Ndryshe nga festat e tjera të krishtera, Pashkët festohen në data të ndryshme çdo vit. Ato zakonisht festohen mes 22 marsit dhe 25 prillit për të krishterët e Perëndimit dhe mes 4 prillit dhe 8 majit për kishën lindore.
Pse Pashkët nuk kanë një datë të pandryshueshme si të gjitha festat e tjera?
Sipas Biblës, Jezusi e pati darkën e fundit me dishepujt natën e festivalit hebre të Pashkëve*, vdiq një ditë më pas (E premtja e mirë) dhe u ringjall ditën e tretë (të dielën). Fillimi i festivait hebre të Pashkëve përcaktohet nga hëna e parë e plotë pas ekuinoksit të pranverës, që mund të ndodhë në çdo ditë të javës.
Për të siguruar që Pashkët të bien të dielën, Këshilli i Nikesë vendosi në vitin 325 se Pashkët do të festoheshin të dielën pas hënës së parë të plotë, ose pas ekuinoksit të pranverës. Por ka një kleçkë: nëse hëna e plotë bie në një të diel, atëherë Pashkët hebreje fillojnë të dielën, kështu që Pashkët vonohen me një javë për t’u siguruar që të bien pas festës hebre.
Për ta ngatërruar edhe më tej këtë çështje, këshilli caktoi datën e ekuinoksit të pranverës në 21 mars, datën në të cilën ndodhi në vitin 325 (megjithëse tani ndodh më 20 mars) dhe paraqiti një sërë tabelash për të përcaktuar kur ndodh hëna e plotë. Tabelat nuk përputhen fare me hënën e plotë astronomike (që do të thotë se, në praktikë, Pashkët mund të bien para Pashkës hebreje). Pra gjithçka varet nga hëna e plotë më afër datës 21 mars.
*Pashka hebreje, e quajtur edhe Pesach, është një festë e madhe hebraike që e ka origjinën në Bibël. Hebrejtë e festojnë Pashkën në përkujtim të çlirimit të izraelitëve nga skllavëria egjiptiane.