• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD po merret me “bandat” pikërisht tani?

by Artur Ajazi
30/11/2024 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike (e pabashkuar) pas lirimit nga arresti i Sali Berishës, nuk e di pse, por ka nisur të merret më shumë me “bandat e PS-së”. Një melodi bajate që dëgjohet prej 2013 nga Berisha dhe të vetët. Natyrisht një parti që është themeluesja e bandave qysh nga 1992, 1996, dhe më pas, nuk ka pse mos të merret me të tilla makinacione. Duke nisur nga Berisha, Gaz Bardhi, Muli, dhe duke përfunduar tek mediat e tyre krejt të pabesueshme, po merren me “bandat e socialistëve”.

Padyshim, kjo për të krijuar nesër pas humbjes, alibinë idioteske se “Rama fitoi se e ndihmuan bandat”. Kanë harruar se, fitorja e Edi Ramës, ka ardhur nga vota e shumicës së shqiptareve, dhe jo nga makinacionet që shpik dhe shpif Berisha. I sapoliruar nga arresti shtëpiak, Berishës i duhet një “plan B” të cilin do ta shfrytëzojë edhe gjatë fushatës, edhe pas humbjes. I duhet “skenari me bandat” pasi e di fare mirë se, i mbetur pa aleatë, me anëtarësi të përgjysmuar, dhe pa program bindës, vetëm “propaganda e bandave të socialisteve”, mund ta shpëtojë për ta mbajtur postin e kryetarit të partisë, edhe pas zgjedhjeve të 2025.

Marrja me “bandat”, nuk është e rastësishme. Edhe pse SPAK-un e ka quajtur “SKAP”, Berisha e di fare mirë që politika, nuk duhet të ngatërrohet me punën e organeve të drejtësisë. Britmat, akuzat, intimidimet ndaj prokurorëve, gjyqtarëve, ministrave dhe drejtuesve të tjerë të shtetit, nuk po i japin Berishës “frytet” e pritura. Duke futur “hundët” në punët e drejtësisë, dhe duke mos vajtur asnjëherë dinjitozë në dyert e saj kur kanë akuza konkrete, e kanë neveritur misionin e opozitës. Hapja e dosjeve të vjetra për lidershipin e Partisë Demokratike, gjurmimi i pasurive të paligjshme nga drejtuesit e saj, është shkaku kryesor që Berisha dhe ata që e rrethojnë, po merren me “bandat e socialisteve”.

Sa qesharakë. Dhe kjo për të larguar vëmëndjen nga skandalet e akuzat që rëndojnë edhe sot e kësaj dite për ish-pushtetarët e kësaj opozite. Ata duhet të përgjigjen për bandat e 1996, për bandat e 1997, për Suden, Rrapushin, dhe abuzuesit e tjerë që i grabitën shqiptareve miliona e miliona lekë nën doktrinën famëkeqe të “Piramidave”.

Ato ishin dhe do të mbeten bandat e vërteta të cilat zhvatën dhe masakruan jetën e shqiptareve. Marrja me “bandat e PS”, mbetet propaganda më bajate e Berishës, duke thelluar pabesueshmërinë tek shumica e popullit. Me propogandën e tij, ai dhe pasuesit e tij, duan të bëjnë pis, organet e reja të drejtësisë. Duke u marrë me dosjet, vendimet, dhe punët e drejtësisë, opozita kërkon të largojë vëmëndjen nga apatia dhe paaftësia për të ribashkuar partinë e tyre, dhe për të krijuar skenarin e humbjes së sigurtë në 2025.

Next Post
Sulmi terrorist në Kosovë, EULEX dhe KFOR rrisin patrullimet; Beogradi distancohet nga akti

Sulmi terrorist në Kosovë, EULEX dhe KFOR rrisin patrullimet; Beogradi distancohet nga akti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Samiti i Diasporës, Rama ftesë shqiptarëve në botë: Projektojmë rolin tuaj në rrugëtimin e Shqipërisë në BE

March 31, 2026
Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

Irani miraton tarifat për anijet në Ngushticën e Hormuzit

March 31, 2026
PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

PD tryezë për reformën territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In