Marrëdhënia e saj u bë qendra e mediave rozë për shkak se i dashuri i Olta Gixharit ishte disa vite më i ri se ajo por duket se kësaj romance pasionante të shumëpërfolur i ka ardhur fundi.
Sipas thashethemeve që qarkullojnë, aktorja simpatike ka vendosur të shijojë disa ditë larg zhurmës së Tiranës dhe zhurmës që është krijuar nëpër media në lidhje më ndarjen e saj, duke u relaksuar në qytetin e bukur të Pogradecit.
Sipas “Panarorama Plus” shkaku i kësaj romance ka qënë xhelozia, duke bërë që gjërat të përfundonin për çiftin simpatik. (java / r.a)