• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protesta anti-amerikane fillon nga 4 deri më 7 korrik?

by Kreshnik Spahiu
01/07/2022 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Temperaturat 37 gradë po e përvëlojnë kryeqytetin e Shqipërisë. Njerëzit s’dinë ku të fusin kokën dhe interesi për politikën ka shkuar në zero. Rrjetet sociale s’kanë klikime, debatet televizive dhe opinionet nuk kanë shikime.

Çuditërisht, Sali Berisha, që ka disa muaj, nga 8 janari që nuk del në rrugë, ka paralajmëruar protestën më 7 korrik, në temperaturë 37 gradë.

Po lind pyetja: Pse tani dhe jo më herët apo më vonë?

Analiza është shumë e thjeshtë:

Kjo protestë bëhet:

– për të rrëzuar Edi Ramën

– për të harruar Lulzim Bashën

– për të presionuar amerikanët

Konkluzionet janë të lexueshme:

1- Sali Berisha dhe 10 milion shqiptarë e dinë shumë mirë që protesta e 10 mijë ish-doganierëve, ish-policëve, ish-tatimorëve, ish-drejtorëve, ish-ministrave dhe ish-deputetëve, nuk do e rrëzojë qeverinë Rama.

2- Lulzim Basha s’ka nevojë të harrohet me protesta nga Berisha, se ka tre muaj që ka filluar pushimet dhe ka qëllim në vetvete që të harrohet.

3- Amerika dhe dita e saj e shenjtë 4 korriku janë objektivi i protestës anti-amerikane të Sali Berishës dhe Ilir Metës për disa arsye:

– t’i tregojnë amerikanëve që ata kanë mbështetje popullore dhe t’u imponohen për t’u ulur në tryezë

– t’i bëjnë presion amerikanëve që të mos ndërhyjnë në vendimin e Gjykatës së Apelit, që do vendosë për legjitimitetim e logos dhe Kuvendit të 11 dhjetorit

– t’i çojnë amerikanëve, që nëse SPAK do avancojë, atëherë Berisha dhe Meta kanë aq njerëz sa për destabilizim.

– t’i demonstrojnë amerikanëve që elektoratin e kanë ata të dy; Berisha-Meta dhe jo Basha-Alibeaj

– t’i marrin nga zhelet deputetët e dyzuar, nga Alibeaj drejt Berishës, duke ju vënë hendekun: Ose me protestën e Berishës, ose me Edi Ramën

– t’i mbyllin çdo hapësirë protestave të shoqërisë civile duke ja marrë flamurin liderëve të rinj që mbushën sheshet kundër çmimeve të naftës dhe ushqimeve.

-Mbytja e protestës popullore dhe mënjanimi i udhëheqësve të rinj që mbështeten nga amerikanët.

– T’i çojnë mesazh Francës dhe Europës që në Shqipëri ka një grupim që nuk kontrollohet nga Amerika, si Saliu dhe Monika.

Për këto arsye: Pavarësisht se nuk ka asnjë ngjarje madhore si dhe temperaturat janë 37 gradë, duhet që Partia Demokratike të fillonte zyrtarisht betejën e saj në javën e korrikut, kur Amerika e ka simbolin e saj. Tashmë miti pro-amerikan për shqiptarët ka rënë, sepse zyrtarisht ka një grupim politik më agresivin në Europë, të cilët s’kanë lënë ambasador amerikan pa denigruar apo diplomat të lartë pa akuzuar. Beteja e fundit e tyre është korriku, kur Berisha 32 vjet kalonte si i ftuar kangjellat e “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa këtë vit i duhet të protestojë si i ç’nderuar jashtë gardhit.

Next Post
Vizita në Kozmos/ NASA planifikon të dërgojë robotë për të eksploruar për jetë aliene në planetët e tjerë

Vizita në Kozmos/ NASA planifikon të dërgojë robotë për të eksploruar për jetë aliene në planetët e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

Izraeli godet më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 orët e fundit

April 5, 2026
Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

Çfarë janë raketat ‘stealth Jassm-Er’ dhe pse SHBA kanë vënë në përdorim arsenalin e tyre kundër Iranit?

April 5, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Dritë në fund të tunelit? Trump: Ka gjasa të mira për një marrëveshje me Iranin nesër

April 5, 2026
7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

April 5, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In