• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse po armatosen gjermanët

by Java News
05/02/2018 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermanët ndjehen të pasigurtë dhe po amatosen apo po stërviten në sporte marciale dhe kurse për vetëmbrojtje.

Gjermanët po amatosen. Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po bëjnë të ashtuquajturën “licencë të vogël armësh” që i lejon të mbajnë me vete armë me fishkë me gaz lotsjellës. Por edhe armë të tilla janë të rrezikshme, sepse nëse shkrepja bëhet nga një distancë e afërt, ajo mund ketë efekt vdekjeprurës.

Veçanërisht dy vitet e fundit numri i gjermanëve që kanë marrë këtë licencë, është rritur jashtëzakonisht shumë. Në janar 2016, një licencë të tillë e kishin rreth 301,000 vetë – në dhjetor 2017 numri i tyre shkonte në më shumë se 557,000. Sipas shitësve të armëve për armë dhe fishekë me gaz lotsjellës, apo elektroshokë ka pasur aq shumë kërkesa sa rezervat nuk janë më të mjaftueshme.

Edhe kurset për sporte marciale apo për vetëmbrojtje, si taekwondo, po përjetojnë një bum.

Ndjenjë pasigurie

Sipas një ankete të institutit infratest dimap të janarit 2017 rreth 32 për qind e gjermaneve ndjehen të pasigurtë, kurse rreth 51 për qind e tyre, ndjehen më tepër të sigurtë se të pasigurtë. Po ashtu anketimi tregoi se një e katërta e të anketuarve i mënjanojnë natën sheshe apo rrugë të caktara, sepse kanë frikë. Po ashtu rreth dy të tretat thanë se mbajnë me vete për vetmbrojtje spray me gaz lotsjellës apo armë.

Frikë nga emrigrantët?

Shtimi i personave që janë të interesuar të blejnë armë frikësuese përkon me periudhën që Gjermania hapi kufijtë për emigrantët dhe refugjatët. Edhe anketa e institutit infratest dimap tregon se rreth një e treta e  të anketuarve u shpreh se më tepër frikë kanë prej “të huajve dhe refugjatëve”, pasuar prej “neonazistëve dhe të djathtëve”, rreth 13 për qind.

Sociologia Dirke Hummelsheim-Doß thotë se frika lidhet kryesisht me mënyrën e prezatimit të emigracionit në media, por nëse një gjë e tillë është vërtet e argumentuar apo jo, ky është një problem tjetër.

Mä tepër armë  – më tepër siguri?

Kriminologu Arthur Kreuzer thotë se mbajtja e armëve nuk u garanton mbajtësve të tyre më tepër siguri. Po ashtu mbajtja e armëve nga persona privatë helmon klimën e bashkëjetesës

. “Përhapja e mentalitetit të armëve, bëjnë që të rriten mosbesimi dhe frika, të pakësohet besimi në sigurinë publike dhe të dëmtohet monopoli i pushtetit.” – thotë Kreuzer.

Për këtë arsye, sipas sociologes Hummelsheim-Doß, një nga gjërat që ka rëndësi është që të mbajmë parasysh arsyet për ndjenjën e pasigurisë tek gjermanët. Shpesh ato nuk lidhen me vetë kriminalitetin.

“Ne e dimë se frika nga krimi është gjithmonë shumë e lidhur me frikën prej ndryshimeve dhe krimi shërben si një fushë projektimi për probleme sociale.

Për këtë arsye politika duhet t’i kushtojë vëmendje si ndjekjes së krimeve, por në të njëjtën kohë edhe të jetë më fort e përkushtuar ndaj shqetësimeve sociale të popullsisë.”(DW)

a.ç

Next Post
FOTO/ Vjosa nis të tërhiqet, por dhjetëra shtëpi janë ende nën ujë në Vlorë

Përmbytjet, Emergjencat Civile: 130 shtëpi nën ujë në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In