• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “protesta” e vandalëve, ja rriti “ryben” Edi Ramës

by Artur Ajazi
15/12/2020 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Protesta e një grupi huliganësh, të cilët nuk kishin dhe nuk kanë asnjë lidhje me  ngjarjen e dhimbshme të 25 vjeçarit, duket se i ka rritur “ryben”, sharmin dhe numrin e votuesve qeverisjes së Edi Ramës. Atë ç’ka shpresonte Doktori dhe Iliri, ka rezultuar se ka qenë një dështim me turp, edhe pse shkelja ligjore e abuzimit me minorenët, duke i shfrytëzuar ata për qëllime pushteti ishte flagrante.

Protesta më e turpshme e ish-opozitës së rrënuar, e asaj që aspiron të marrë “pushtetin nesër”, nisi si një shpërthim vandalësh dhe rrugeçërish, dhe u sfumua si një tullumbace e shpuar, duke i veshur Edi Ramës të tjera merita të veçanta. Kryeministri ishte dhe mbetet i vetmi politikan, që ka arritur të menaxhojë dhe zotërojë mrekullisht situata të tilla kaotike, mbetet i vetmi politikan që arrin të ndajë  dhe zbulojë në “protestat” e Partisë Demokratike, “dorën e Doktorit” dhe “shashkën” e Ilirit.

Kjo protestë, ndoshta e fundit e ish-opozitës së vjetëruar, do të mbahet mënd si reagimi më antiqytetar dhe më antiligjor i një grushti vandalësh të paguar, që besuan vërtetë se “Edi Rama mund të largohet me shkatërrime dekori dhe djegie institucionesh”.

Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy ideatorët e vandalizmave të fundit mbi institucionet ligjore dhe uniformat e shtetit, mbanin shpresë se “qeveria do të trembej nga Stresi i  Tropojës”, ndërkohë që efekti ishte i kundërt, aq sa  në 25 Prill,  fitorja e Edi Ramës, do të jetë më shumë se surprizë. Me sytë e tyre shqiptarët panë se si turmave u printe ogiçi i Doktorit, se si “armëtarëve” të turmave u printe një person i penalizuar dhe sot i shpallur në kërkim nga policia. Shqiptarët panë me sytë e tyre, se si digjej Tirana dhe plagoseshin policët nga rrugeçër të paguar, nga parazitë të papunë, dhe elementë të cilët kanë hesape të pambyllura me organet e drejtësisë.

Shqiptarët dëgjuan live avokatin dhe mbrojtësin ligjor të vandalëve dushen Berisha-Meta, dëgjuan se si me sulmet ndaj Policisë së Shtetit dhe thirrjet “për të ndalur dhunën ndaj protestuesve” ata u bënë flakadanët e turmave të trullosura nga borderoja e SHQUP-it. Protestat e dhunshme në Tiranë dhe disa qytete, ishin ndoshta shansi më i mirë për Edi Ramën, për ti treguar mbarë popullit , me zë dhe figurë, se kush ishin dhe kush janë ata që duan ta djegin dhe shkretojnë vendin e tyre, se kush kërkon pushtetin dhe përmbysjen e një qeverie të ligjshme me dhunë.

Tendenca për të mbajtur “larg protestës” dyshen e tmerrit të shqiptarëve nga “analistë” të përlyer me afera banale, ishte përpëlitja e fundit për të nxitur dhe nxirë imazhin e vendit në mes të një krize shëndetsore. Pothuajse në të gjitha rubrikat  e fundit “Asks the People”, përgjigja e shumicës së shqiptarëve ka qenë “PO” për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, duke dënuar ashpër veprimet e fundit antiligjore të një partie e cila dhunën e ka në gjenezën e saj, dhe revolucionin leninist si filozofi të veprimeve të saj politike.

Next Post
Suksesi i Shqipërisë në luftën kundër kanabisit konfirmohet edhe nga Italia: Gjatë vitit 2020 u arrit minimumi historik i trafikimit

Suksesi i Shqipërisë në luftën kundër kanabisit konfirmohet edhe nga Italia: Gjatë vitit 2020 u arrit minimumi historik i trafikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In