• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse pushimet nuk janë çlodhëse për disa? Mendësia ankthioze e pushimeve

by Rudina Koromani
28/08/2023 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Pushimet, ndonëse kryhen në periudha të ndryshme të vitit, qëllimin e kanë të njëjtë : largimin nga stresi i përditshëm dhe rifitimin e  energjive të reja. Pushimet ofrojnë një mënyrë të re për të perceptuar jetën, kush jeni dhe si e kaloni kohën tuaj. Kur udhëtoni, takoni njerëz të rinj, kultura të reja, përjetoni gjëra të reja, filloni të gjitha llojet e aventurave (qofshin ato të të mira, apo të këqija) dhe ndoshta edhe ripërcaktoni kuptimin tuaj të jetës. Është e natyrshme dhe domosdoshmëri të dëshirojmë një pushim nga rutina, nga puna, nga përgjegjësitë dhe njerëzit që na stresojnë çdo ditë.

Pushimet ju japin paqen e mendjes; Rrisin kreativitetin tuaj; Përmirësojnë aftësitë tuaja komunikuese; Zgjerojnë horizonte të reja; Rrisin besimin tuaj; Mundësojnë përjetimin e eksperiencave reale; Krijojnë kujtime; Ndihmojnë të kuptoni veten.

 Sipas neurostudiuesëve, kur udhëtojmë, shumë automatizime të mendimeve e sjelljeve tona zbehen, duke u lënë vendin përvojave të reja që ndërtojnë rrugë të reja nervore në tru, të cilat na bëjnë më kreativë dhe më pranues për ide të reja,  rrjedhimisht duke na bërë dhe më të lumtur.

Në aspektin psikologjik, pushimet shihen si mjaft të dobishme për procesin e ndërgjegjësimit të individit,  proces vetdijshmërie që shton shanset për një gjëndje të lumtur,  çoodhës e të paqtë, duke e bërë individin të ndihet më i pranishëm dhe vetëdijshëm me veten, me njerëzit përreth, mjedisin dhe aktivitetet përreth tyre.

Por jo të gjithë individët arrijnë të përfitojnë maksimalisht nga pushimet, ndonëse përpiqen shumë ….madje disa përfundojnë të jenë më të stresuar, më ankthiozë e disa i bën të marrin vendime për të mos bërë më pushime…Pse ndodh kjo?

Për shkak të disa tipareve të dallueshme të personalitetit; sjellore, emocionale dhe funksionimi ndërpersonal, si : ankthi, trishtimi dhe nervozizmi, perfeksionizmi, ekstraversioni i ulët, mosbesimi etj, të cilat i pengojnë disa individë  të arrijnë të shkëputen plotësisht nga stresi i përditshëm  që lenë pas kur nisen me pushime… disa të tjerë ruajnë gjendjen e profilit të vazhdueshmëm ankthioz për gjithshka u ndodh, disa të tjerë qëndrojnë në modalitetin e alarmit për pjesën më të madhe të pushimeve të tyre thjesht për faktin se janë në një mjdis të ri e të panjohur, disa të tjerë mbartin nervozizmin duke rënduar gjëndjen e tyre psikologjike…

Një vendndodhje e  re që presupozohet të jetë relaksuese për dikë që shkon me pushime, apo eksperimentimi i shijimit të ushqimeve ndryshe dhe njohjeve të reja sociale që mund të jenë qëllimi i pushimeve,  për disa individë perceptohen aspak argëtuese e për më tepër stresuese.

Perfeksionistët duket se janë ata që vuajnë më shumë shqetësimin e mosçlodhjes nga pushimet teksa nuk kënaqen me asgjë …  të shqetësuar në mendimet e tyre vazhdimisht për të gjitha “gjërat që duhet të bëjnë”, ose “duhet të bëjnë më mire”, apo “përsëri”, perfeksionistët bien në grackat e perspektivave shqetësuese duke mos mundur të shijojnë asgjë.

Pushimet kanë për qëllim reduktimin e stresit  duke i larguar individët nga aktivitetet dhe mjediset që ata i lidhin me shqetësimet dhe ankthin, por disa individë nuk arrijnë të shkëputen plotësisht e të ndryshojnë mendësinë e tye, duke ruajtur gjendjet e tyre ankthioze e duke u stresuar më shumë e më shumë …

Shtrohet pyetja: Si mund t’i shijoj pushimet e mia?

Gjithҫka varet  nga mënyra sesi e mendoni ….Mendësia e pushimeve është e thjeshtë sa vetë termi: Pushim nga ҫdo gjë.!

Ekspertët vlerësojnë se ndjenja e kënaqësisë së pushimeve dhe çlirimit nga cdo ngarkesë lidhet vetëm më faktin Të jesh i pranishëm në momentin aktual, moment ku koha koha ka pak rëndësi e ku të kënaqesh me veten mbetet përparësi.

Ka diçka shumë të rëndësishme që njerëzit priren ta harrojnë kur bëhet fjalë për pushimet; prirja e nevojës për të parë gjithçka dhe për të mbushur çdo sekondë të pushimeve, i bën të harrojmë qëllimin e pushimeve: koha për të qënë në një vend tjetër ; Pushim/ Relaks.

“Shpesh, pushimi që na nevojitet më shumë  është liria nga vetë mendja jonë.” – Jack Adam Weber

Next Post
Shqipëri-Greqi, 1-0

Shqipëri-Greqi, 1-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In