• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha po e baltos Altin Dumanin?

by Ylli Pata
13/12/2024 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fushata publike e baltës së Sali Berishës ndaj Altin Dumanit u shtua edhe më shumë pasi kreu i SPAK mori një çmim botëror nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Doktori e di që ai çmim nuk është gjë tjetër veçse një shuplakë politike e radhës ndaj tij prej Uashingtonit zyrtar. Shuplakë, që erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Britanisë së Madhe që e vulosi “Non Grata forever”.

Siç pritej reagimi i Sali Berishës dhe qarqeve pranë tij nuk do të ndryshonte asgjë në perceptimin public ndaj SPAK, që siç u pa në sondazhin e fundit, bashk me ambasadën e SHBA kryesojnë institucionet më të besueshmet në vend.

Në këtë situatë, Berisha megjithatë nuk po rri duarkryq. Ka krijuar brenda grupimit të militantëve të tij një narracion që vetëm po ta përsëritësh është një “estradë Ballshi”.

Skifterët e doktorit kanë dy javë që po përhapin thashethemin se Trump ka shpallur Soros organizatë terroriste dhe do të mbyllin të gjit soroistët në kampin që Edi Rama dhe Giorgia Meloni ka hapur në Gjadër. Por nuk mbaron me kaq, pjesa tjetër është se Edi Ramën do e marin me helicopter më 21 janar e do ta çojnë në SHBA. Kaq? Jo, fabula e berishjanëve ka shfrenuar fantazinë edhe më tej. Po hapin fjalë se kur të vijë Donal Trump në zyrën ovale do vendosëë Argita Berishën në krye të SPAK, e të gjithë prokurorët aktualë do të shkojnë në burg. Janë të gjithë këto budallallëqe, që ndjekësit fanatikë të Berishës në territor po i përsërisin ditë për ditë, që të krijojnë apo mundohen të krijojnë një opinion, por që në fakt janë kthyer në lolo nëpër lagje ku po i qeshin të gjithë. Demokratë, që kanë votuar rregullisht për PD-në që nga 1991, tallen dhe thonë që as nuk e kanë ndër mend të dalin në zgjedhjet më 11 maj, siç nuk kanë bërë vjet në zgjedhjet lokale.

Por, demokratët, duke e njohur mirë, madje ju ka ardhur në majë të hundës narracioni jashtë çdo logjike e kohe i doktorit, thonë se të gjithë këtë sulm ndaj Dumanit, e ka si municion të vetëm politik, sepse e parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të pësojë disfatën më të rëndë që ka pasur ndonjëherë. Shikoni rastin e Ilir Metës, rrëshqitja psikologjike e tij erdhi vetëm kur përjetoi një thatësirë politike të partisë së tij, ku votuesit i ikën nga sytë këmbët ditë pas dite. Një panoramë që Sali Berisha, si një politikan profesionist po e vërteton ditë pas dite. Ku në çdo aktivitet politik të partisë që drejton nuk mblidhen as ata që janë anëtarë në letrat e sektorit të organizimit.

Ndaj ka shpallur bllokimin e rrugëve në prag të krishtlindjeve, thjesht për tu sharë me rob shpie nga njerëzit që do të mësyjnë Tiranën ditët e festive. Për tu treguar militantëve të tij, se nëse nuk i duan, më mirë të na shajnë, madje të kenë frikë nga ne. Identik si mentaliteti i organizatave apo fraksioneve terroriste, që synimet politike, kërkonë t’i realizojnë me metoda invasive. Por gjasat janë se e gjitha kjo vjen ngaqë Berisha që hundën nuk e ka të vogël, nuha diçka vërtetë të rëndë as 20 janarit për veten e tij…

Next Post
Takim i përbashkët parlamentar Shqipëri-Kosovë, zbulohet ku dhe kur do të mbahet

Takim i përbashkët parlamentar Shqipëri-Kosovë, zbulohet ku dhe kur do të mbahet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Z Altin Dumanit,monstra e vicidolit e banditet e tije i hane mutin e ate senin,skane ca ti bejne antshqiptaret.Per disa dite do ta shohim mbas hekurave,monstra perfundon i izoluar ne burg ne 41 bis.Ky do jete fundi i mashtrime,dhunimeve e poshtrimeve qe ju ka bere shqiptarve,do ngodhin si krokodil i pa ushqyer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In