• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “rastisi” hetimi për konçesionin e skanimit me afatin e Lu-së për “peshqit e mëdhenj”?

by Ylli Pata
13/12/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një hetim i nisur në Shtetet e Bashuara të Amerikës ndaj një kompanie që ka fituar para 4 viteve koncensionin e skanimit të kontenierëve në doganat shqiptare, ka “rastisur” që të ndodhë në një afat skadence të përmendur nga ambasadori Donald Lu.

Agjencia financiare prestigjoze “Bloomberg” shpalli se është gjetur një skandal në një kontratë të kompanisë “OSI System” apo e njohur ndryshe si “Rapiscan”. Sipas “Myddy”, një kompani investiguese amerikane, Rapiscan që ka fituar konçensionin në vitin 2013-para zgjedhjeve të 28 qershorit të atij viti, shiti gati gjysmën e aksioneve tek një mjek shqiptar në shifrën qesharake të 5 dollarëve.

Sipas Bloomberg, kjo është një skemë për të fshehur një rryshfet që mund t’i jenë dhënë zyrtarëve shqiptarë nga ana e kompanisë amerikane.

Ky lajm ka tronditur Rapiscan-in në bursë duke ulur ndjeshëm vlerën e aksioneve. Kjo situatë ka alarmuar aksionerët e kompanisë, që kanë paditur  krerët e Rapiscan-in dhe pritet të nisen hetime nga qeveria federale e SHBA. Nëse ndodh kjo,(sipas gjasave po ndodh), atëherë loja hapet si vaji në lakra, pasi zyrtarët e Rapiscan-it do të nxjerrin se kush është personi që bleu aksionet me vlerën 5 dollarë dhe pse është kryer ky transaksion.

I gjithë ky vrull hetimesh ka “përkuar” me një periudhë që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu e ka cilësuar si “sezoni i gjuetisë së peshqve të mëdhenj”. Vetëm pak javë më parë, Lu-ja tha se nga janari do të “hamë peshq të mëdhenj”. Duket se në këto lëvizje nuk janw rastësi, por një koordinim preçiz që ka gjasa të përhapet së shpejti, ku pritet të dalin fakte jo vetëm për Rapiscan-in, por edhe për kontrata të tjera, siç është afera CEZ, ngjyrosja e karburanteve, apo edhe transaksione të tjera që kanë lënë gjurmë në lëvizjen e parave. Pikërisht për këtë arsye, SHBA ka qenë ngulmuese për reformën në drejtësi dhe aktive në çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ngulmuar në largimin e Adriatik Llallës të cilin e ka cilësuar të papërshatshëm për të hetuar “peshqit e mëdhenj”, ndaj e ka shpallur atë si “non grata” për ta vizituar SHBA-në dhe disa bashkëpunëtorë të afërt të tij.

Hetimi për çështjen e “Rapiscan” nis si një çështje ekskluzivisht amerikane, pasi bëhet fjalë për qytetarët e SHBA që kanë paditur kompaninë se i ka varfëruar, duke i shitur 49% e aksioneve të kontratës me qeverinë shqiptare me vetëm 5 dollarë. Hetimi amerikan pritet të bëjë publike transaksionet që lëvizin  nga kontrata e skanimeve.

Po ç’është kontrata e Rapiscan-it?

Kompania amerikane merr një shifër prej 30 eurosh për çdo kontenier që futet dhe del nga doganat shqiptare. Ajo ka paguar tek qeveria rreth 100 milionë dollarë, ndërkohë çdo ditë merr nga qytetarët miliona e miliona tw cilat kalojnë tek dy degët e konsorciomit: 51% tek amerikanët e  “OSI System” dhe 49% tek një mjek enigmatik shqiptar që i ka blerë këto aksione me vetëm 5 dollarë.

Rruga e transaksioneve të parave do të zbulojë shumëçka mbi destinacionin real, jo vetëm të parave fillestare që ka paguar Rapiscan por edhe rrugën e parave të përditshme që paguajnë shqiptarët si dhe të huajt çdo ditë në hyrjen e daljen e kontenierëve nga të gjitha pikat doganore në Shqipëri. Kështu, që pas nisjes së hetimit në SHBA, ka shumë gjasa që Departamenti Amerikan i Drejtësisë të kërkojë bashkëpunimin e Prokurorisë Shqiptare për të zhvilluar paralelisht hetime për këtë çështje.

Nga pala shqiptare, ka reaguar deri tani zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ka deklaruar se “zhurma që po bëhet në lidhje me çështjen synon që të heqë vëmendjen nga trafiku i drogës dhe implikimi i qeverisë së Edi Ramës”. Sipas zëdhënëses së ish-kryeministrit: “Rapiscan është kompani lider dhe prestigjoze në botë për prodhimin e skanerëve dixhitalw dhe pamjet që merren nga doganat shqiptare transmetohen në kohë reale në të gjithë agjencitë ligjzbatuese të botës”.

Hetimi i nisur në SHBA nuk ka të bëjë me cilësinë e shërbimit, por me transaksionet e dyshimta të kontratës me qeverinë shqiptare. “Rastësia” kohore e nisjes së hetimit me deklaratën e ambasadorit Lu për “peshqit e mëdhenj”, duket se është pjesa intriguese dhe që pritet të shkaktojë turbullira në ditët në vazhdim.

Kompania që ka nisur hetimet në SHBA, e që u bë publike nga “Bloomberg”, është një nga aktorët e rëndësishëm që kanë nxitur  hetime në shumë vende të botës. “Bloomberg” informoi se të dhënat i përkasin firmës amerikane që fitoi tenderin e skanimit të kontenierëve në prag të zgjedhjeve të 2013-s.

Ndër vite, “Myddy” është shndërruar në një prej denoncuesve kryesore të aferave korruptive në të gjithë botën, përfshi vende me nivel korrupsioni shumë të ulët si SHBA, Gjermania apo Suedi, e gjithashtu vendeve në zhvillim si Brazili apo Kina.

Një prej aferave më të mëdha të denoncuara nga “Myddy” është ajo e kompanisë “Petroleo Brasileiro” (Petrobas), e cila pas denoncimit u provua nga drejtësia braziliane si fajtore për pagim rryshfeti për të siguruar një megakontratë për ndërtimin e një fushe naftënxjerrëse në det. Çështja u gjykua edhe në Holandë, për shkak të kontratave të Petrobas në këtë vend. Pas hetimit, drejtësia holandeze vendosi të gjobisë Petrobas-in me 240 milionë dollarë.

Në Kinë, hetimi i “Myddy Water”, siç raporton “Financial Times”, solli burgosjen e dy drejtorëve të dy kompanive multimiliardere .

Ndërkohë, në Gjermani, “Myddy” shpalli skandalin e firmës “Stroer”, e cila nisi në vitin 2010 si një kompani publicitare pankartash, por brenda pak vitesh njohu një rritje astronomike, duke u shndërruar në një prej klientëve të Deutsche Bank.

Pas raportimit të “Myddy”-t, drejtësia gjermane provoi se “Streor” kishte falsifikuar bilancet e saj, me qëllim fitimin e disa kontratave përmes mashtrimit të kompanive partnere.

Next Post
Politika si shfaqje dhe shfaqja si politikë!

Kryeprokurori i Përkohshëm dhe sherri i përhershëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In