• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse partitë e vogla nuk e provojnë me kandidatë?!

by Ben Andoni
24/10/2022 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e hapur pakënaqësia e partive të vogla, sidomos nga ana e të Djathtëve për zgjedhjet lokale. Edhe pse përçarja e PD-së dhe lodhja e PS-së në pushtet u kanë dhënë të gjithë mundësinë për të drejtuar fushatat e partive të tyre por më shumë se kaq të jenë kurajoze për të caktuar njerëz dhe për të përshfaqur qëllimet e tyre, ato thjesht vegjetojnë në pritje…të zgjidhjes së Ngërçit Godo. Në vend të një ndërmarrje, përpjekja zhvillohet për Këshillat Bashkiakë dhe Komunarë sepse aty mund të identifikohen me rehatimet e militantëve dhe ndonjë punë që mund t’i interesojë partisë për zgjedhjet e përgjithshme, kur punojnë me të gjitha bateritë. Është momenti i vetëm ku justifikojnë katër vite vegjetim. Në orët e fundit kryetari i Partisë Agrare e ka thënë hapur se: “Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë. Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”, ka përfunduar Duka.

Në fakt, sikleti i Shqipërisë është edhe më i madh pasi votuesi nuk ka më asnjë forcë me votën e tij. Publiku nuk zotëron dot pushtet sepse vota e tij nuk ka asnjë lloj force domethënie, që do të thotë t’i bëjë politikanët dhe të zgjedhurit që të detyrohen. Dikur publiku me mllefin apo me ngazëllimin i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet, kurse sot, janë kryetarët që vendosin për gjithë publikun, që i mendonte dhe i arsyetonte më mirë të zgjedhurit e vet. Sot, janë vetëm e thjesht kryetarët që vendosin për gjithçka. Është e pamundur sesi publiku dhe grupet e interesit nuk shikojnë dot figura alternative lokale përballë socialistëve, që në votimet e fundit e kanë pothuaj të gjithë pushtetin lokal nën emrat e tyre. Votuesi shqiptar njësoj si ai kudo në Evropë e gjetkë nuk ndryshon dot më ndonjë gjë me votën e tij. “Çështja e besimit në demokraci është çështje pushteti. Që të dimë se sa forcë ka fletë-votimi në dorën e votuesit duhet të dimë se çfarë ka votuesi në dorën tjetër”, shprehet Krastev. Dhe, nëse kohë më parë kishte pushkën, nëse vendit të tij i kanosej rreziku; veglat e ndërtimit, nëse do të duhej të derdhte energji për ndërtim, tashmë ka vetëm një fletë, që shpërdorohet nga politikanët, sepse këta nuk kanë më nevojë për votën. Publikut i merret vota, sipas rregullit demokratik…

Ky ishte momenti që partitë e vogla duhet të gjuanin për interesat e tyre dhe falë individëve të nderuar të tregonin sfidën. Nuk është e vështirë nëse në vende të caktuara dhe do të garonin të bashkuar. Por, kjo mungon, sepse liderët e partive i kanë punët e tyre të rregulluara ashtu si shumë syresh prej tyre, që i ndjekin dhe po mbajnë këtë status quo. Kriza politike e Shqipërisë nuk është vetëm nga mënyra sesi ushtrohet demokracia prej partive të mëdha, por nga mënyra sesi e shfrytëzojnë partitë politikën në kurriz të tyre.

Në çdo qytet mund të përballësh premtimet e kandidatëve të shkuar por edhe gjendjen aktuale të hapësirave publike sa i përket ndotjes, gjelbërimit dhe sidomos betonizimit, por për këtë nuk ka shumë kohë. Partitë e vogla e kanë mendjen vetëm sa t’u ngjiten sërish partive të mëdha, kurse këto të fundit të munden të fusin duart dhe në pushtetin lokal, që po bëhet gjithnjë e më larg njerëzve. Kurse vetë njerëzit duke u bërë gjithnjë e më apatikë përballë një politike që nuk i përfaqëson, po shkatërrojnë atë që mezi u ngrit në Shqipëri e ngado. “Vdekja e demokracisë nuk ka gjasa të jetë një atentat nga ndonjë pritë aty-këtu. Do të jetë një zhdukje e ngadaltë nga apatia, indiferenca dhe kequshqyerja”, shkruan Robert Maynard Hutchins. E me sa duket ndaj sot presin edhe partitë e vogla. Tek e fundit, çfarë u duhet kjo lloj demokracie?!

(Javanews)

 

Next Post
VIDEO/ Rama bllokohet në trafik në Tel Aviv, mesazh shqiptarëve: Ankohuni për Tiranën ju, këtu nuk e çan njeri

VIDEO/ Rama bllokohet në trafik në Tel Aviv, mesazh shqiptarëve: Ankohuni për Tiranën ju, këtu nuk e çan njeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In