• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse quhet ‘mbreti’ i Champions League, ja shpjegimi i pseudonimit të Ronaldos

by A R
21/12/2021 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cristiano Ronaldo ka marrë disa “nofka” gjatë karrierës së tij në futboll. Mbi të gjitha njihet si CR7, akronim i cili është bërë marka e tij, stampohet në të gjitha produktet e portugezit. Tifozët e tij më të zjarrtë mund ta thërrasin “GOAT” për të përshkruar yllin e preferuar, ndërsa tifozët kritikë të futbollit nganjëherë e sulmojnë me fjalën poshtëruese “Penaldo” (ka shënuar shumë gola me penallti).

Pastaj, nëse jeni mjaft i afërt me të, 36-vjeçari mund t’ju lejojë edhe ta quani “Cris”. Një tjetër pseudonim që përdoret më shpesh nga komentuesit e futbollit është “mbreti” i Champions League. Le të analizojmë më poshtë se pse e ka marrë këtë përcaktim.

Ronaldo njihet nga disa si “Mister Champions League” për shkak të suksesit të tij të pashembullt në këtë kompeticion, si në nivel klubesh, ashtu edhe individual. Ai ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, duke e bërë “sefte” me Manchester United në sezonin 2007-2008, përpara se të vazhdonte të grumbullonte edhe katër të tjerë gjatë kohës te Real Madridi.

Përveçse ka ndihmuar skuadrat për të cilat ka luajtur që ta fitojnë këtë garë në pesë raste, Ronaldo ka thyer rekorde pas rekordesh në Ligën e Kampionëve. Për shembull, ai është në një farë mase golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e kompeticionit madhor të klubeve europiane, përpara Lionel Messit.

Gjithashtu ka luajtur më shumë ndeshje në Champions, duke kaluar ish-bashkëlojtarin te Real Madridi, Iker Casillas, në vitin 2021. 17 golat e shënuar nga Ronaldo në edicionin 2013-2014 janë shifra rekord për Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm.

Në epokën moderne, CR7 është i vetmi lojtar që ka shënuar në tri finale të ndryshme të Champions-it (2008, 2014, 2017). Duhet theksuar se Alfred Di Stefano shënoi në pesë finale të Kupës Evropiane, përpara ndryshimit të formatit dhe emrit në vitin 1992.

Para se të largohej nga “Old Trafford” për te Real Madridi, ikona e Portugalisë deklaroi se fitimi i Ligës së Kampionëve ishte “pika më e lartë” në karrierën e tij dhe, siç dëshmon lista e lartpërmendur e rekordeve, ai me siguri ka shkëlqyer në këtë kompeticion qysh atëherë.

Clarence Seedorf u quajt “Zoti i Champions League” shumë përpara se lidhja e dashurisë së Ronaldos me kompeticionin në fjalë të bëhej e njëjta gjë. Seedorf e mori këtë pseudonim për faktin se fitoi Champions me tri ekipe të ndryshme; Ajax, Real Madrid dhe Milan.

Ronaldo ka marrë pjesë në gjashtë finale të Ligës së Kampionëve, duke fituar pesë dhe duke humbur një herë. Triumfi i tij i parë në Ligën e Kampionëve erdhi në sezonin 2007-2008 me Manchester United që mposhti Chelsea në Moskë, por humbi finalen e sezonit të ardhshëm, pasi Barcelona doli fituese në Romë.

Ronaldos iu desh të priste deri në sezonin 2013-2014, kur luante për Real Madridin, që ta fitonte trofeun për herë të dytë, me tre tituj të tjerë të shtuar në “palmares” më 2016, 2017 dhe 2018. Ai ka luajtur mbi 180 ndeshje në Champions, duke shënuar 140 gola.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Dje dhe sot: Çfarë mendonte dhe çfarë mendon emigranti Zaçe për Sali Berishën

VIDEO/ Dje dhe sot: Çfarë mendonte dhe çfarë mendon emigranti Zaçe për Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In