• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse SHBA po e braktis traktatin e armëve bërthamore

by Java News
02/11/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga David A.Wemer/

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi më 20 tetor se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen së shpejti nga Traktati i Forcave Bërthamore të Rrezës së Mesme (INF), një marrëveshje e madhe e kontrollit të armëve, e nënshkruar midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara në vitin 1987.

Marrëveshja, që i ndaloi të dyja vendet – dhe vendet që dolën nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik – nga mbajtja e raketave bërthamore dhe konvencionale tokë-tokë me një rreze veprimi prej 500-5.500 km, është bërë e paqëndrueshme, argumentuan zyrtarët amerikanë, pasi u shfaqën dëshmi të shkeljeve ruse, dhe rritjes së vazhdueshme të numrit të raketave kineze brenda kësaj rrezeje veprimi.

Po çfarë është Traktati i INF?

Nevoja për një marrëveshje që kufizonte raketat me rreze të mesme veprimi, mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik u shfaq, pasi të dyja vendet filluan të zgjeronin arsenalet e tyre bërthamore në vitet 1970. Gjatë asaj dekade, Bashkimi Sovjetik filloi të përditësonte sistemet e saj të vjetëruara të rrezes se mesme, përmes prodhimit të një raketë të re, SS-20, për të cilën vëzhguesit në Uashington, druheshin se do të prishte ekuilibrin e fuqisë bërthamore nga Evropa në drejtim të Moskës.

Në kundërpërgjigje, Uashingtoni filloi të zgjerojë sistemet e saj raketore në Evropë, duke përfshirë vendosjen e raketave të reja Pershing, teksa nisën paralelisht bisedimet me udhëheqjen sovjetike për të kufizuar prodhimin e tyre. Negociatat u zhvilluan në fillim të viteve 1980, duke u përshpejtuar kur udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov, u nxit gjithnjë e më shumë në këtë drejtim, si pasojë e presioneve ekonomike dhe gjeopolitike në gjysmën e dytë të asaj dekade.

Presidenti i SHBA-së Ronald Regan dhe Gorbaçov, nënshkruan Traktatin e INF në dhjetorin e vitit 1987. Si rrjedhojë e tij, gati 2.700 raketa dhe sistemet e tyre të lëshimit u çmontuan nga të dyja palët deri në qershorin të vitit 1991, me vetëm sovjetikët që eliminuan 1.700 raketa.

Pse po tërhiqen Shtetet e Bashkuara?

Në janarin e vitit 2014, gazeta amerikane “The Neë York Times”, raportoi se zyrtarët amerikanë kishin prova se Rusia po testonte një raketë të re në det, e cila kundërshtonte hapur dispozitat e Traktatit INF. Megjithëse marrëveshja ishte nënshkruar dikur midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, pas shpërbërjes së kombit komunist në vitin 1991, Rusia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Ukraina, mbetën si palë pasuese të traktatit.

Zyrtarët amerikanë, besonin se Moska kishte nisur ta zhvillonte këtë raketë të re që nga viti 2008, dhe arriti ta prodhonte me sukses në korrikun e 2014-ës. Presidenti amerikan Barak Obama i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, ku e akuzonte Rusinë për shkeljen e traktatit.

Megjithëse administrata e Obamës i identifikoi shkeljet ruse, mbështetja për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i INF, nuk arriti të gjente mbështetje, deri në fillimin e administratës së Trump.

Në dhjetorin e vitit 2017, Departamenti i Shtetit publikoi ​​një “Strategji të Integruar të Traktatit INF”, e cila pohonte se “Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të angazhuara ndaj traktatit”, por paralajmëroi se “nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në të, teksa Federata Ruse vazhdon të zhvillojë sisteme ushtarake në shkelje të traktatit”.

Njoftimi i administratë Trump, pasoi përfshirjen e një programi i ri në Aktin e Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes të vitit 2018, i cili synon ndërtimin e një rakete të re kruiz (GLCM). Në atë ligj, Kongresi Amerikan autorizoi dhënien e 58 milionë dollarëve për programin.

Edhe pse kërkimi dhe zhvillimi nuk janë të ndaluara në mënyrë të hapur nën traktatin INF, testimi apo vendosja në gatishmëri e një rakete GLCM do të shkelte dispozitat e INF. Përveç shkeljeve nga ana e Rusisë, shumë zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin për ndërtimin e forcave bërthamore kineze në Azinë Lindore. Deri 95 për qind e raketave kineze, i përkasin kategorisë së ndaluar nga INF.

Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara në Traktatin e INF, e ndalon ushtrinë amerikane të zhvillojë ose vendosë raketa të llojit të tillë kudo në botë, dhe jo vetëm në Evropë. INF po e pengon aftësinë e Shteteve të Bashkuara, për të reaguar në mënyrën e duhur ndaj rritjes së ndikimit kinez në Azinë Lindore, sipas shumë prej zyrtarëve të administratës së Trump, dhe shkeljet ruse e bëjnë marrëveshjen të padenjë për t’u ruajtur, thonë ata.

Çfarë domethënie ka kjo tërheqje?

Më 21 tetor, zv/ministri i Jashtëm rus, Sergej Riabkov tha një tërheqje e SHBA-së nga traktati, do të ishte “një hap shumë i rrezikshëm”. Ai këmbënguli se kjo lëvizje përpiqet të “shantazhojë Moskën, për të marrë disa lëshime të forta në një numër fushash”.

Vendimi i Trump, u kritikua ndërkohë nga ligjvënësit republikanë si senatorët Bob Korker dhe Rand Pol, me Korker që shpresoi se masa qe thjesht një dredhi për të detyruar Moskën të riafrohet me Uashingtonin mbi çështjet e rëndësishme globale. Gejvin Uilliamson, sekretari britanik i mbrojtjes, sinjalizoi mbështetjen e Londrës për marrëveshjen, duke këmbëngulur se lëvizjet e Moskës e kanë shndërruar maraveshjen në një “parodi”.

Më 2 tetor, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord me vendosmërinë e Uashingtonit, se Moska kishte shkelur rregullat e traktatit. Megjithatë, shumë aleatë europianë mund të kenë shqetësime të mëdha për fundin e marrëveshjes.

Qeveria gjermane tha se do të ndihej e keqardhur për çdo vendim, për të ndryshuar “një element të rëndësishëm të kontrollit të armëve, që në veçanti i shërben interesave evropiane”. Pasi u nënshkrua INF, Gjermania, Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia i shkatërruan raketat e tyre me rreze të ndërmjetme, pavarësisht se nuk janë palë e marrëveshjes.

Dislokimi i raketave Pershing gjatë Luftës së Ftohtë, nxiti një kundërshtim të ashpër në Gjermani dhe rikthimi i raketave të reja të SHBA në Evropë, mund të nxisë një reagim të ngjashëm.

Nëse Trump do të mbajë premtimin e tij për tu larguar nga INF-në, kjo do të çelte dritën jeshile ndërtimit të mundshëm të një mburoje bërthamore në Azinë Lindore, ndërsa Uashingtoni duket se kundërshton praninë në rritje të Kinës në atë rajon. Një vendosje e raketave në Guam ose në territorin e aleatëve në Japoni dhe Australi, do të ngrinte pikëpyetje, me pasoja të pasigurta për rajonin.

Burimi: “Atlantic Coucil” Në shqip nga bota.al

Next Post
EMRAT/ Aksidenti tragjik në ‘Rrugën e Kombit’, ja kush janë viktimat

EMRAT/ Aksidenti tragjik në 'Rrugën e Kombit', ja kush janë viktimat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

January 10, 2026
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës

January 10, 2026
VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

January 10, 2026
Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

January 10, 2026
VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

January 10, 2026
Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In