• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD e LSI janë të pabesueshme për ndryshimet e 30 Korrikut

by Alfred Peza
29/07/2020 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita e rrugës është e pabesueshme në lojën e saj për të marrë peng ndryshimet që Parlamenti do të votojë më 30 Korrik, sepse i ka djegur paradhënie të gjitha sebepet që mund të gjente për këtë ditë. Hapja e listave do votohet, edhe koalicionet parazgjedhore, do të votohen. Asnjë kërcënim që niset nga interesat e ngushta politike, nuk do ta pengojnë PS, në të drejtën e vet ligjore dhe kushtetuese.

Mazhoranca qeverisëse ka qenë koherente në qëndrimet e saj në këtë proces reformimi për çështjet zgjedhore, edhe ndaj opozitës së rrugës, edhe ndaj opozitës së re parlamentare. Ndaj e votoi çdo pikë dhe çdo presje të marrëveshjes së 5 qershorit të arritur me PD dhe LSI në tryezën e Këshillit Politik. Sikundër, do të votojë pa ndryshuar asnjë pikë e asnjë prejse, edhe marrëveshjen e arritur më 21 korrik me opozitën në Kuvend.

BE nuk e mbështeti opozitën e rrugës në kërcënimet e saj për mosndryshimin e modelit aktual të koalicioneve paraelektorale. Ndërsa SHBA tha se mazhoranca dhe opozita e re parlamentare, janë në të drejtën e tyre legjitime, për ta bërë këtë më 30 korrik! Sistemi proporcional rajonal me lista të hapura do të standardizohet edhe në Shqipëri, sipas modeleve të vendeve të OSBE që bëjnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Duke lënë pas koalicionet alla shqiptare, që nuk aplikohen në asnjë vend tjetër të botës!

Në këtë mënyrë, pas votimit në seancën plenare të 30 korrikut në Parlament, partitë që do garojnë për zgjedhjet e pranverës 2021 në Shqipëri, do jenë në një start të barabartë. Qytetarët shqiptarë fitojnë të drejtën për të zgjedhur përveç partisë apo koalicionit që duan, edhe kandidatët për deputetë që dëshirojnë të çojnë vetë në Kuvend. Ndryshe nga deri dje, kur këtë ua caktonin liderët politikë.

PD e LSI thonë se duan hapjen 100% të listave, por nuk dëshirojnë koalicionin paraelektorale, me një listë të përbashkët kandidatësh nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në to. Të kërkosh të hapësh listat, pa ndryshuar koalicionet, do të thotë që të mos duash as njërën dhe as tjerën. Sepse ato e përjashtojnë njëra tjetrën. Nëse qytetari zgjedh kandidatin që do në listën e hapur, vullneti i tij nuk përkthehet në mandat, për aq kohë sa partitë e mëdha ia gllabërojnë votën partive të vogla në trenin e koalicionave aktuale elektorale!

Ndaj, kërkesa e opozitës së rrugës për të hapur listën e kandidatëve për deputetë, por me kushtin që të mos ndryshojë formula e koalicioneve paraelektorale, është një bllof për të bërë presionin e radhës. Përmes sebepit të radhës. Për të marë peng procesin e ndryshimeve të propozuara nga opozita e re parlamentare, e të dakordësuara në një marrëveshje paraprake mes saj dhe mazhorancës socialiste.

Këtë lojë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët tashmë. Të cilët patën mundësi që të verifikojnë edhe njëherë seriozitetin e mazhorancës socialiste. Duke dëshmuar kësisoj se qëndrimet e opozitës së rrugës, janë në vazhdën e sebepeve të përhershme që ajo gjen për tiu shmangur ballafaqimeve elektorale me PS në zgjedhje.

Asnjë sistem zgjedhor, asnjë model koalicionesh para apo pas elektorale nuk ia mohon dot fitoren një opozite, nëse e ka popullin me vete. Nëse “Opozita e Bashkuar” i ka votat e shqiptarëve, nuk ka asnjë fuqi mbi këtë tokë që ia mohon fitoren. Shembulli i zgjedhjeve të 2013, kur PS nuk kishte asnjë anëtar në KQZ dhe i fitoi ato me uraganin e votave, e dëshmon këtë.

Por PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha, nuk i kanë patur asnjëherë votat për ta mundur PS. Ndaj nuk kanë punuar asnjëherë për të ngjizur frymën e ndryshimit kudo nëpër Shqipëri, që do ta rikthente në pushtet. Asnjëherë nuk janë marë seriozisht me organizimin e partisë në terren, me programin elektoral, me kauzat morale dhe ekipin që do ti sillte fitoren. Por të gjitha energjitë, prej 7 vjetësh i kanë fokusuar tek gjetja e sebepeve për ta fituar pushtetin në tavolinë.

I shpërdoruan sebepet në 2015, kur nuk morën pjesë në komisionin për reformën e ndarjes së re administrative-territoriale, duke i humbur zgjedhjet lokale. I shpërdoruan sebepet kur hynë në çadrën e “Republikës së Re” dhe nuk fituan dot, megjithëse kishte gjysmën e ministrave të qeverisë dhe gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore kushtetuese në vend. I shpërdoruan sebepet kur dogjën mandatet e deputetëve, dolë nga parlamenti dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Ndaj, janë totalisht të pabesueshëm duke paraqitur sebepe të reja, herë për çështjen e listave të hapura, e herë për koalicionet parazgjedhore. Ndaj ato do votohen më 30 Korrik. Opozitës së rrugës i mbetet ose të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me PS në tryezën e Këshillit Politik, për tu bërë pjesë e këtyre proceseve reformuese, ose të vijojë për ti shtuar koleksionit të humbjeve, edhe zgjedhjet e 2021.

Next Post
Prishtina fiton Kupën e Kosovës dhe biletën europiane

Prishtina fiton Kupën e Kosovës dhe biletën europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In