• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “Republika e Re” e shuan zjarrin e Unazës së Re?

by Astrit Patozi
03/12/2018 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unë jam shumë dakord me Andi Bushatin që kjo qeveri është e korruptuar dhe se atë e kanë të vështirë për ta mbrojtur në këtë pikë edhe avokatët e vet mediatikë. Madje edhe që ajo ka ndërmend të vjedhë në çdo projekt të madh të saj, duke përshirë pa asnjë dyshim Teatrin apo Unazën e Re.

Por mendoj se kjo nuk ka asnjë lidhje me protestën e Astirit, e cila nuk ka nisur dhe as po bitiset për këtë shkak. Sepse banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur atje se janë shqetësuar nga çmimi i lartë për kilometër i rrugës, që do të ndërtohet më vonë, por për të ruajtur shtëpitë e tyre nga prishja sot. Në rastin më të keq, për t’u marrë një dëmshpërblim të mirë atyre, nëqoftëse qeveria nuk do të tërhiqet. Dhe ata janë plotësisht legjitimë në pretendimin e vet. Sikurse të gjithë ne e dimë se deputetët e parë të PD dhe LSI mbërritën tek Unaza e Re vetëm disa ditë pasi protesta kishte filluar.
Nëse opozita zyrtare do që të protestojë për korrupsionin galopant dhe të gjithëpërhapur të qeverisë, ajo nuk ka pse qëndron tek Astiri, sepse aty vetëm ndonjë fadromë apo buldozer të kompanive private mund të gjejë.

Aty e ka kryeministrinë, le ta rrethojë dhe të qëndrojë atje deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramës. Le t’i bashkohen asaj proteste madhështore edhe banorët fatkeqë të Unazës së Re, sepse nuk e kanë shumë larg, por dhe qëllimin e arrijnë njësoj ashtu. Dhe me atë rast opozita nuk shpëton vetëm shtëpitë e tyre nga prishja, por çliron një popull të tërë nga një qeveri që po i merr shpirtin, duke e grabitur dhe poshtëruar.
Problemi është se Lulzim Basha e di shumë mirë që nuk e ndjek njeri në kauzën e vet të rreme për të çliruar shtetin nga korrupsioni dhe oligarkia. Dhe për këtë shkak, ai po ndjek çdo rast, ku protestohet ndaj qeverisë, pavarësisht motivit që i shtyn njerëzit të revoltohen.

Ndaj edhe sot jemi katandisur në pikën kur njerëzit në hall nuk kanë ndonjë shpresë se do ta zgjidhin atë duke u drejtuar nga opozita, ndërsa kjo e fundit po përpiqet dëshpërimisht të zgjidhë hallin e vet, duke përgjuar çdo vend ku mblidhen njerëz.
Hija e mashtrimit me gjoja kauzën e “Republikës së Re”, e cila shfaqet para njerëzve sa herë që kryetari i Partisë Demokratike merr poza serioze dhe trash zërin kundër qeverisë është një taksë e rëndë, që do të paguhet për një kohë të gjatë. Sepse të gjithëve u kujtohet ajo shprehja legjendare “më gënjeve një herë, është faji im, më gënjeve dy herë…”

Është kjo arsyeja se përse numri i protestuesve tek Unaza e Re nuk ndryshon shumë, si kur shkon rrallë e për mall Lulzim Basha, ashtu edhe kur qëndron shumë e për lumë në cilësinë e deputetit dëzhurn Klevis Balliu.

Next Post
Nuk ka më ‘bomba’ në Maqedoni, krijohet Agjencia e Përgjimeve

Maqedonia përballet me një tjetër hije skandali përgjimesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In