• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse patentat për skafe të Tahirit nuk kalohen dot me ‘qirje’ dhe ‘palikari’

by Agron Gjekmarkaj
06/11/2017 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Deri me tani mbase do të dukej e tepert tek nuk mban më ta krahasonim Edi Ramen me Sizifin se fort i komplikuar dhe i mbushur me urti është ai qerrata mit antik! Kryeministri ynë ku e ku më i thjeshtë shfaqet paçka se keso kohe të trazuar i bashkojnë mundimet që mund të rrefehen veç naten e fundit.

Të dy shtyjnë perpjetë një gur të rëndë qamet. Të parit ja ngarkoi Zeusi plot zemerate, punë perendishë, kurse të dytit nga halli i perbashket, pune jo të pastra njerëzish, ish- inistri i tij i Brendshëm, “më i suksesshmi” i Qeverisë! Sapo, Kryeqyteti i lodhur festimesh për shendin e socialisteve fitilat e të cilit u ndezen me 25 Qershor po qetohej dhe opozita e ngratë po fshinte lotet e nxehtë të vajit për humbjen e madhe plasi në mes të Bulevardit skandali ‘Tahiri’ me befasi e rropamë njeheresh.

Kushedi sa pezem e dalldi ka shkaktuar tek i pari i ekzekutivit. Enigmë mbeten permasat e frikes dhe panikut që i kanë hazdisur midenë!  Zukama e rremujës së mendimeve dhe veprimeve na cimbis ende timpanin e veshit. Deklaratat e turbullta plot metafora qaramane që pergenjeshtonin njera-tjetrën dhe veprime plot ngut kontradiktore gjithashtu s’na kanë dalë ende nga tepeleku.

“Timonieri” në këtë shtrëngatë e ka të qartë se ka marrë një goditje të rëndë kic e në bash, në imazh po e po, por jo vetëm.

Akuzat për perfshirje në trafik të pushtetit zënë vend nderi në dosjet italiane e më gjerë. Përdorimi i parave të pista në fushatën elektorale gjithashtu. Pas luhatjesh e hesapesh që të prishin atë të bekuar gjumë Edi Rama vendosi ta marrë koston dhe të mbrojë bashkëpunëtorin e vet kryesor të ketyre katër viteve. Pasi e kreu aktin me forcën e kartonave në Parlament, ai tentoi ta fuse këtë ngjarje në hulline tradicionale që kanë hyrë edhe të tjera ndodhi të rënda këto 27 vite pluralizëm duke ju turrur sistemit të drejtesisë siç gjithmonë ka ndodhur. Shpresa se do ta zhurmojë me improvizime derisa interesi të bjerë dhe opinioni të lodhet duke e pertypur si një lajm të stërpërsëritur i regetiu befas në shqisa.

Keshtu u rikthye artificialisht në vemendjë Himara me rezistencen e banoreve të cilet kerkonin më parë tu njihej certifikata e pronësisë dhe më pas të bëheshin shpronësimet dhe prishja e shtepive. Uzdaja e Rames ishte që derivatet e kesaj perpjekje të çonin drejt një tensionimi të ri të marrëdhënieve me Greqinë dhe vetë ai të luante karten e patriotizmit dhe nacionalizmit si burri që i dha munxet Greqisë.

Në këtë kontekst qerasi me një udhetim të gjatë deri në Kakavijë ministrat e Jashtem dhe të kultures, ku mijera emigrantë ishin bllokuar per disa orë nga pala greke e doganes. U drobiten, rruge e gjatë por, Greqia kesaj rradhe u duk më indiferente për të dhuruar sadisfaksione kesodore.

Ndërsa i shkon në mendje që të urdhërojë Erjon Braçen që të mbrojë nga persekutimi karrotat e Divjakës dhe t’i hajë live ato, ndërsa Niko Peleshin ta degëdisë për të mjelë lopët në Myzeqe e Pandeli Majkon për t’i rënë lahutës në Morinë, si bard i hershëm i çështjes kombëtare, por si zor të kenë më efekt  sic ka një prezervativ i grisur në disa vende.

Diten e enjte në parlament Kryeministri sillej e peshtillej për ta yshtyr llafin politik tek perplasjet e verteta dhe të rreme me Greqinë. Thirri në ndihme edhe fjalet helene “palikari” dhe “qirje” që në shqip perkthehen në trim dhe zoteri por që tingellima e tyre është asosacion me një organ dhe një akt seksual. Shqiptarët në semantiken e tyre të komunikimt të përditshem nuk u japin status perdorimi publik. Rruga e mundimshme e skandalit Tahiri po e fut në të tilla shtigje Ramën, ku gojështhurja nga halli është një formë e mundimeve disaditore që e kanë zaptuar.

Por gënjeshtrat nuk komandohen në menyrë logjike si e verteta. “Gurin” e tyre s’ke ku e kap që ta shtysh. Ai të iken dore dhe të bie ngjitë me kerpudhen e Kryeministrisë.

Gjetja e dy patentave për vozitje skafesh të ish ministrit të Brendshem (megjithëse ky i fundit sa herë është akuzuar kryesisht nga Sali Berisha për pasjen në pronësi të një jahti, Tahiri e ka mohuar atë) në makinën e biznesmenit 25 vjeçar që u ndalua para dy ditesh si dhe shuma prej 830 mije euro shto këtu pohimet e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për daljet jashtë shtetit të Saimir Tahirit me këtë person e rikthejnë edhe një herë me forcë skandalin Tahiri në qender të debatit politik e mediatik.

Kryeministri do ta ketë mjaft të zorshme ta eklipsoje me pseudo ngjarje megjithëse nuk do të reshtë se provuari. Degradimi i këtij skandali po degradon qeverisjen e Edi Rames qysh në muajin e dytë të të dytit mandat duke bërë të prekshme karakteristikat e tij për cdo qytetar të ketij vendi i cili me gjasë i ka fikur dritat e reagimit dhe besimit se dikush mund ta nxjerrë nga një batak i tillë. /Panorama

 

Next Post
I zunë pritë me makinë, mbahet peng për disa orë një person në Laç

I zunë pritë me makinë, mbahet peng për disa orë një person në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In