• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pse Serbia po e bllokon linjën energjetike Kosovë – Shqipëri?

by Java News
01/02/2017 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, autoritetet në Prishtinë presin që Serbia të zhbllokojë linjën e interkonjeksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo linjë ishte shpallur e përfunduar dhe inauguruar në qershor të vitit të kaluar. Për këtë projekt, janë shpenzuar mbi 75 milionë euro, thonë zyrtarë qeveritar.

Për shkak të bllokimit të lëshimit në qarkullim, autoritetet e Kosovës presin që edhe kjo çështje të jetë një nga temat e diskutimit në bisedimet e Brukselit, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se pret që hapja e çështjes së interkonjeksionit në dialog me Beogradin, të ndodhë që në takimin e radhës.

Ajo për Radion Evropa e Lirë tha se Serbia ka shkelur marrëveshjen për energji, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015 nga kryeministrat e të dy shteteve dhe përfaqësuesja e Bashkimit Evropian.

“Dhe, prej atëherë Serbia e ka bllokuar pavarësimin e KOST-it që është pjesë e marrëveshjes për energji dhe kjo që ka implikime edhe në çështjen e interkoneksionit Kosovë – Shqipëri, e cila është gati, po nuk ka mundur të aktivizohet për shkak të bllokadës se Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se Republika e Serbisë ka kohë që vazhdon të interferoj në sistemin energjetik të Kosovës, dhe nuk e njeh pavarësinë e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Për këtë arsye, Stavileci, ka thënë se me kërkesë të Komunitetit të Energjisë me seli në Athinë, pritet që këtë proces Serbia duhet ta zhbllokoj deri në fund të muajit shkurt të këtij viti.

“Problemi qëndron tek pala serbe që nuk ka zbatuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe ne kemi pasur një plan i cili është lidhur direkt me anëtarësimin e operatorit të sistemit të transmisionit, KOSTT, në platformën ENTSO – që është Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji, ku një zonë e caktuar bëhet zonë e pavarur energjetike, dhe këtu Serbia ka bërë bllokada në zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Stavileci.

Në vitin 2015, Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për Kyçje të Sistemit Energjetik të Kosovës në Zonën Sinkrone të Evropës Kontinentale.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në mes të KOSTT –it në njërën anë dhe organizatës se Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike (ENTSO-e) dhe 29 operatorëve të grupit Regjional të Evropës Kontinentale.

Por, Serbia nuk ka nënshkruar këtë marrëveshje, me çka e ka bërë jo të plotfuqishme atë, ngase kërkohet nënshkrimi i të gjitha vendeve anëtare.

Mustafë Hasani, krye-shef ekzekutiv në KOSTT, ka treguar se me këtë marrëveshje KOSTT-i është bërë zonë kontrollues e pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Evropës Kontinentale. Por, shteti i Serbisë, sipas tij, për çështje politike dhe financiare po e bllokon këtë.

“Serbia e përvetëson një të hyrë financiare vjetore dhe këto të hyra janë prej 4- 5 milion euro, nga rrjedha e energjisë elektrike që ecën nëpër rrjet të transmisionit. Dhe, kështu asaj nuk i konvenon shumë të nënshkruaj këtë marrëveshje”.

“Në momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, të hyrat nga alokimi i kapaciteteve dhe menaxhimit të kongjestioneve i takojnë KOSTT-it. Pavarësisht kësaj, edhe për vitet që kanë kaluar, ne kemi bërë kërkesë që ato para të kthehen,” ka thënë Hasani.

Ai ka treguar se në fund të vitit të kaluar, ENTSO i ka dërguar letër Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen deri më 21 shkurt, kur pritet të mbahet edhe takimi i Asamblesë së Përgjithshme, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Koha Ditore: Një marrëveshje për ta mbajtur të fshehtë të ardhmen e murit

Koha Ditore: Një marrëveshje për ta mbajtur të fshehtë të ardhmen e murit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In