• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Shqipëria ka kaq shumë banditë dhe artistë të shkëlqyer?

by Enkel Demi
09/05/2018 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Dje, katër të rinj, studentë u lënduan me thikë para Presidencës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dje, e sollën në Shqipëri Izet Haxhinë, ndërsa të shumtë janë ata që presin të çelet kapaku i gjirizit.

Dje, Eugent Bushpepa, një mirditor si gjithë të tjerët çoi Shqipërinë në finalen e Eurosong.

Dje, Skerdjano Keraj, violinist i mirënjohur në Gjermani shkëlqeu në një koncert me Orkestrën e Radio Televizionit.

Dje, Eleni Foureira, një fierake me fustanin me toka çoi Qipron në finalen e Eurosong. Në këtë festival në finale janë tre shqiptarë si kurrë më parë me asnjë kombësi tjetër. Shqipëria, Italia dhe Qipro janë në garë me të njëjtën racë.

Të gjitha këto ngjanë vetëm dje, por në ditët e shkuara ose ato që do vijnë, kemi dëgjuar ose do të dëgjojmë sërish për tonelata me drogë, banditë që kanë kapur shtetin, rrugaçë që vrasin e presin, skifterë që grabisin, qeveritarë që vjedhin dhe shtojnë taksat të mbushin gropën e hajnisë. Por ama, kemi për të dëgjuar për shkrimtarë, sportistë, shkenctarë, muzikantë, artistë, aktorë, këngëtarë, piktorë, balerinë që vazhdojnë të shenjojnë në udhën e tyre të lavdisë edhe Shqipërinë.

Në Itali na tregojnë me gisht për Habilajt, por edhe për Saimir Pirgun me zërin kristal. Na tregojnë me gisht për narkotrafikantët dhe vrasësit me pagesë në Angli, por edhe për Ermonela Jahon në Royal Opera House në Londër. Duket sikur në këtë tokë, trëndafili çel aromëshumë në një kopshtie plot me mut. Prandaj, kam këtë pyetje që më shkakton vramendje prej kohësh: Përse kemi kaq shumë banditë dhe kaq shumë artistë?

Nuk e gjej gjetkë përgjigjen, sepse në vende të tjera, kur e zeza i përpin, këta të mirët numërohen me gishta. Këtu duket se aty ku lulëzon bari i keq, në kundërshtim me ligjësitë e bujqësisë, hedh shtat më fuqishëm kalliri i grurit. Megjithëse hanë të njëjtën bukë e pijnë të njëjtin ujë, këtu mund të gjesh koka të mendimit dhe artit, ashtu si gjen kriminelë të pamëshirshëm, që aq mirë i ka përshkruar Elvira Dones.

Këtu gjen cubin e politikës që kërkon të prishë shtëpinë e artit dhe skamnorin e artit që e ndan mendjen për vetëflijim. Gjen shkrimtarë që shkruajnë libra të vërtetë që nuk ua var kush dhe banditë që duan të kthejnë bibliotekat në salla kumari. Gjen pedofilë që i bëjnë mësues dhe poetë erotikë si Pano Taçi që të ngjethin mishtë. Ke kulla që lartohen me para droge dhe trafikun e mishit të bardhë, kurse në themelet e tyre ka vdekur Frederik Reshpja që e lartoi veten veç në poezi.

Kjo tokë që ka pjellë Enver Hoxhën dhe Gjergj Fishtën, pse vazhdon të mbetet sërish me barrë me vrasës dhe poetë?

Next Post
ZYRTARE/ Kuvendi shpall vakancën për postin e kryeprokurorit, afatet për aplikim

PS rezolutë për negociatat: Thirrje njëzëri vendeve të BE për mbështetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In