• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

by Mero Baze
07/03/2026 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një deputet i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar zërat që kërkojnë përjashtimin e Ervin Salianjit nga partia. Personi që ka kërkuar përjashtimin është Sali Berisha. Në rrethana normale një deklaratë e tillë do shkaktonte një lloj pështjellimi në PD. Por në fakt nuk ndodh asgjë. Të gjithë e quajnë thjesht një deklaratë që nuk i prish punë njeriu.

Një ish-sekretare për marrëdhëniet me publikun dha dje dorëheqje duke kritikuar PD për kufizim të kompetencave të personave që shpallen formalisht në drejtim dhe për një sërë vërejtjesh lidhur me mungesën e hapjes së PD, injorimin e figurave të votuara, procedurat jotransparente për listat etj.

Përpara saj disa figura të tjera të Partisë Demokratike kanë shkëputur lidhjet me partinë për të njëjtat arsye, madje disa i janë bashkuar dhe pushtetit të Partisë Socialiste.

Përsëri ka një indiferencë brenda partisë dhe nuk mërzitet askush. Vetë Berisha e quajti dorëheqje për arsye personale, ndërkohë që ajo i rendit probleme politike të PD.

Po përse PD nuk tronditet as nga disidenca dhe as nga dorëheqjet e zyrtarëve të saj?

Arsyeja është se PD e vërtetë nuk ka as deputetë, as zyrtarë, as institucione reale, as zgjedhje, as garë, as transparencë. Ajo ka vetëm një kryetar që i duhet partia si logo dhe vulë për hallet e tij dhe gjithë këta drejtues zyrtarë, deputetë e gjithkush tjetër janë formalitete që ai i ka për të gënjyer publikun. Ata do të kishin vlerë sikur PD të ishte parti reale, që të zgjedhurit në këto poste të kishin shkuar aty për shkak të fuqisë së tyre elektorale dhe ndikimit në shoqëri dhe mbi të gjitha sikur PD të kishte një demokraci të brendshme bazuar në statutin e saj.

Kjo gjë nuk ekziston dhe për këtë arsye çdo lëvizje brenda PD apo çdo vetëlargim prej saj nuk e prek qetësinë e Berishës, pasi ai nuk është aty për të pasur një parti të madhe që fiton pushtetin, por një parti formale që e lë atë në pushtet në krye të PD.

Në çdo rrethanë tjetër një lëvizje e Salianjit që mbush sallat më shumë se Berisha do ta kishte alarmuar çdo parti. Ai praktikisht po e bren PD nga brenda dhe mund të dëmtojë edhe më shumë nga pikëpamja elektorale, por për atë gjë nuk shqetësohet askush, pasi humbjet elektorale të PD prej 13 vjetësh e kanë gati justifikimin: “Na i vodhi Rama”. Kështu që nuk e trondisin Berishën.

Dorëheqjet po ashtu nuk e trondisin pasi ai atë që quhet kupolë e PD e ka fasadë. Kupola reale e PD është Berisha, djali, vajza dhe të vetmet rivalitete që ekzistojnë në PD janë ato mes djalit dhe vajzës. Për hir të së vërtetës, djali është kontribuues më i madh se vajza, se së paku paguan lek nga bizneset e veta për të mbajtur një parti për babain, ndërsa vajza maksimalisht kujdeset për të tek shtëpia për të pasur një baba për partinë.

Në këto kushte mos prisni që Berisha të ndjehet i shqetësuar nga lëvizja e Salianjit, disidenca e Alizotit, dorëheqjet e drejtuesve e gjithçka tjetër. Për atë ata janë një fasadë që e korrigjon shpejt. E vetmja tronditje për të është nëse zihen fëmijët me njëri-tjetrin për atë se kush po sakrifikon më shumë për ta mbajtur babain deri në vdekje kryetar partie.

Po dëgjuat lajme të tilla rrini vigjilent se diçka do të ndodhë. Deri atëherë rrini të qetë.

Next Post
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In