• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse reforma në drejtësi, nuk është më një çështje e negociueshme

by Alfred Peza
04/07/2019 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që e ka bashkuar edhe më shumë Sali Berishën me Ilir Metën pas 30 Qershorit, është dalja e tyre me zë të lartë, hapur dhe publikisht kundër reformës në drejtësi. Diskuri i Presidentit dhe ish Kryeministrit ka vërtetuar atë që dihej prej kohësh, se; kryehalli i tyre nuk ka qenë as standardi i zgjedhjeve, as vota e lirë, as mungesa e lirisë e demokracisë, por vetëm zhbërja e reformës në drejtësi.

Pika tjetër e përbashkët e dy udhëheqësve realë të opozitës sonë të rrugës, ka qenë fakti se ata janë të bindur se pengesa për këtë hall që u ka zënë janë Edi Rama, SHBA dhe BE. E prapa tyre, ata shohin figurën e George Sorosit. “Nëse drejtësia do të kishte hetuar sdo ishte kurrë në këtë… ajo pseudo reforma e Soros që i dha pushtetin Edi Ramës”,- u shpreh Sali Berisha.

Ndërsa Ilir Meta në konferencën e tij të famshme të 2 korrikut, tha se “kam dy fjalë dhe për miliarderin e nderuar George Soros: Nuk e kam dëgjuar më vëmendje Viktor Orban-in në vitin 2000, në janar, kur unë po i flisja gjithë dashuri për Sorosin,… dhe më tha: Kini kujdes se nuk është edhe aq democrat sa çduket dhe shpesh komploton kundër demokracisë!

Unë do ti them zotit Soros… se “Shqipëria është vërtet një vend i vogël për përmasat e tij, ndaj të vazhdojë të investojë në tregje të mëdha sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit! Eshtë President i Shqipërisë dhe do I dalë për zot Shqipërisë!”

Kujtoj se partia në pushtet e Victor Orban, hungarezja “Fidesz” u përjashtua këtë pranverë nga Partitë Popullore Europiane, pikërisht për qëndrime të tilla si këto të Berishës e Metës. PD e Shqipërisë është pjesë e këtij grupimi politik të partive të djathta të kontinetit.

Eshtë e qartë se me këto qasje, si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta, si para ashtu edhe pas 30 Qershorit, nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po kërkojnë që të krijojnë një situatë politike në Shqipëri, për ti detyruar SHBA dhe BE që të ulen me ta për të negociuar një nga investimet e tyre më të rëndësishme të këtyre 30 viteve të fundit në Shqipëri: Reformën në Drejtësi!

Askush nuk i dëgjon e për rrjedhojë, nuk mund të meret me teorite konspirative të Sali Berishës dhe Ilir Metës për komplotin sorosian mbi demokracinë shqiptare. Përgjigjen më të saktë e përfundimtare për këtë, e dha sot Genoveva Ruz Calavera, shefja e misionit të ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) në Samitin e Poznanit në Poloni.

“Thelbësore është që Shqipëria të ketë një shtet ligjor funksional dhe një sistem ligjor të pavarur. Kjo nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë process, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur. Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani”,- tha Calavera.

Kaq mjafton për të kuptuar se pas dështimit të aksionit opozitar për 30 Qershorin nën moton “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”, është e kotë që të vijosh të sfidosh hapur e publikisht, SHBA dhe BE për reformën në drejtësi të Shqipërisë.

Në këtë përplasje të paprecedentë, “veza” e opozitës së rrugës, u thye më 30 Qershor. Për të mos e hedhur atë tej, nuk është ende vonë, që të shpëtohet çtë mundet prej saj. Historia e politikës botërore e rajonale, ka njohur liderë shumë më të mëdhenj se katërshja e opozitës sonë, të cilët dolën nga loja pikërisht atëherë kur nuk ditën që të kuptonin e ti lexonin siç duhet, sinjalet e epokës së tyre të perënduar.

Next Post
U kap me 6 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me 6 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In