• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse opozita ka shumë pasardhës të diktaturës?

by Artur Ajazi
05/01/2023 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Mjafton të bësh një “shikim rreshtor” të atyre që kanë mbushur zyrat dhe kanë marrë poste dhe ofiqe në rradhët e Partisë Demokratike, dhe do të bindesh sa shumë pasardhës të sistemit ish-komunist ka sot në rradhët e opozitës. Ka mes tyre, duke nisur nga ish-komunistë të thekur, pasardhës të ish-shkruesve të veprave të Enver Hoxhës  dhe fjalimeve të Ramiz Alisë, ka mes tyre pasardhës të ish-anëtarëve të KQPPSH, pasardhës të ish-anëtarëve të Byrosë Politike, ish-ministrave të komunizmit, ish-servilë të byroistëve, apo dhe ish-sigurimsave. Natyrisht, nuk harrojmë se edhe kryetari de facto i PD, ka qenë komunist. Dhe kjo shpurë kaq e madhe, që ka mbushur sot Partinë Demokratike, na bën leksione “lirie, demokracie, antikorrupsioni, patriotizmash” etj…

Kjo shpurë kaq e madhe parazitësh, që ka mbi 30 vjet që nuk ngopet me para pushteti dhe pazaresh korruptive, na bën sot leksione “zgjedhjesh të lira dhe të ndershme”. Kjo shpurë kaq e madhe llafollogësh, sot ka marrë peng Partinë Demokratike, edhe pse ka 30 vjet që mban peng të ardhmen e vendit. Sot kjo opozitë, kaq e kapur, kaq e mbushur me pasardhës ish-komunistësh, byroistësh, apo ish-zyrtarësh të lartë të PPSH, që bënë hasha përfitimet e 45 viteve, na hiqen si “proamerikanë, proeuropianë,  prolirisë, dhe demokratë”, madje kërkojnë rikthimin në pushtet edhe pse u larguan me mbi 1 milion vota  popullore prej tij.

Kjo ndoshta mbetet edhe arsyeja e vetme pse kjo PD, dhe kjo opozitë që ajo pretendon se përfaqëson, nuk ribashkohet, nuk rinovohet, nuk pranohet prej ndërkombëtarëve, dhe se sërish do të ndëshkohet me votën e lirë të shqiptarëve. Ata duket sikur kanë gjetur njëri-tjetrin, duket sikur i ka bashkuar “ish-ideali i të parëve”. Mes tyre do të gjesh bij ish-komunistësh me poste të larta në 45 vite, bij ish-ambasadorësh që ishin gati të hidheshin në zjarr për Enver Hoxhën, dhe sot na janë konvertuar në “demokratë dhe proamerikanë”.

Në fakt në Shqipëri, demokracia (nqs quhet e tillë ajo që erdhi pas 1990) dhe ndryshimi i sistemit, nuk u shoqërua me lëvizje rradikale antikomuniste. Dhe nuk kishte se si të ndoshte ndryshe, kur në korridorin e një ambasade, kur po pyesnin njëri-tjetrin dy ish-anëtarë të KQPPSH, se “cilin duhet të gjejmë për të marrë kreun e PD”, para tyre kaloi pikërisht ish-lideri historik.Ky ishte emri i duhur, që ata nxituan t’ja propozonin Ramiz Alisë, duke e bindur këtë të fundit të pranojë, pasi “ishte njeriu i tyre”. Pas kësaj, nis dhe historia e gjatë e njeriut “që përmbysi diktaturën”, dhe që sot pretendon se “unë që solla demokracinë, duhet dhe ta mbroj atë”.

Sa hipokrizi u serviren  akoma shqiptarëve,dhe sa neveri ndjejnë sot ata që e përjetuan atë periudhë ndryshimesh politike, që në fakt duhej të shkruhej krejt  ndryshe. Ndaj kjo opozitë nuk arrin të  jetë sot bindëse, motivuese, frymëdhënëse dhe shpresëmadhe, pasi drejtohet në grup, nga ata që dikur kanë qenë në pushtet, dhe sot kërkojnë akoma  pushtet për xhepat, klanet dhe mbijetesën e tyre politike.

Next Post
“Më konsiderojnë…”/ Kreshnik Spahiu: Të jesh armik i Metës, Berishës dhe Ramës është akti më patriotik

Kreshnik Spahiu: Dreka e demokratëve iIshte si një vaki, për të 40-at e PD-së. Në atë lokal vetëm xhenaze shtrohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In