• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po vonohen vaksinat anti-COVID në Kosovë? Pritet të arrijnë në javën e parë të muajit mars

by Java News
22/02/2021 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Muaji shkurt ishte paralajmëruar si periudhë e arritjes së vaksinave të para kundër COVID-19 në Kosovë. Deri tani asnjë asnjë syresh nuk është siguruar. Mëgjithatë, Isme Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i tha Zërit të Amerikës se dozat e para të vaksinave pritet të arrijnë javën e ardhshme ose në javën e parë të muajit mars.

“Siç jeni në dijeni Kosova një sasi bukur të madhe të vaksinës do ta marrë nga mekanizmi i COVAX-it. Dëshira e të dy palëve, edhe e Kosovës edhe e COVAX-it është që vaksina të vije sa më parë, por jemi dëshmitarë të asaj që ka mungesë të vaksinës për shkak të pamundësisë së prodhimit të sasisë së nevojshme apo aq sa po kërkohet nga shtetet. Pra kapacitetet janë më të ulta”, tha zonja Humolli.

Ajo tha se Kosova nuk ka ngecur prapa në këtë proces, por vonesat janë rrjedhojë e kufizimeve në prodhim si dhe e mundësive më të mëdha financiare të shteteve tjera.

“Në rastin konkret Serbia ka ecur shumë përpara edhe shumë shteteve tjera, jo vetëm shteteve të rajonit, Shqipëria është duke vaksinuar me donacion me një numër jashtëzakonisht të vogël të vaksinave, Maqedonia dhe shtetet tjera jemi në fazën e njejtë. Pra nuk mund të themi se Kosova ka ngecur por duhet ta kemi parasysh edhe një gjë tjetër, që shtetet të cilat janë më të pasura ato kanë zotuar miliona për vaksinat në kohën kur vetëm ka filluar prodhimi i vaksinave”, thotë ajo.

Sipas planit kombëtar për imunizim, në Kosovë së pari do të vaksinohen disa kategori më të rrezikuara, ndërkaq pritet që deri në fund të këtij viti të vaksinohet më shumë se 60 për qind e popullsisë.

“Grupet që kanë përparësi janë fillimisht punëtorët shëndetësorë, por jo të gjithë, punëtorët shëndetësor të cilët drejtpërsëdrejti janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid, pastaj personat të cilët marrin strisho dhe mostra nga rastet e dyshimta me Covid dhe në të njejtën kohë janë kategorizuar edhe personat 80 vjet me sëmundje kronike, pastaj personat 70 vjet me sëmundje kronike dhe kështu gradualisht do të arrihet të përfshihet popullata”, tha ajo.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se çdo vonesë në këtë proces është rrezik për zgjerim infektimesh dhe humbje të mjekëve në vend. Deri tash afro katër mijë punonjës shëndetësor janë prekur nga COVID-19, dhe 18 kanë humbur jetën, thotë ai.

“Ky mund të thuhet se nuk është numër i madh, por kur shiqojmë se cili është kapaciteti jonë, flasim për rreth 40 përqind të mjekëve. Jemi në pritje, është e vërtetë që kemi shpresuar mjaft shumë në ardhjen e vaksinës pak më herët, së paku një kontigjent i cili do të siguronte që kapacitetet tona njerëzore të sistemit shëndetësor të jenë të vaksinuar dhe të jenë të përgatitur për valë të re nëse është e projektuar apo nëse ndodhë”, thotë ai.

Bashkimi Evropian tha se për të lehtësuar procesin e vaksinimit në Ballkanin Perendimor, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro.

Pfizer dhe AstraZeneca janë dy vaksinat e autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për përdorim kundër COVID-19. COVAX ndërkaq është nismë e kësaj organizate që synon të furnizojë me vaksina vendet e varfra.

Në Kosovë rastet e para me koronavirus u regjistruan në muajin mars të vitit të kaluar dhe që nga atëherë janë regjistruar 66 mijë e 380 të infektuar, 58 mijë e 169 të shëruar si dhe një mijë e 572 persona që kanë humbur jetën nga pasojat e tij.

Gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar 690 të infektuar me COVID-19, ndërkaq katër persona kanë humbur jetën nga pasojat e kësaj sëmundjeje./ VOA

Next Post
Paradoksi i opozitarit: E urrej Ramën, aq sa nuk ndalem edhe nëse kjo e ndihmon

Basha: Shqipëria në 8 vite ka mbetur në vendnumëro për shkak të Ramës. Më 25 Prill vendi do të vihet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In