• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Pse shkëmbimi dhe ndarja e territoreve është e rrezikshme”, flet ish-zëvendësi i Ahtisarit

by A R
06/08/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Rohan, ish-numri dy në negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës, i konsideron të tejkaluara dhe të rrezikshme idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, diplomati austriak ka thënë se Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj, duke pranuar Pakon e Marti Ahtisaarit, mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Me pranimin e të drejtave të gjera për minoritetet, në veçanti për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe, siç përfshihet në Planin e Ahtisaarit, si dhe decentralizimin e kompetencave administrative, Kosova tashmë ka bërë kompromiset e saj”, ka thënë ish-zëvendësi i Ahtisaarit. Por, sipas tij, reciprociteti ka munguar nga ana e Serbisë, për të cilën thotë se vazhdon të ketë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës.

“Si hap i parë, Serbia duhet të ndalë agjitacionin e vet armiqësor kundër Kosovës, duke bllokuar lirinë e lëvizjes dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në forume rajonale.

Hapi përfundimtar duhet të jetë njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Rohan. Muajve të fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen ose shkëmbimin e territoreve të Kosovës si një zgjidhje përfundimtare.

Presidenti Hashim Thaçi refuzon ta quajë shkëmbim, por vetëm korrigjim të kufirit me Serbinë, ani pse e ka institucionalizuar kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën. Por ka refuzuar të tregojë se çka do të jepte Kosova në këmbim të Luginës. Ndërkaq zyrtarët më të lartë serbë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, vazhdojnë të pohojnë publikisht se kjo është “e vetmja zgjidhje realiste”.

“Unë kam kundërshtuar vazhdimisht idenë e ndarjes ose shkëmbimit të territoreve. Këto janë koncepte të vjetruara të shekujve të mëparshëm, të cilat nuk duhet të kenë vend në kohët moderne”, ka thënë Rohan.

Next Post
Gjyqet për Valbonën, rrezikohet vendimi për pezullimin e punimeve të HEC-eve

Gjyqet për Valbonën, rrezikohet vendimi për pezullimin e punimeve të HEC-eve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

January 8, 2026
“Flakët po përpijnë gjithçka”, zjarri tek 5 Maji kthehet në makth: Dëmet shkojnë miliona euro…

“Flakët po përpijnë gjithçka”, zjarri tek 5 Maji kthehet në makth: Dëmet shkojnë miliona euro…

January 8, 2026
Direktiva e brendshme e NATO, admirali amerikan do të mbrojë Groenlandën kundër Trump

Direktiva e brendshme e NATO, admirali amerikan do të mbrojë Groenlandën kundër Trump

January 8, 2026
Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

January 8, 2026
Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

Rama, mes politikës dhe artit! “Frankfurter Allgemeine”: Kryeministri polarizues i Shqipërisë

January 8, 2026
“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

“Sita” e kolaudimit, 23% e mjeteve “ngelen në klasë”, tymrat dhe frenat penalizojnë 81 mijë shoferë

January 8, 2026
“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

“Kërkoi falje vlonjatëve”- Tedi Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë pa ujë dhe i përzutë me polici

January 8, 2026
FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

January 8, 2026
Viti i Zi 1242\ Pushtimi mongol i Shqipërisë

Viti i Zi 1242\ Pushtimi mongol i Shqipërisë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In