• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse opozita pjell vetëm klone të Doktorit?!

by Ylli Pata
21/08/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Nuk janë vetëm politikanët e PD-së që nuk dalin dot nga shkolla e vjetër, e të ”vetmen” mundësi kanë që të jenë një kopje politikisht gjenetike e Sali Berishës.

Të cilin, shumica e kanë pasur dhe e kanë idhull nga gjenerata e re. Ndërkaq, një pakicë që ka pasur një mendje një model tjetër, ka ngecur në variantet e vjetra të skeçeve të doktorit.

Të tillë janë, ose më mirë duket edhe politikanët e rinj opozitarë të së majtës, që e njesojnë veten të kundërtit e Sali Berishës.

Nëse shikon deklaratat e tyre pa i vendosur fytyrën apo emrin, ata janë të stilit tashmë të njohur të doktorit. Stili konsiston në një kulturë tashmë të stampuar në politikën shqiptare: kundërshtari është e keqja absolute dhe mbi të rëndojnë jo vetëm 7 mëkatet universale por edhe njëmijë të zeza të tjera.

Kjo është ana e përmbajtjes së fabulës opozitare, kurse edhe forma është e njëjtë, thuajse një fotokopje apo një variacion teme i shkollës 30 vjeçare.

Ka shumë akuza ndër vite ndaj Sali Berishës se ka qenë ai i cili nuk ka ushqyer, ndihmuar apo mbështetur, daljen e figurave të reja, të cilat janë të mbështetura, gjithsesi problemi mbetet pikërisht tek thelbi.

E për të mos folur teorikisht i rikthehemi historisë, e cila ka dhënë njëë model të rëndësishëm alternativ ndryshe, në historinë e opozitës shqiptare.

Ishte viti 2013, kur Sali Berisha dha dorëhqjen publikisht nga drejtimi i PD-së. Përtej të qarave të militantëv, njerëzit e brendshëm të Partisë Demokratike e dinin që në fillim se nuk kemi të bëjmë me një largim real. Por një tërheqje, duke ruajtur kontrollin e partisë dhe të gjithë levave politike, jashtë politike e të nëntokës së lidhur me politikën.

Por edhe pse dihej se ishte dorëheqje fake, Sokol Olldashi, guxoi, tentoi dhe u përgatit që të bëhej lideri i ri i opozitës shqiptare. Përveç garës, që siç rezultoi ishte një mision i pamundur, Olldashi, shpalosi një model krejt ndryshe nga Sali Berisha, lideri historik. Edhe pse nuk doli të ishte një anti-Berishë, në realitet ai u përplas në të gjitha aspektet me pushtetin, influencën, por edhe tentakulat e Sali Berishës në pushtetin e tij politik. Madje deri ditën që ndërroi jetë në aksidentin e tij fatal.

Në atë periudhë të shkurtër kohe, Sokol Olldashi pati aksione të hapura dhe jo të hapura, direkte dhe indirekte. Për të krijuar një lob politik që e mbështet, e që normalisht bën çdo aspirant për tu bërë udhëheqës. Sokol Olldashi krijoi një rrjet politik në strukturat e PD-së, një lob të tijin në grupin parlamentar, kupolën e Partisë, shoqërinë përreth etj etj, por ajo që ka mbetur dhe është ngulitur në memorie edhe arkiv, janë fjalimet e tij në Kuvend.

Ku Sokol Olldashi, me një gjuhë shpatë, të fortë e të hidhur, tregoi se kush është dhe çfarë mendon për të ardhmen e opozitës dhe vendit. Ata fjalime që herë pas here dalin në rrjet, bëhen virale jo duke u mbështetur nga ndonjë media apo bosst financiar, por krejt natyrshëm.

Sokol Olldashi, edhe pse i ri, nuk ishte një aguridhe në politikë, madje kishte bërë betejat e tij, ku më e rëndësishmja ishte ajo përballë Edi Ramës për kreun e bashkisë së Tiranës. Kishte qenë ministër e zyrtar, por mbi të gjitha kishte identitetin e tij parësor si gazetar i njohur në një audiencë jo vetëm tek e djathta në vend.

Olldashi nuk ishte një fotokopje, as klon, megjithëse kishte lidhje, miqësi apo lobe në të majtë e të djathtë, në media e shoqëri, në klasën e biznesmenëve apo edhe qarqet e të fortëve në vend.

Para Olldashit ishte Bamir Topi gjithashtu që tentoi të krijojë dualitetin me Sali Berishën në mënyrën më politike të mundshme. Ishte Astrit Patozi më pas në përmasa edhe më të vogla. Por secili nga këta të tre personazhe nuk ishin klone, nuk u identifikuar si fotokopje, edhe pse kanë pasur në periudha të ndryshme marrëdhënie të mira me Sali Berishën.

Krijimi i një profili lidershipi nuk është i lehtë, sidomos në kohën e sotme, kur polarizimi është më i tejskajshëm dhe modeli i Republikës bazohet mbi monarkinë e kryetarëve të partive. Megjithatë janë të gjitha mundësitë për të dalë në terren një personazh i ri që nuk ka nevojë që të kopjojë dike, apo të bëjë si ai, por të dalë me mendjen e idetë e tij.

Edhe kjo nuk është gjë e lehtë, pasi kërkon të lexosh shumë, e notat në shkollë t’i kesh marrë me të vërtetë. Pastaj mjafton fjalimi i parë që të tregosh brumin politik. Nëse ky fjalim rezulton një hartim patetik i klasës së gjashtë, me plagjatura retorikash të stërpërsëritura në Parlament a fjalime, natyrisht që nuk ngjit. Sidomos kur shikojnë se kemi të bëjmë me një kopje seriale të doktorit…

Next Post
Lija e majmunëve/ A jemi pranë një emergjence shëndetësore globale?

Lija e majmunëve, doktori Arjan Harxhi: Gjenerata para viteve 80-të është më e mbrojtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In