• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse “Piramida” e rrënuar duhet kthyer në Bibliotekë Kombëtare

by Ben Andoni
16/03/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur pak vite më parë, qeveria Berisha mëtoi se do të prishte ish-muzeumin e Enver Hoxhës, që në popull njihet me emrin “Piramida”, pati një reaksion gati publik. Paçka mëtimeve për të, shumica bashkoheshin në një pikë, ngrehina nuk duhej të prishej. Por, djegja e një seksioni të vogël të Bibliotekës Kombëtare solli edhe njëherë për vëmëndjen e publikut, destinacionin e pakryer të saj në qendër të Tiranës, që për hir të së vërtetës, tashmë është kthyer në një shurrtore publike.

A nuk mundet që kjo ngrehinë voluminoze të merrte atributet e Bibliotekës Kombëtare apo të Tiranës? Me këtë do të mbylleshin të gjithë debatet për të, por edhe do t’i shërbente një atraksioni, që i mungon në vlerat e saj kryeqytetit. Si një nga dy ngrehinat përfaqësuese të Tiranës, i pari Hotel “Dajti” lëngon nën pronësinë e Bankës së Shqipërisë dhe paqartësinë e të ardhmes prej vetë amullsisë së drejtuesve të saj, ajo ka mbledhur pak aktivitete në vitet e fundit, por asesi nuk arriti të kishte atributet e një qendre kulturore. Megjithë propozimet e sotme për një qendër rinore është e pamundur që ajo të luaj këtë rol, pikë së pari si trend ngrehinë dhe pastaj gjykojmë nga raportet asnjëherë të zgjidhura me pushtetin dhe pretendimeve të saj arkitektonike gjigandomane faraonike. Një qendër rinore është shumë më moderne se kanonet që janë bërë për këtë ndërtesë. Nëse s’do të bëhej Biblioteka Kombëtare apo mund të bëhej Bibliotekë e Tiranës, pasi qyteti nuk ka një bibliotekë metropolitane, që mund të shfryj interesin e gjerë të publikut, kurse duke e plotësuar edhe me atë të një qendre kulturore qytetëse, ngrehina do të fitonte rëndësinë e duhur në këto vite tranzicioni pafund.

I ndjeri Kolaneci, arkitekti i saj, në debatet publike për të ardhmen e saj parashtronte hapur se forma e saj ishte një gabim përfytyrimi viziv, pasi “ në pamje ballore […] ajo ngjason me krahët e shqiponjës, e s’ka lidhje me emërtimin e marrë”. Do mjaftonte një modifikim i vogël, shumë vende e kanë bërë për ndërtesa të rëndësishme, që ajo të kishte rëndësinë e peshën e një ngrehine të dobishme për qytetin.

Në atë që tashmë dihet shumë mirë është se i gjithë sistemi arkitektonik, që përmbledh Stadiumin, anash formën imituese të një Forumi romak, godinën e Fashos (Universitetin) dhe pjesën ku qëndron Akademia e Arteve, përbënte kokën e sëpatës së Liktorit, por edhe mbishkrimin, që mund të kundrohej nga qielli si DUXE dhe vazhdonte me bishtin e Sëpatës që u modifikua nga planet në socializëm, por që në përgjithësi sistemi i mbijetoi të gjithë ndryshimeve prej funksionalitetit. Pra, Tirana i ushtron veprimtaritë e saj brenda kësaj “ujdhese” urbanistike, një pjesë e të cilës është edhe “Shqiponja-piramidë”.

Të gjitha si Sëpata, Duxe edhe Shqiponja (dy të parat janë gjysmake, kurse shqiponja është e plotë, paçka se edhe ajo e paidentifkueshme për njerëzit) kanë nevojë për një Qendër Kulturore moderne, që të përballen në shekullin e ri.

Është e vërtetë që “Piramida”, paçka shumë përfytyrimeve të jep idenë e një lloj pushteti autokratik. Porse me një modifikim, që sot është lehtësisht i realizueshëm prej mjeteve dhe materialeve të ndërtimit, kjo ngrehinë mund të bëhej realisht, një pikë referimi e Tiranës si bibliotekë. Prej kohësh autoritetet e Bibliotekës e kanë kërkuar ndryshimin dhe gjetjen e një mundësie të tillë. Edhe njëherë, mjafton një prekje fare e vogël, pa e cekur kurrsesi godinën (kujtojmë këtu Rajshtagun), që kjo godinë të bëhej realisht një strehë dhe një tempull kulture e njerëzve të metropolit.

Është koha të kuptohet sesa më shumë ta zgjasim agoninë e saj, paçka pretendimeve për destinacionet e saj, aq më shumë tani pas alarmit që na dha djegja e bibliotekës që ajo të ketë karakter funksional. E më mirë se një strehë për librin, asgjë nuk mund ta transformoj godinën që ka mbetur si sfinks ogurzi për qytetin. (Javanews)

 

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e premte 17 mars 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In