile dhe të pa dobishme. Në politikë, thotë Ted Kennedy, ashtu si në matematikë, ajo që s’është krejtësisht e saktë, është e gabuar.

Next Post

Të ftuar si krushq në dasmën pa nuse të Berishës

Comments 1

  1. Elisi says:
    2 years ago

    Profesor je fantastik me keto analiza shume te detajuara qe na mban koherent me ngjarjen dhe na jep ide me te qarta rreth situatave qe jemi dhe ne si shtete te perfshire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com