• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse s’bëhet dot Greqia, lidere e Ballkanit?

by Ben Andoni
05/02/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Arsyeja e parë që fqinjët tanë nuk bëhen dot liderë të Ballkanit, por që harrohet dhe mënjanohet, është se performanca ekonomike e Greqisë megjithë përmirësimin e kohëve të fundit nuk e do justifikojë dot kurrë këtë rol. Arsyeja e dytë është pak më ndryshe, por gjithsesi lidhet disi me të parën. Falë kësaj ekonomie, Greqia nuk e justifikon dot kurrsesi rolin politik në rajon, përpos shtrëngesave që u bën fqinjëve në emër të parimeve të BE-së. Agresiviteti aspak normal që tregohet ndaj fqinjëve të saj e plotëson më së miri kuadrin e pafuqisë që ka ky vend në rajon. Shqipëria e ka provuar në kurrizin e vet këtë sjellje me kushtëzimet e lodhshme, që na kanë bërë pas ’90 dhe me ndërhyrjet e turpshme në vitin 1997. Po ashtu, publiku shqiptar asnjëherë nuk do të perceptojë se pse Parlamenti grek, e ratifikoi thjesht në momentet e fundit traktatin e Shqipërisë në NATO dhe MSA, ndërkohë që në takimet bilaterale, fqinja jonë zotohej vazhdimisht për fqinjësinë e mirë dhe reciprocitetin.

Dhe, fakti që Greqia ndryshon pak ose aspak e patëm mundësinë ta shikojmë në orët e fundit, ku deklarata e presidentit grek para ushtarakëve të vendit të tij, ishte realisht asfare miqësore paçka kinse normalitetit grek të ligjërimit.

“Ne kemi thënë se duam për të ardhmen tonë një perspektivë të mirë dhe e dimë gjithashtu që në kohë të vështira Greqia qëndron pranë. Por kjo miqësi nuk mund të jetë një miqësi në mënyrë të njëanshme. Shqipëria duhet të kuptojë, veçanërisht lidershipi aktual, se shembujt e përditshëm që jep dhe këto nuk prekin vetëm Greqinë, nuk përshtaten me një numër të madh shtetesh të komunitetit ndërkombëtar dhe vendeve kandidate për në BE.

Nga sjelljet që shkelin rëndë të drejtat themelore të njeriut, sikurse janë sjelljet që vazhdojnë me minoritetet dhe me minoritetin tonë. Ashtu siç janë sjelljet që shkelin një të drejtë të shenjtë dhe të rëndësishme, si e drejta për pronën. Megjithatë, Shqipëria vet minon perspektivën e saj evropiane dhe nuk mund të jemi indiferentë ndaj sjelljeve të tilla. Ne ja kemi borxh vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Prandaj në Ballkan është rritur përgjegjësia jonë se cilat vendeve duhet t’i bashkohen BE-së”, deklaroi Pavlopoulos.

Kjo deklaratë të bën të besosh se ka ende shumë gjëra që nuk zbardhen nga kontaktet mes dy vendeve tona. Realisht, pas deklaratave që kanë bërë të dy delegacionet respektive, që morën pjesë në raundin e dytë të bisedimeve greko-shqiptare ka mbetur shumë pa u treguar dhe ajo është e zbuluar pjesërisht, vetëm kur palët vendosën të flisnin veçmas me mediat e tyre. U zbulua çështja e kufirit detar, u zbulua që Çështja Çame ishte mënjanuar që në fillim nga tryeza e bisedimeve, dhe na u tregua se do të përmirësohen tekstet greke të shkollës. Anipse nuk ka referencat e duhura për heqjen e Ligjit të Luftës, megjithëse me shumë gjasë ai do t’i çohet parlamentit grek për ta abroguar mbas takimit Rama Cipras nga qeveria e këtij të fundit, duke na treguar lëshimin më të madh të tyre.

Gjithsesi, larg këtyre, t’i kupton se ingranazhet e shtetit grek e drejtojnë më shumë vendin e tyre kah problemeve me shqiptarët, por edhe fqinjëve për të mbajtur një tension të shtuar në këtë rajon të tensionuar të Evropës. Nëse pala shqiptare mënjanoi çështjen Çame, ky është problemi i saj fillimisht dhe jo i Greqisë. Dhe, madje aspak i vogël. Kurse reagimi i përsëritur agresiv i presidentit grek jo thjesht lë për të dëshiruar, por tregon sesa diferencë kanë qëndrimet e institucioneve greke ndaj shqiptarëve edhe kur këta tregohen kortezë me ta.

Shqipëria e ka njohur dhe e ka ratifikuar Konventën Kuadër, por Greqia që e ka njohur dhe nuk e ka ratifikuar, i jep të drejtën vetes të këlthasë më shumë se kushdo në Ballkan për të drejtat e pakicave, e kjo të bën të mendosh se pariteti mungon krejtësisht. Paçka se ajo që ka ndodhur me Çamët është një faqe e errët për historinë moderne të fqinjit tonë, që jo vetëm nuk e pohon, por mundohet ta fshijë. Për fatin e keq, sa më shumë të përpiqesh ta fshish diçka aq më shumë ajo të lëndon. Dhe, kjo po ndodh me Greqinë.

Jo se Republika fqinje ish-Jugosllave e Maqedonisë vepron më mirë me shqiptarët, porse në këtë vend të paktën ka përpjekje dhe qarqe që po mundohem të bëjnë një pajtim etnik, kurse në parlament jo vetëm përfaqësohen, por shqiptarët po marrin pak nga pak atë që u takon.

Këto janë paksa nga sfidat në rajon, porse Greqia, si anëtare e BE-së në pellgun tonë, po të mos llogarisnim Bullgarinë dhe Rumaninë, i takonte t’i fashiste dhe të ishte e ekuilibruar. Gjë të cilën nuk e bën sepse i interesojnë me sa duket fqinjët e dobët, por edhe se për hir të së vërtetës: Greqia nuk bëhet dot kurrë lidere në Ballkan. (Javanews)

 

Next Post
U akuzua si ish-sigurims, Kozma Jano pezullohet nga gara për në KLP

U akuzua si ish-sigurims, Kozma Jano pezullohet nga gara për në KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In